Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kosovë: Të rinjtë votues mes shpresës dhe frustrimit

Aktualitet E premte, 26 Dhjetor 2025 21:26
Kosovë: Të rinjtë votues mes shpresës dhe frustrimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Prishtina në Mitrovicën e Veriut shumë të rinj thonë se zgjedhjet e përsëritura nuk do të sjellin ndryshim, por vetëm po thellojnë apatinë dhe mosbesimin ndaj politikës.

Gjatë fushatës zgjedhore që nisi më 17 dhjetor në Kosovë, një pakartë e madhe e Listës Serbe dominon rrugët e Mitrovicës së Veriut, pas rikthimit të kësaj partie në pushtet në komunat veriore më 5 dhjetor. Një kontrast ky me kryeqytetin, Prishtinën, ku shihen shumë më pak pankarta zgjedhore dhe rrugët janë mbushur kryesisht me pemë të Vitit të Ri, drita festive dhe tregjet e fundvitit, të cilat kanë zëvendësuar mesazhet politike.

Mund t'ju interesojë

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe...

Para 18 minutash
Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Para 39 minutash
Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Para 42 minutash

Kosova zhvillon zgjedhjet e përsëritura parlamentare të dielën, më 28 dhjetor, vetëm dhjetë muaj pas zgjedhjeve të fundit të rregullta, të cilat u pasuan nga dy tentativa të dështuara për formimin e qeverisë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mbi dy milionë qytetarë që jetojnë në Kosovë janë certifikuar për të votuar. Shumë prej votuesve janë të rinj. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se më shumë se gjysma e popullsisë është nën moshën 30 vjeç, gati një e treta është nën 18 vjeç.

Popullsi e re me të ardhme të bllokuar

Pavarësisht strukturës demografike të rinjtë mbeten ndër grupet më të zhgënjyera në vend. Dhjetë muaj bllokadë politike kanë thelluar frustrimin tek të rinjtë shqiptarë në jug të Kosovës dhe kanë forcuar apatinë tek shumë të rinj nga komuniteti serb në veri.

Të rinjtë shqiptarë në Prishtinë i thanë DW-së se ndihen të zhgënjyer, por ende presin ndryshim, ndërsa të rinjtë në Mitrovicën e Veriut shprehen indiferentë, duke thënë se nuk i ndjekin fare zgjedhjet dhe ndihen të shkëputur nga jeta politike. Megjithatë, pavarësisht nivelit të interesimit apo të përfshirjes, sfidat me të cilat përballen të rinjtë mbeten pothuajse të njëjta.

Nepotizimi dhe përkatësia etnike

Për Qendresë Sadikun nga Prishtina, nepotizmi është një nga burimet kryesore të zhgënjimit. “Kjo është diçka që jo vetëm e shqetëson çdo banor të komunës, por edhe i demoralizon dhe i dekurajon nga puna, përpjekja dhe angazhimi në çdo formë. Ajo që të rinjtë kanë nevojë janë mundësi reale, jo vetëm fjalë që thuhen para zgjedhjeve,” thotë ajo.

Shqetësime të ngjashme kanë edhe të rinjtë në veri të Kosovës. Jovan M., student nga Leposaviqi, thekson se përkatësia politike është një nga pengesat kryesore.

“Ky problem është i përhapur dhe nuk lidhet vetëm me një opsion politik, por ekziston brenda vetë institucioneve të Kosovës,” thotë ai.

Jetë mes frikës, stagnimit dhe pasigurisë

Ndërsa Prishtina është e mbushur me atmosferë festive, verë të ngrohtë, drita dhe festa të Vitit të Ri, jeta në veri duket krejt ndryshe. Për shumë të rinj serbë, dhjetori është thjesht një tjetër muaj i mbushur me tension dhe pasiguri. Përtej politikës ata përballen me mungesë aktivitetesh kulturore e sociale, pak mundësi për zhvillim personal dhe një ndjenjë të vazhdueshme pasigurie.

“Skenat që sheh çdo ditë në rrugë nuk janë skena të një jete normale. Ka prani të tepruar të forcave të armatosura të policisë në rrethana të zakonshme, baza policore dhe procedura që nuk përkojnë me funksionimin normal të përditshëm,” shpjegon Jovani. Sipas tij, ky realitet ushqen frikë, ankth dhe tërheqje nga angazhimi — sidomos tek të rinjtë.

Premtime boshe dhe përfshirje simbolike

Analistë politikë nga komunitetet shqiptare dhe serbe pajtohen se zgjedhjet vështirë se do ta ndryshojnë ndjeshëm gjendjen e të rinjve.

Dushan Radakoviq, drejtor i Qendrës për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) në Mitrovicën e Veriut, thotë se premtimet politike rrallëherë shndërrohen në veprime konkrete.

“Kur bëhet fjalë për përpjekjet për të përmirësuar gjenden e të rinjve dhe për t’i inkurajuar ata të përfshihen, gjithçka zakonisht përfundon me premtime parazgjedhore. Në praktikë, nuk ka asgjë konkrete për përmirësimin e statusit të të rinjve,” thotë Radakoviq.

Një vlerësim të ngjashëm jep edhe Rina Kadiri, drejtoreshë programi në organizatën Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS), e cila thekson se të rinjtë në Kosovë mbeten të margjinalizuar në mënyrë strukturore, pavarësisht peshës së tyre demografike.

“Duke marrë parasysh përqindjen e lartë të të rinjve në raport me popullsinë e përgjithshme, ata mbeten të margjinalizuar dhe të integruar në mënyrë të pamjaftueshme në shoqëri,” thotë Kadiri. “Nuk u ofrohen mjaftueshëm mundësi për përfshirje dhe zhvillim të plotë shoqëror, gjë që kontribuon në migrim dhe mungesë të qytetarisë aktive.”

Si mund të përmirësohet gjendja e të rinjve?

I pyetur se çfarë mund ta përmirësojë realisht gjendja e të rinjve, Radakoviq nuk sheh shumë shpresë vetëm te institucionet. Ai thekson më shumë rolin e zhvillimit ekonomik dhe inovacionit.

“Përmirësimi duhet të vijë përmes angazhimit në biznes: startup-e, qendra inovacioni dhe iniciativa në fushën e IT-së, teknologjive të internetit dhe inteligjencës artificiale,” thotë ai.

Kadiri, ndërkohë, thekson nevojën për një qasje më sistematike dhe të bazuar në të drejta.

Rezistencë ndaj apatisë politike

Pavarësisht zhgënjimit të përhapur, disa të rinj ende përpiqen t’i rezistojnë apatisë politike.

“Duhet ta pranoj se nuk kam pritje të larta nga këto zgjedhje,” thotë Jovani nga Leposaviqi.

Ndërsa për Qendresë Sadikun, mesazhi për politikanët mbetet i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: “Duhet të ndalojnë së na mashtruari me premtime që nuk realizohen.”

/Vjosa Çerkini, reportere DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 18 minutash

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 39 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 42 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 4 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 18 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 39 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 7 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 4 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 9 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 42 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.