Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koment i radios gjermane DW: Loja e Vuçiç me Thaçin dhe rreziku i rritjes së autoritarizmit në Ballkan

Aktualitet
E hënë, 22 Qershor 2020 10:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga radio gjermane shterore DW-

Partia e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Partia Përparimtare Serbe, SNS, ka marrë 63 përqind të votave në zgjedhjet e djeshme në Serbi. Norbert Mappes Niediek komenton këtë rezultat në prag të takimit Vuçiq -Thaçi.   

Duke i dhënë 63 përqind të votave partisë së Presidentit, duket se serbët kanë votuar sidomos për stabilitetin e vendit. Në zemër të Ballkanit sundon qetësia dhe kënaqësia, në një kohë kur bota është duke u çmendur. Me sa duket është mundur çdo lloj opozite, ashtu siç është mundur virusi i rrezikshëm Corona. Si duhet thënë më qartë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duket si paradoks, që dekada me radhë është thënë se shtetet e rajonit të trazuar mund të qetësohen vetëm kur të marrin të vendosur rrugën drejt Europës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ky ka qenë mendim i gabuar. Sepse duket se Serbia e ka gjetur veten me autoritarin Aleksandar Vuçiq. Në vend që t’i kacaviret anijes që po mbytet, BE-së, presidenti serb e drejton shtetin me dorë të fortë duke shpëtuar nga shkëmbinjtë e detit të trazuar botëror. Duke i treguar të gjithëve se si mund të arrihet në brigje të reja: Që të shtunën e ardhëshme, Vuçiq do të udhëtojë në Uashington për të celebruar në Shtëpinë e Bardhë „pajtimin“ me Kosovën, ose të paktën „për të hapur një kapitull të ri“. Nuk është Europa, nuk është Angela Merkel që garantojnë sigurinë dhe rendin. Këtë e bëjnë tani më shumë njerëz si Aleksandar Vuçiq dhe – megjithëse mezi besohet – si Donald Trump.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mezi besohet, dhe është mirë që të mos besohet fare

Është gabim që rezultati historik i zgjedhjeve të interpretohet si dëshmi e besimit që i jepet presidentit. Partia e tij, „Partia Përparimtare Serbe“ (SNS) nuk është forcë politike që mund të konkurojë në një sistem pluralist, ku partitë konkurojnë me ide dhe argumente në favor të zgjedhësve. Ajo nuk është parti dokudo, por është Partia, një aparat shtetëror, siç ka qenë dikur Partia Komuniste.

Mund t'ju interesojë

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Para 11 minutash
Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Para 25 minutash
Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje ...

Para 50 minutash

Individi që kërkon punë, sipërmarrja që kërkon të fitojë tendera, politikani lokal që kërkon para nga taksat për komunën, duhet të bashkëpunojë me pushtetin e kudogjendshëm. Duke pasur 730 mijë anëtarë, partia e presidentit, SNS është partia më e madhe në Europë, jo në krahasim relativ, por në krahasim absolut, është partia më e madhe në Europë, duke qenë parti në një vend që nuk është më i madh se landi gjerman i Hesenit. Kush e gëzon vendin e punës apo pozicionin falë kësaj partie, dhe në Serbi janë pothuajse të gjithë të tillë, bën mirë t‘ia japë votën asaj, sepse humbet vendin e punës nëse partia bie nga pushteti. Sistemi është një qark i mbyllur. Në fushatat elektorale vazhdohet të shtohen radhët. Aktivistët u kujtojnë të gjithë simpatizantëve dhe anëtarëve të partisë, nëse i kanë borxh partisë, duke i pyetur thjesht mbi preferencat që kanë kur ndodhen para kutisë së votimit. Kush nuk do të donte të tregonte përulësinë e tij në këto kushte?

Partia e ka ngritur pushtetin me të gjithë personelin, duke dhënë subvencione të vogla, donacione për radiot lokale, duke bërë nderë për kryetarët e bashkive, duke dhënë tendera zemërgjerë. Pushteti u rrit pa rënë në sy, dhe menjëherë u shfaqën nëpër provinca pushtetmbajtësit e shumtë konkurues. Ka vite që ish/këlyshi i Millosheviqit ka ardhur në pushtet – në fillim si zëvendëskryeministër. Sot, burri dymetërsh shfaqet i vetëm mbi turmën.

