Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Koka bën, koka pëson”, Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth

Aktualitet E martë, 21 Korrik 2026 18:13
”Koka bën, koka pëson”, Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një banor, të cilit iu prish ndërtimi pa leje në Theth vitin e kaluar, është një nga përfituesit e Paketës së Maleve. Me batuta e zhvilloi kryeministri Edi Rama bisedën me të, duke i thënë: “Koka bën, koka pëson”. Rama u tha banorëve të zonës se zhvillimi i pakontrolluar prish magjinë e Thethit, duke theksuar se ka ardhur koha për turizëm luksi. “Zvicrën e vogël e keni këtu”, u tha Rama banorëve.

Banori i Thethit: Jam një nga të dëmtuarit e korrikut të kaluar. Ju falënderoj për mundësinë që po na jepni në mënyrë të ligjshme. Nusen e kam nga Ukraina, jetoj në Angli. Kam vendosur që, me këtë mundësi, të vazhdoj përpara. Pas çdo të keqeje vjen një e mirë. Jam optimist që të kthehem në vendin tim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rama: Thotë një shprehje: “Koka bën, koka pëson”. Duke të parë ty, them se koka e fortë bëhet edhe më e fortë kur e pëson. Do të të mbështesim me gjithë zemër që të bësh diçka fantastike. Më vjen keq, sepse në atë periudhë kam marrë plot mesazhe nga ata që u turrën të hidhnin llum e gurë këtu. Çështja është shumë e thjeshtë. Ju jeni të bekuar që keni fatin të jeni trashëgimtarë të kësaj zone, sepse magjia e këtyre maleve dhe historia e tyre ju japin mundësinë ta nisni një sipërmarrje turistike sikur ta nisnit një ndeshje me rezultatin 3 me 0. Por duhet të jeni shumë të vetëdijshëm: po u prish magjia, nuk do ta keni më këtë perspektivë. Magjinë e prish zhvillimi i pakontrolluar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse ne nuk do të kishim ndërhyrë dhe shëruar atë plagë në zemër të Thethit, që ua mori të gjithëve ju dhe fytyrës së Thethit, që është fytyra e maleve të Shqipërisë në sytë e gjithë botës, atëherë të jeni të sigurt se do të binte edhe numri i turistëve. Duhet të jeni të veçantë në sipërmarrjet tuaja, por bashkë në produkt. Produkti juaj nuk është vetëm kulla, por Thethi. Ju nuk shisni kullën, ju shisni Thethin. Duhet të jeni shumë solidarë.

Mund t'ju interesojë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 2 orësh
Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Para 3 orësh
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Valteri: Fatkeqësi që PS nuk ka ende një kandidat, Manastirliu dështoi

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Valteri: Fatkeqësi që PS nuk ka ende një kandidat, Manast...

Para 3 orësh

Duhet të jeni si korsikanët. Në Korsikë nuk ndërton dot ku të duash. Ata shesin Korsikën, jo thjesht hotelin e tyre. Po të jetë Korsika rrëmujë, nuk vjen njeri në hotel. Synimi është të rriten të ardhurat. E keni nisur me një turizëm për bukën e gojës, keni mbërritur te një turizëm për mirëqenien e familjes. Tani duhet të kaloni te një turizëm që krijon pasuri. “Zvicrën e vogël” e keni këtu. Mundësinë për të zhvilluar turizëm luksi e keni këtu. Ato “plisa” që kthehen në vila e shtëpiza janë luks, janë eksperiencë; nuk është thjesht të futesh në një shtëpi dhe të flesh.

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 2 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 2 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 2 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 2 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 4 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 12 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 2 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 2 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.