Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 16:16 Protesta zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet rruga dhe tentohet heqja e kangjellave Protesta e thirrur nga studentët nisi fillimisht me bllokimin e rrugës së Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas protestuesit marshuan drejt Zogut…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kosovë: Kryeparlamentari u zgjodh, po kuvendi s’u konstitua

Kosovë: Kryeparlamentari u zgjodh, po kuvendi s’u konstitua

Aktualitet
E mërkurë, 27 Gusht 2025 07:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Propozimi disa herë i listës Srpska që nënkryetar i Kuvendit të jetë Sllavko Simiq, nuk mori votat e deputetëve dhe për këtë arsye, Kuvendi i Kosovës ende nuk cilësohet i konstituuar.

Pas gjashtë muajsh ngërçi politik dhe mungese konsensusi, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetarin dhe nënkryetarët shqiptarë dhe ata nga radhët e komuniteteve pakicë jo serbe, por ngeci në zgjedhjen e nënkryetarit të pakicës serbe të parashikuar në Kushtetutë. Propozimi disa herë i Listës Srpska, që nënkryetar i Kuvendit të jetë Sllavko Simiq, nuk mori votat e deputetëve dhe për këtë arsye, Kuvendi i Kosovës ende nuk cilësohet i konstituuar. Seanca e radhës u caktua për ditën e enjte (28.08.2025) të kësaj jave. Vetëm me konstituimin e plotë të Kuvendit hapet rruga për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, zgjodhën me 73 vota kryetarin e ri, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Vetëm disa orë më vonë Kuvendi votoi tre nënkryetarë të Kuvendit: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, dhe po ashtu nga radhët e pakicave të tjera jo serbe, Emila Rexhepi. Ndërsa, propozimi i listës Srpska me kandidatin e vet për nënkryetar Sllavko Simiq, pas disa herë tentimesh nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve për nënkryetar Kuvendi. Kryetari i ri i Kuvendit Dimal Basha, në fjalimin e parë para deputetëve, u bëri thirrje atyre për bashkëpunim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Është koha të dëshmojmë se pavarësisht dallimeve politike, ne e kemi guximin dhe mençurinë për të punuar së bashku për interesin më të lartë për vendin tonë”, tha Basha duke shtuar se “mbrojtja e Kosovës duhet të jetë detyrë e të gjithëve, pushtetit dhe opozitës”, pavarësisht se ai pret dallime të mëdha mes partive.

Reagimet e partive opozitare

Zgjedhja e Dimal Bashës kryetar Kuvendi ngjalli reagime të ndryshme nga radhët e partive opozitare të deritashme, ndonëse vet disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ia dhanë votën z. Basha. Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, tha se partia e tij votoi për z. Basha “për ta zhbllokuar situatën”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në një situatë normale, në një botë paralele, asnjëherë nuk do të votonim dikë si Dimal Basha në krye të Kuvendit. Por, sot kemi votuar për të zhbllokuar situatën. Nuk besoj që as deputetët e Vetëvendosjes janë të lumtur me zgjedhjen e Dimal Bashës për kryeparlamentar, por se kjo ishte zgjedhja e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Krasniqi.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Para 1 ore
Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Para 2 orësh
Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 2 orësh

Ndërkohë, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, partia e të cilit nuk e votoi z. Basha si kryeparlamentar, shkroi se “Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithësesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë edhe votuesit e popullin e Kosovës”, shkroi Abdixhiku, duke shtuar se  “aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë”.

Reagimet nga jashtë Kosovës

E para që uroi zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ishte ambasada gjermane në Prishtinë. “Urime Dimal Bashës, Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresojmë që tani Kosova të jetë në gjendje për formimin e institucioneve”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në reagimin e saj, e vlerësoi hapin e Kuvendit të Kosovës drejt ndërtimit të institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve. “Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, shkroi Spiropali.

Edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, duke uruar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, tha se “marrëdhëniet ndërmjet shteteve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie”. “Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie, vëllazërie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë. Këto lidhje, që burojnë nga populli, afërsia dhe vlerat tona të përbashkëta, paraqesin një pasuri të përbashkët për qytetarët e të dyja vendeve tona”, shkroi Gashi.

Konstituimi i kuvendit hap rrugën për krijimin e qeverisë

Sidoqoftë, Kuvendi i Kosovës akoma nuk cilësohet i konstituuar dhe sipas njërit nga përfaqësuesit e shoqërisë civile Eugen Cakolli nga KDI, organizatë kjo që vazhdimisht përcjell proceset zgjedhore dhe punën e Kuvendit: “të gjitha pikat e aktgjykimit, përfshirë obligimin për pjesëmarrje në votim, ndjekje të procedurave të parapara në Rregullore, si dhe nevojën për konsultime e kompromis, vlejnë edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit”.

“Mosrespektimi i tyre përbën shkelje të aktgjykimit, që është e barasvlefshme për nga pesha juridike, sikur edhe për kryetarin. Afati 30-ditor (deri më 17 shtator) do të jetë në fuqi, deri në zgjedhjen edhe të nënkryetarit të mbetur”, tha Cakolli.

Dhe pikërisht bazuar në këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i ri i Kuvendit Dimal Basha, tha se duhen konsultime ndërmjet partive politike dhe e caktoi vazhdimin e seancës për ditën e enjte. Nëse këtë javë konstituohet Kuvendi, atëherë hapet rruga për formimin e qeverisë së re.

Pas konstituimit të Kuvendit dhe kryesisë, presidentja Vjosa Osmani, sipas ligjeve, obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t’i sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje, me 48 ulëset e siguruara në zgjedhje, duhet të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër në mënyrë që të mund ta formojë qeverinë. Nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike. Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin. Mandatari i ri më pas i ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Por, nëse qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Vjosa Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protesta zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet rruga dhe tentohet heqja e kangjellave
Para 35 minutash

Protesta zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet rruga dhe tentohet heqja e kangjellave

Nisin tensionet e para në protestë
Para 1 ore

Nisin tensionet e para në protestë

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 1 ore

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut
Para 1 ore

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 16 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 19 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 21 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.