Opozita nuk ekziston më. Socialistët, që dolën partia e dytë më e madhe në vend, duke marrë 11 përqind të votave, janë bashkëlojtarë në lojë, njësoj siç kanë qenë partitë e Bllokut në ish-Gjermaninë Lindore, ose siç kanë qenë Aleanca Socialiste e Punonjësve në ish-Jugosllavi.

Sistemi është stabil, aq stabil sa ka qenë dikur sistemi komunist. Ai funksionon vetëm kur ka diçka për të dhënë dhe diçka për të shpërndarë. Falë lojës së zgjuar kjo vazhdon të jetë njësoj: Deri në shpërthimin e Coronës, donacionet nga BE dhe investimet nga Kina e kthyen Serbinë në vendin me zhvillimin më të madh në ranon, bashkë me Rumaninë, dhe sipas parashikimeve kolapsi pas pandemisë do jetë më e butë se diku gjetkë. Investorët e vlerësojnë Serbinë sepse partia e kudogjendshme e ka kthyer vendin në „One stop shop“. Licencat jepen pa problem, kundërshtime nuk pritet të ketë.

Serbia ka vepruar kundër Covid 19 më ashpër se çdo vend tjetër në Europë: duke vendosur ndalimqarkullimin nga ora 17:00 deri në orën 5 të mëngjesit dhe ndalim total qarkullimi për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç dhe duke dhënë dënime të mëdha. Por njerëzit tremben nga shteti, virusi nuk trembet. Ai ushqehet nga kushtet e këqija sociale. Mbas sukseseve të para, numri i të infektuarve është rritur sërish, sidomos në konviktet e studentëve dhe aty ku banorët jetojnë ngjitur me njëri tjetrin si sardele. Deri ditën e zgjedhjeve kjo temë mbeti pa u diskutuar. Data e zgjedhjeve duket se është zgjedhur në mënyrë perfekte.

Norbert-Mappes-Niediek - Korrespondent mehrerer deutschsprachiger Zeitungen in Südosteuropa (L. Spuma)

Norbert Mappes Niediek komenton rezultatin e zgjedhjeve serbe. Serbët votojnë për stabilitet, mendon ai. Por a mjafton stabiliteti në vendin me një parti në pushtet?

I të njëjtës natyrë është edhe stabiliteti në rajon, që drejtohet tani nga Vuçiqi. Por meqenëse atje nuk ndodhet askush që ta kundërshtojë, dhe meqë edhe Kisha Ortodokse ndodhet vetë nën kontroll, presidenti e ka rrugën e hapur për të zgjidhur çështjen e Kosovës, sipas mënyrës së tij.

Ka dy vjet që Vuçiq dhe egoja e tij e vjetër shqiptare, Hashim Thaçi diskutojnë për këmbimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Nuk mund të flitet për pajtim të vërtetë, për revizionimin e të kaluarës, për çtensionimin e jetës së përditshme, për takime në nivel shoqëror. Sepse po të flitej për to do të arrihej efekti i kundërt. Të dy udhëheqësit do të ktheheshin në zot shtëpie me zgjidhjen e tyre të preferuar dhe nuk do të kishin nevojë të merrnin parasysh të drejtat e pakicave të bezdishme. Që Trumpi luan rolin e nxitësis të paqes, përshtatet mirë me imazhin: Zëvendësimi i rregullave ndërkombëtare me “deals” të arritur midis burrave të fortë, është politika e shpallur prej tij. Nëse manovra arrin po ashtu t’i hipë nervat europianëve, aq më mirë.

63 përqind e votave janë një rezultat fantastik. Por në Europë e dinë mirë si është puna e stabilitetit. „Everything was forever, until it was no more“, thoshte autori ruso -amerikan Alexei Yurtchak, duke treguar shumë mirë përvojën e një brezi të tërë./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 11 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 18 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 25 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 33 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.