Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Komisioni për sistemin TIMS, BIRN: Konsesus jo i zakonshëm! Miratohen kërkesat për informim drejtuar institucioneve

Aktualitet E premte, 19 Prill 2024 17:32
Komisioni për sistemin TIMS, BIRN: Konsesus jo i zakonshëm! Miratohen kërkesat për informim drejtuar institucioneve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni hetimor për të dhënat e sistemit TIMS miratoi të premten të gjitha kërkesat për informim drejtuar institucioneve publike, ndërsa mbledhja u përshkua nga një konsesus jo i zakonshëm mes opozitës dhe shumicës.

Kërkesat për informacion iu drejtuan Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Prokurorisë së Tiranës, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Konsensusi për të vijuar me punën erdhi pas dështimit të mbledhjes së fundit, ku palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për një votim teknik që kishte të bënte pikërisht me këto kërkesa.

Kryetari i komisionit, deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha se “nëse ka vullnet politik puna e komisionit ecën në shinat e ligjshmërisë”, ndërsa u kërkoi kolegëve socialistë që të ecej me këtë frymë dhe në fazat e tjera të punës. Ndërsa nënkryetari i komisionit Toni Gogu, konstatoi se u kursye koha fizike kur fokusi vendoset tek zbatimi i ligjit se sa tek debatet politike. “Për të treguar vullnetin tonë të palëkundur për të hetuar, kursyem retorikat politike dhe gjithë kohën e vumë në dispozicion të veprimeve proceduriale”- tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Palët ranë dakord, sipas propozimit të ekspertëve ligjore, që në kërkesat drejtuar SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës të mos kërkohet vënia në dispozicion e “fashikujve hetimorë”, duke e konsideruar paraprakisht këtë dokument një sekret hetimor, që nuk mund të ndahej me Kuvendin. Salianji tha se komisioni po merr për bazë sugjerimin e ekspertëve në këtë rast dhe pse ai vetë i qëndronte mendimit se, “çdo institucion duhet të marrë vetë rolin kushtetues që i takon dhe të përgjigjet apo jo, nëse tejkalohet ligji”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa Gogu arsyetoi se, komisioni nuk mund të vendoset mbi kompetencat e një organi tjetër. Deputeti socialist Nasip Naço votoi kundër kërkesave për informacion drejtuar SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës, duke e konsideruar këtë akt të komisionit si ndërhyrje në punët e organeve hetimore, pasi kërkohen të dhëna për personat nën hetim dhe dëshmitarët në procesin hetimor. “Po ngreni dorën se kështu keni vendosur ju , po duhet të jemi të kujdesshëm për këto dy institucione”- iu drejtua ai kolegëve duke shtuar se “gjithsesi në asnjë rast prokuroria nuk do të na japë asnjë emër apo të dhëna të tjera hetimore”.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 5 orësh

Mazhoranca pranoi ngritjen e dy komisioneve hetimore pas arritjes së një pakti politik që i dha fund protestës në Kuvend të grupimit më të madh të opozitës, i njohur si “Rithemelimi”. Por, këto komisione kanë një ecuri të ngadaltë të punës që prej krijimit, duke mbetur peng i përplasjeve politike, debateve për procedurë ose refuzimit të socialistëve për të marrë pjesë në mbledhje. Komisioni për konçesionet e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe kontrolleve ‘Check-Up’ në shëndetësi, që drejtohet nga deputetja Albana Vokshi, nga 6 mbledhje të njoftuara ka realizuar vetëm 2 për shkak të mungesës së anëtarëve socialistë. Puna e dy komisioneve ka një afat 4-mujor pune, i cili përfundon në muajin korrik. /BIRN/

Etiketat e lidhura

tims
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.