Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:56 FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës Federata Shqiptare e Futbollit u drejtohet me një thirrje të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave për ndeshjen. FSHF…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kriza e refugjatëve në Greqi, DW: Situata po përshkallëzohet

Aktualitet E hënë, 2 Mars 2020 10:40
Kriza e refugjatëve në Greqi, DW: Situata po përshkallëzohet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pasi Ankaraja i hapi kufijtë për refugjatët sirianë, situata në Greqi është përshkallëzuar. A do të veprojë më në fund Evropa?

Që kur Presidenti Erdogan hapi kufijtë për refugjatët sirianë, situata në Greqi jo vetëm që është përshkallëzuar. Sipas autoriteteve greke, rreth 4.000 refugjatë kanë ngecur atje midis dy kufijve shtetërorë. Rojet kufitare turke i kanë lënë të kalojnë. Greqia nuk i lejon të hyjnë. Përdoret gazi lotsjellës. Shkrehen të shtënat. Edhe në ishujt Lesbos, Chios dhe Samos, pritet që anije të panumërta të nisen nga brigjet turke; varka me njerëz që kanë pritur për të udhëtuar në Evropë me muaj ose me vite.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Situata është e tendosur

Ky është një lajm i keq për njerëzit në ishuj. Prej kohësh ata ndihen të lënë vetëm nga qeveria e tyre dhe politikanët e Evropës Perëndimore, të cilët i përmbahen me vetëmohim marrëveshjes së refugjatëve me Turqinë. Pse besohet në suksesin e kësaj marrëveshjeje, kjo nuk është e kuptueshme për banorët e tre ishujve grekë. Vetëm në Lesbos aktualisht jetojnë rreth 25.000 refugjatë në kushte johigjenike, në një kaos me çadra që i ngjan një qyteti post-apokaliptik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u përqëndrua në dy mundësi kryesore për politikën e refugjatëve: në një ligj më të ashpër për azilin, në mënyrë që të deportojë sa më shumë njerëz përsëri në Turqi dhe në të ashtuquajturat qendra të mbyllura. Të dyja taktikat e tij duket se janë ndërtuar mbi themele të brishta. Shkallëzimet e tanishme në kufirin greko-turk tregojnë: Ankaraja e ka seriozisht me përfundimin e prishjes së marrëveshjes së refugjatëve. Por jo vetëm kaq.

Mund t'ju interesojë

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”

Para 59 minutash
Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metr...

Para 1 ore
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore

Në ishuj ka rezistencë të ashpër kundër qendrave të mbyllura . “Nuk mund të hedhësh në burg pa e zgjatur njerëz që kanë jetuar këtu midis nesh për vite dhe muaj,” thotë një pronar dyqani në qendër të Mytilinit, kryeqyteti i Lesbos. “Kështu i kthejmë ata tamam në kriminelë”.

Edhe për këtë arsye, shumë banorë të ishullit dolën në rrugë javën e kaluar dhe patën edhe përleshje me policinë. Mesazhi për Athinën dhe Brukselin: E keni tepruar! Athina reagoi menjëherë dhe dërgoi MAT-in, trupën famëkeqe të misioneve speciale, e cila njihet për ndikimin e saj, veçanërisht që nga demonstratat e mëdha të krizës.

Anarki në kampet e refugjatëve

“E çuditshme. Për herë të parë, të gjithë në ishull janë të të njëjtit mendim, nga e djathta ekstreme në të majtën ekstreme”, thotë një mësues 40-vjeçar. Por qeveria u përmbahet planeve të saj. Në Samos kanë filluar tashmë punimet. Në Lesbos, megjithatë dëshirojnë ta parandalojnë me çdo kusht një burg të përhershëm, i cili duhet të shërbejë kryesisht si frikësues.

Gara e Brukselit me kohën

Sotiris Serbos, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Demokriti në Komotini, shpreson që Brukseli më në fund të zhvillojë një strategji, veçanërisht për marrëdhëniet me Turqinë: “BE është në garë me kohën. Qasjet afatshkurtra, pritja pa fund, e gjithë kjo tani duhet të marrë fund. ”

Marrëveshja me Turqinë është joefektive edhe për të: “Nga 150.000 mbërritjet në Greqi që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, janë deportuar vetëm 2000 njerëz, 1.3 përqind. Serbos kërkon atë që e kundërshtojnë shumë anëtarë të BE: Një shpërndarje të drejtë të refugjatëve: “Në kohë si këto duhet të mendojmë ndryshe. Duhet të zhvillojmë një strategji të re dhe t’i zhvendosim njerëzit drejtpërdrejt nga Turqia në vendet përkatëse”./DW/

Etiketat e lidhura

Greqirefugjate
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës
Para 4 minutash

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 30 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 46 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 47 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.