Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Këshilli Bashkiak i Tiranës hoqi fondin për bebet”, PD: Shporta e padobishme

Aktualitet E mërkurë, 2 Shtator 2020 10:59
“Këshilli Bashkiak i Tiranës hoqi fondin për bebet”, PD: Shporta e padobishme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përmes një prononcimi për mediat nga materniteti “Koço Gliozheni”, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa denoncoi se Këshilli Bashkiak i Tiranës hoqi fondin për bebet, pasi u tenderua kompania e cila do të japë produkte me vlerë më të ulët.

“Problemi i parë i kësaj shporte është që me shpalljen e tenderit dhe fituesit të tenderit është vendosur që me një shumë prej 363 milion lekësh të blihen 9 mijë shporta, për 9 mijë bebe të Tiranës.
Me një llogari të thjeshtë, nëse përpjestojmë vlerën e tenderit me vlerën e shportave, i bie që secila shportë të ketë 40 mijë lek të vjetra mall brenda, për t’ia dhuruar bebeve të Tiranës.” u shpreh Zhupa ndërsa e konsideroi shportën që do të ndahet për nënat e reja si të padobishme, edhe më vlerë 10 mijë lek më pak sesa bonusi që kishin familjet .

Deklarata e plotë:
Ndodhemi këtu përpara Maternistetit “Koço Gliozheni”.
Ky është një ndër dy maternitetet publike ku vijnë në jetë bebet e qytetit të Tiranës.
Kemi ardhur pikërisht këtu sepse bebet që vijnë në jetë që nga sot në këtë maternitet dhe në maternitetin tjetër tashmë nuk do të përfitojnë bonusin e bebeve prej 50 mijë lekësh të vjetra të cilën e akordonte që nga viti 2007 Bashkia e Tiranës, por me vendim të Këshillit Bahskiak, do të marrin një shportë me produkte që e ka nxjerrë Bashkia e Tiranës për bebet e Tiranës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pagesa cash që u shkonte nënave të Tiranës, nuk do t’u shkojë më.
Problemi i parë i kësaj shporte është që me shpalljen e tenderit dhe fituesit të tenderit është vendosur që me një shumë prej 363 milion lekësh të blihen 9 mijë shporta, për 9 mijë bebe të Tiranës.
Me një llogari të thjeshtë, nëse përpjestojmë vlerën e tenderit me vlerën e shportave, i bie që secila shportë të ketë 40 mijë lek të vjetra mall brenda, për t’ia dhuruar bebeve të Tiranës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë që bonusi ishte 50 mijë lek, me produkte sikur t’i marrim të mirëqëna në atë vlerë, do të marrin 40 mijë lek, 10 mijë lek të vjetra të hequra që sa vijnë në jetë në maternitetin publik të Tiranës.
Ky është problemi i parë i vendimmarrjes që ka marrë Veliaj dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Së dyti ka të bëjë me produktet që ka brenda shporta që është vendosur për t’iu dhuruar nënave dhe bebeve të qytetit të Tiranës.

Mund t'ju interesojë

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 55 minutash
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore
Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Para 1 ore

Kemi të bëjmë me një shportë e cila është e njëjtë për të gjithë bebet që do të vijnë në jetë në Tiranë. Kjo shportë përmban produkte që nga shampo e deri tek vaji dhe pelenat, të cilat me hulumtimin tonë në treg në rast se do t’i blesh me çmimin më të shtrenjtë që mund të gjesh në farmaci apo në market, duke u nisur nga kriteret që kanë vendosur vetë autorët e tenderit, nuk shkon më shumë se 32 mijë lekë të vjetra. Pra, ky është problemi i dytë dhe së treti unë si nënë e re e di shumë mirë që nuk mund të gjenden dy fëmijë që përdorin të njëjtat produkte dhe që kanë të njëjtën lëkurë dhe të njëjtat nevoja.

Kështu janë edhe fëmijët e Tiranës, ti nuk mund të bësh një shportë të përbashkët për çdo fëmijë, ndërkohë që nënat nuk do t’i përdorin kurrë dhe do të jenë të padobishme për familjet e tyre. Ndërsa paraja cash, 50 mijë lekëshi që jepte Bashkia e Tiranës që prej vitit 2007 është një dobi sado e vogël që nëna mund ta përdori në shërbim të fëmijës së vet.

Pra, e gjithë kjo vendimmarrje është bërë vetëm e vetëm me qëllimin që nënat e fëmijëve, banorë të Tiranës të mos përfitojnë cash ato pak para për të mbaruar një punë në rastin e mirërritjes dhe shëndetit të fëmijëve të tyre. Shporta nuk mund të jetë kurrsesi zëvendësimi i parave cash në xhepat e nënave të bebeve të Tiranës.

Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirrje Erion Veliajt dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës të rikthejë bonusin e bebeve për nënat e Tiranës dhe të shqyrtojë mundësinë që ky fond të rritet cash për nënat e Tiranës dhe jo t’iu jepet një shportë me produkte që ndoshta janë të padobishme në shumë raste, por për më tepër që nuk janë në vlerën që ishte bonusi i bebeve, pra janë minus 10 mijë lekë të vjetra për çdo bebe të Tiranës.



Etiketat e lidhura

ina zhupaShporta e Bebes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 10 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 26 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 27 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 35 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.