Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kriza e re/ Po anëtarët e rinj të Kushtetueses, ku do të betohen?

Aktualitet E hënë, 11 Nëntor 2019 17:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Votimi i dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për këtë procedurë të ndjekur, ku në një listë ishin po të njëjtët emra për dy vendeve. Nga 3 kandidatë, votimi u reduktua vetëm me një kandidat të mbetur në listë, një procedurë e pazakontë. Kjo për faktin se mazhoranca vendosi që t’i kundërpërgjigjet aktit të Presidentit, me lëvizjen e njohjes në mënyrë automatike të Arta Vorpsit si gjyqtare, duke eliminuar nga lista e KED-së e paraqitur në Kuvend për votim. Me këtë proces votimi në Parlament, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se kjo gjykatë shkon në pesë anëtarë gjithsej. Për PS-në, anëtarë aktualë janë Arta Vorpsi, Besnik Muçi, Elsa Toska, Fjona Papajorgji dhe Vitore Tushaj. Të zgjedhurit si anëtarë – sipas ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese – duhet të realizojnë një betim përpara marrjes së detyrës.

Sipas nenit 8, pika 1 të këtij ligji “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës së Shqipërisë”.

Kështu dy të votuarit nga ana e Parlamentit duhet të kryejnë betimit para Presidentit Meta. Kreu i shtetit nga ana e tij ka bërë të ditur se është kundër asaj që mazhoranca vlerëson se Arta Vorpsi është anëtare e zgjedhur nga Presidenti, për faktin se Meta nuk e ushtroi detyrën e tij kushtetuese, e për këtë sipas renditjes së KED-së, kandidati i renditur i pari, është vetëshpallur si fitues. Për t’i paraprirë vendimit të Metës, në Fletoren Zyrtare, u botua vendimi i KED-së, duke bërë që procedura të njihej e ligjshme.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por Presidenti pavarësisht qëndrimit të Parlamentit, ka lënë të nënkuptohet se do të marrë vendim për anëtarin që i takon, menjëherë pasi Kuvendi të zgjedhë anëtarin që i takon atij si institucion. Kjo pritet të shkaktojë një përplasje të re institucionale dhe kushtetuese, gjë që mund të pasohet edhe me bllokimit e betimit të dy anëtarëve të rinj të zgjedhur përpara Presidentit. Mos zhvillimi i kësaj ceremonie nga ana e kreut të shtetit sjell dhe mos nisjen e detyrës së Toskës dhe Papajorgjit.
Në lidhje me këtë ngërç të ri që mund të lindë, Gazeta “Si” mësoi se Parlamenti ka gati kundërpërgjigjen nëse Meta do të refuzojë të realizojë ceremoninë e betimit të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. “Nëse Presidenti refuzon, ne do të organizojmë vetë si ceremoni në Parlament, duke bërë anëtarët e rinj të betohen para Kushtetutës dhe deputetëve”, tha deputeti socialist Adnor Shameti.
Mbetet të shihet procedura nëse tre anëtarët që mazhoranca cilëson si të zgjedhur me votim dhe në mënyrë automatike do të betohen të gjithë te Presidenti apo në Parlament. Ndërkaq konflikt institucional mund të lindtë dhe nëse Meta mund të nxjerrë një dekret të posaçëm duke emëruar një tjetër anëtar, duke mos pranuar emrin e Vorpsit. Kjo mund të sillte edhe një herë konfliktin me datën e zgjedhjeve ku dekreti i dytë për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk iu botua në Fletoren Zyrtare.
Burime pranë mazhorancës socialiste pohuan për Gazeta “Si” se për këtë vit procesi i plotësimit të anëtarëve mund të quhet i mbyllur dhe se nga janari mund të nisë procedura për anëtarin e gjashtë dhe të shtatë nga ana e presidentit. Mbi bazën e kësaj, sipas burimeve, në mars të vitit të ardhshëm mund të kemi një Gjykatë të plotësuar dhe funksionale ku mund të merren vendime. Kjo për faktin se duhet të paktën të jenë 6 anëtarë në detyrë që të vendosin për shqyrtimin e çështjeve. Sipas nenit 31 të ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, kërkesa shqyrtohet paraprakisht nga kolegji, i përbërë nga tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku bën pjesë dhe relatori. Në rast se Kolegji vendos pro ankimeve të paraqitura atëherë çështja i kalon për vendim trupës së gjyqtarëve, ku ekspertët theksojnë për Gazeta Si se duhet të jenë minimumi gjashtë anëtarë.
Presidenti ka zgjedhur deri më tani Besnik Muçin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Muçi ndërkaq nuk ka kaluar ende të gjithë etapat e procesit të Vettingut. Komisioni i Posaçëm i Apelimit pritet të japë nesër (të martën) vendimin Muçin. Në rast se KPA jep vendim për shkarkimin e tij, atëherë Muçi automatikisht nuk do të jetë edhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe se procedura e plotësimit nis nga ana e para.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Burimi: Gazeta “Si”

Etiketat e lidhura

betimiElsa ToskaFjona PapajorgjiGjykatës KushtetuesePresidenti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.