Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Komisioni Europian vlerëson bashkëpunimin SPAK-AAPSK

Aktualitet E enjte, 5 Mars 2026 17:08
Komisioni Europian vlerëson bashkëpunimin SPAK-AAPSK
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE-Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit, konfiskimit dhe administrimit të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti i krimit të organizuar. Gjatë diskutimeve, ekspertët e KE kërkuan raportim të detajuar statistikor mbi pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si dhe mbi procesin e administrimit të tyre nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Në këtë kuadër, u theksua se Brukseli do të ndjekë nga afër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë monitorimin e këtij procesi, duke e konsideruar atë një element kyç në kuadër të reformave të sundimit të ligjit.

Ekspertët evropianë njohën gjithashtu progresin e bërë nga Shqipëria në përafrimin e kuadrit ligjor dhe në implementimin e tij, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Megjithatë, ata nënvizuan se rritja e numrit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga aktiviteti kriminal, administrimi efektiv i tyre dhe destinimi në favor të shtetit përbëjnë indikatorët kryesorë që do të përdoren për të matur nivelin e përmbushjes së Piketave të Ndërmjetme dhe rekomandimeve të Progresraportit për Kapitullin 24-“Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këtë drejtim, bashkëpunimi ndërinstitucional, veçanërisht ai midis SPAK dhe AAPSK, u vlerësua si një zhvillim pozitiv. Sipas ekspertëve të Komisionit Evropian, koordinimi në kohë dhe në cilësi mes dy institucioneve, si dhe statistikat e raportuara mbi administrimin e pasurive, dëshmojnë për krijimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe të bazuar në besueshmëri institucionale, e cila pritet të konsolidohet më tej edhe me mbështetjen e ekspertizës së Bashkimit Evropian.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po ashtu, ekspertët e Komisionit Evropian vlerësuan përdorimin e fondeve të gjeneruara nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në mbështetje të institucioneve ligjzbatuese. Në veçanti u theksua mbështetja financiare për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila edhe gjatë vitit 2025 është rritur, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 5 orësh

Procesi i sekuestrimit, administrimit dhe destinimit të pasurive të krimit të organizuar mbetet një nga instrumentet më të rëndësishme për goditjen e ekonomisë kriminale, si dhe një nga treguesit kryesorë të progresit të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian. Institucionet shqiptare do të vijojnë të punojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e menaxhimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.

Etiketat e lidhura

komisioni europianSPAK-AAPSK
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.