Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kritikët po ‘kryqëzojnë’ kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, se po mbështet Tripolin

Aktualitet E diel, 2 Shkurt 2025 13:40
Kritikët po ‘kryqëzojnë’ kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, se po mbështet Tripolin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kritikët po ‘kryqëzojnë’ kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, se po mbështet Tripolin, kryeqytetin e Libisë për shkak të interesave të migracionit, pas lirimit të Osama Najimit, i cili ishte në kërkim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte.

Pasi doli nga një avion i shërbimeve sekrete italiane, Osama Najim u prit me entuziazëm nga mbështetësit që e prisnin në aeroportin Mitiga të Tripolit.

Najim, i njohur edhe si Almasri, nuk ishte një futbollist që po kthehej nga një fitore, por një drejtor policie që kërkohej nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për akuza të rënda për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, torturë, shfrytëzim, përdhunim dhe dhunë seksuale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen ...

Para 10 orësh
MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Para 10 orësh
Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqi...

Para 10 orësh
Dy ditë para kësaj, Najim u arrestua nga policia italiane pasi Gjykata e Hagës kishte lëshuar një urdhër arresti. Por, qeveria italiane nuk e verifikoi këtë urdhër dhe, përkundrazi, ofroi një avion qeveritar për ta kthyer në Libi.

Ndërsa Tripoli festonte, në Romë shpërtheu zemërimi dhe zhgënjimi. Liderët e opozitës kërkuan përgjigje nga qeveria e Melonit, ndërsa kritikët e akuzuan atë se po i bindet Libisë për shkak të varësisë që Italia ka nga ky vend në kontrollin e migracionit që shkon drejt brigjeve të saj jugore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Aktivistët për të drejtat e njeriut akuzuan Italinë për bashkëfajësi në keqtrajtimin e dokumentuar të migrantëve dhe refugjatëve në kampet e burgosurve libiane, ndërsa ata që ishin prekur më së shumti, viktimat e krimeve të dyshuara të Najimit gjatë kohës që ai drejtonte burgun e njohur të Mitiga,  folën për dhembjen e tyre, duke thënë se Italia po shkatërronte shpresën e tyre të brishtë për drejtësi.

Ndërkohë, avokati Luigi Li Gotti, ish-nënsekretar në Ministrinë e Drejtësisë, paraqiti një ankesë ligjore që çoi në hetimin ndaj Melonit për ndihmën në kryerjen e një krimi lidhur me çështjen Najim. Meloni u njoh me hetimin e nisur ndaj saj – i cili përfshin ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi, ministrin e Drejtësisë Carlo Nordio dhe Alfredo Mantovano, nënsekretar i ministrisë së Brendshme – në një mesazh video javën e kaluar.

“Ishte e tmerrshme ajo që po ndodhte,” tha Li Gotti për Observer. “Pse e kthyem këtë [kriminel] që ka bërë këto gjëra duke përdorur metoda kaq të egra, tani duke i dhënë mundësinë të vazhdojë të bëjë këto gjëra?”

Najim, i cili ka gjithashtu shtetësi turke dhe të Republikës Dominikane, mbërriti në Europë nga Tripoli më 6 janar, duke bërë një ndalesë në aeroportin Fiumicino të Romës përpara se të udhëtonte në Londër.

Një javë më vonë, ai mori trenin për në Bruksel, dhe pastaj udhëtoi për në Gjermani.

Urdhri i arrestimit nga Gjykata e Hagës ishte lëshuar në gjashtë shtete të BE-së, përfshirë Italinë, më 18 janar, ditën kur Najim mbërriti në Turi. Ai shkoi në një ndeshje futbolli mes Juventus dhe AC Milan atë natë dhe u arrestua në një dhomë hoteli ditën tjetër nga policia italiane pas një njoftimi nga Interpol.

Lajmi i arrestimit të tij qarkulloi fillimisht në rrjetet sociale libiane përpara se të raportohej nga Nello Scavo, gazetar i gazetës italiane Avvenire, duke përdorur burime italiane.

Ministria e Drejtësisë italiane lëshoi një deklaratë të paqartë lidhur me urdhrin e Gjykatës, por arrestimi u konfirmua vetëm pasi Najim u lirua dhe u deportua.

Në mes të pyetjeve të ngelura për arsyet pse Italia nuk e verifikoi urdhrin, siç është e detyruar sipas statutit të Romës, Meloni tha se Najimi ishte deportuar menjëherë sepse ishte konsideruar një kërcënim për sigurinë kombëtare të Italisë.

Në mesazhin e saj në video, Meloni kundërshtoi kritikës duke insinuuar se hetimi ishte pjesë e një hakmarrjeje të majtë ndaj saj. “Nuk më shantazhoni, nuk jam e frikësuar” u tha Meloni ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Përkundrazi, kritikët besojnë se qeveria italiane mund të ketë qenë e shantazhuar nga Libia. Përveç marrëveshjes që përfshin pagesën e Italisë për gardën bregdetare libiane për të ndaluar anijet e migrantëve të nisen, Italia ka interesa të mëdha politike dhe ekonomike në Libi. Ky vend është gjithashtu i rëndësishëm për suksesin e planit të Melonit, të quajtur Planin Mattei, i cili ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit europian me kontinentin afrikan në këmbim të kufizimeve mbi migracionin e parregullt.

Top Channel

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 1 ore

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 1 ore

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 1 ore

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 12 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 11 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.