Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

KLP cakton prokurore pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Arta Markun

Aktualitet E hënë, 29 Mars 2021 16:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës përmes platformës online dhe vendosi me shumicë votash, dy caktime të përkohshme në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe konkretisht: Violeta Shkurta (caktohet përkohësisht) në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier; Arben Dyla (caktohet përkohësisht) në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnjë.

Gjithashtu, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të Arta Marku në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Caktimet e përkohshme realizohen për një afat tre mujor. Ndërkohë, me propozim të Komisionit Për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht që, Neritan Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, të transferohet përkohësisht (me pëlqimin e tij) pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec.

Hoxha do të ushtrojë detyrën si Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec, përkohësisht, nga data 01.04.2021 – 31.03.2022. Me datë 26.03.2021, Këshilli vendosi dhënien e një opinioni pozitiv për transferimin e përkohshëm të prokurores Dorina Bejko, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 4 minutash
Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 44 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 49 minutash
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithashtu, Këshilli vendosi me 11 vota pro, caktimin e përkohshëm të prokurorit Neritan Hoxha, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec, për një periudhë tremujore, duke filluar nga data 01.04.2021.

Pasi u njoh me ankesën e Dritan Marku, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë (paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nëpërmjet kërkesës së regjistruar me datë 23.03.2021, kundër vendimit të Drejtuesit së Prokurorisë “Mbi zëvendësimin e prokurorit”, të datës 17.03.2021), Këshilli vendosi me 10 (dhjetë) vota pro dhe 1 (një) kundër (Tartar Bazaj), pranimin e ankimit të Dritan Marku në lidhje me Vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë “Mbi zëvendësimin e prokurorit”, të datës 17.03.2021.

Këshilli vlerësoi se Drejtuesi i Prokurorisë mund të kërkojë zëvendësimin e prokurorit, kur ekzistojnë arsye serioze që lidhen me detyrën sipas ligjit.

Këshilli vlerësoi se ky koncept mund të përdoret në situata të ndryshme, duke interpretuar ligjin, por në asnjë rast (ky koncept) nuk mund të përfshijë mënyrën e zgjidhjes së çështjes nga prokurori i procedimit penal. Këshilli gjykoi se arsyet serioze nuk mund të lidhen kurrsesi me mënyrën e zgjidhjes së çështjes konkrete, sepse kjo do të minonte një nga parimet më të rëndësishme mbi të cilën funksionon sot sistemi i prokurorisë, i cili është pavarësia e prokurorit. Për këto arsye, këshilli vendosi shfuqizimin e vendimit të Drejtuesit së Prokurorisë “Mbi zëvendësimin e prokurorit”, të datës 17.03.2021.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Arta MarkuKëshilli i Lartë i Prokurorisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 4 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 11 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 14 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 34 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.