Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kriza energjetike ngre pikëpyetje mbi premtimet për energji të pastër

Aktualitet E mërkurë, 13 Tetor 2021 09:14
Kriza energjetike ngre pikëpyetje mbi premtimet për energji të pastër
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Muajin që vjen hapet Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike 2021, e njohur gjithashtu si COP26, ku do të përcaktohet axhenda për klimën për dekadat e ardhshme. Para takimit të nivelit të lartë, udhëheqësit perëndimorë janë përpjekur të bëjnë premtime për të arritur nivele zero të ndotjes nga karboni deri në vitin 2050.

Por disa specialistë të fushës së ekonomisë po paralajmërojnë se në valën e nxituar të premtimeve, udhëheqësit politikë po bëjnë pohime, që nuk ka gjasa të jenë në gjendje t’i mbajnë pa shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe nuk po tregohen të sinqertë me votuesit për transformimin e madh që do të nevojitet, dhe kostot e mëdha që përfshijnë këto premtime, shumica e të cilave ka të ngjarë të përballohen nga taksapaguesit.

129 shtete dhe 400 qytete kanë premtuar të arrijnë shkallën zero të emetimit të ndotjeve deri në vitin 2050 ose më herët. Për të arritur qëllimet e tyre, politikëbërësit do të duhet të ndërmarrin veprime drastike, ndërsa aktivistët e aksionit për klimën shpresojnë se udhëheqësit do të pajtohen mbi planet radikale në bisedimet ndërkombëtare për klimën në Glasgow muajin e ardhshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka thënë se do të duhet të anulohen të gjitha projektet e reja të naftës së papërpunuar, gazit natyror dhe qymyrit, nëse bota do të mbajë rritjen e temperaturës globale brenda 2 ° Celsius në krahasim me nivelin paraindustrial.

Shkencëtarët thonë se duhet të përmbushet qëllimi për të shmangur ndikimet më katastrofike të ngrohjes globale.

Ekonomisti britanik Liam Halligan, mes të tjerash, ngre dyshime nese përmbushja e objektivave ambiciozë të eleminimit të karbonit është e mundur pa dëmtuar ekonomitë, që tashmë po përpiqen të rimëkëmben pas një pandemie, që ka prishur zinxhirët e furnizimit, ka tronditur tregjet energjitike dhe ka rritur inflacionin.

Trazirat në tregun global të energjisë, ndërsa rritet çmimi i naftës dhe gazit natyror, po u japin konsumatorëve dhe qeverive një shije shqetësuese të rritjes së kostos ndërsa përballen me përmbushjen e premtimeve për emetime zero të karbonit, thotë ai.

“Perëndimi do të kërkojë më shumë karburant fosil ndërsa sinjalizon ndryshime në COP26”, tha ai në një koment të botuar në gazetën britanike, “The Telegraph”.

Rritja e paparë e çmimeve të energjisë vjen kryesisht nga shtimi i kërkesave të konsumatorëve për mallra, ndërsa fillon rimëkëmbja ekonomike. Por fillimi i transformimit nga qymyri dhe gazi natyror tek burimet e ripërtëritshme energjitike, po kontribuon gjithashtu, paralajmëron zoti Halligan.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Javën e kaluar, rregullatori britanik i energjisë, Zyra e Tregjeve të Gazit dhe Energjisë Elektrike, ose Ofgem, tha se 23% e pagesave aktuale të familjeve për energjinë elektrike shkojnë drejt kostos së tranzicionin energjitik.

Në Britani, çmimet e energjisë elektrike gjatë gjithë shtatorit ishin tre herë më të larta se në çdo kohë në dekadën e fundit dhe familjet ka të ngjarë të shohin rritjen e kostos së përgjithshme të energjisë, përfshirë atë që paguajnë për ngrohjen me gaz natyror dhe karburantin për makinat e tyre.

Analistët po paralajmërojnë se familjet britanike do të përballen me një dimër me fatura më të larta. Industria energjetike e Britanisë po paralajmëron gjithashtu për një rrezik në rritje të ndërprerjeve gjatë dimrit.

Mund t'ju interesojë

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 13 minutash
Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirr...

Para 49 minutash
Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 50 minutash

Spanja ka paralajmëruar Komisionin Evropian se masat për reduktimin e emetimeve “mund të mos i qëndrojnë përballë një periudhe të gjatë të çmimeve abuzive të energjisë elektrike”.

Rritja e çmimeve po ndodh në një kohë delikate për qeveritë pasi ato planifikojnë të përshpejtojnë transforminin tek energjia pa ndotje, për të cilën thonë se përfundimisht do të sjellë çmime më të lira.

Por konsumatorët dhe votuesit nuk do të shohin për shumë kohë përfitimet e energjisë më të lirë, ndërsa tani ata po përballen me kosto më të larta si rezultat i trazirave në tregun energjitik dhe në disa raste taksat ndaj karbonit dhe për energjinë e pastër.

Hartuesit e politikave përballen me një kompromis mes kostos së lartë paraprake për të vepruar shpejt drejt objektivave për emetime zero të karbonit dhe dëmit afatgjatë të rritjes ekonomike të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, nëse vonojnë veprimet, thonë analistët.

Në fillim të këtij viti firma hulumtuese “Oxford Economics” paralajmëroi për një tranzicion të çrregullt dhe të kushtueshëm tek e ardhmja me shkallë të ulët karboni, por tha në një raport se ndikimi ekonomik i ndryshimeve të ardhshme klimatike do të ishte më i rëndë dhe do të ndikonte negativisht, dhe në disa raste katastrofik, tek jetesa në një numër të madh vendesh.

Firma kërkimore gjeti se ngrohja globale me 3 gradë Celsius deri në vitin 2100 ka potencialin të zvogëlojë me 21% nivelin e PBB-së globale në vitin 2100.

Ndërkohë, vendet e Evropës Qendrore tashmë po i kundërshtojnë planet e Bashkimit Evropian për një sërë politikash të reja të gjelbra, të cilat do të rrisin faturat e konsumatorëve, dhe po paralajmërojnë për kujdes. Javën e kaluar, disa nga vendet më të varfra anëtare të BE-së, përfshirë Poloninë dhe Sllovakinë, kundërshtuan propozimet e paraqitura nga Komisioni Evropian për të vendosur taksa të reja mbi karburantet ndotëse dhe për të vendosur një afat deri në vitin 2035 për të ndaluar shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme.

Çmimet e energjisë pritet të rriten më tej në BE pasi kostoja e lejeve të karbonit sipas skemës së tregtimit të emetimeve të karbonit të bllokut vazhdon të rritet. Rritja e shpejtë e kostove të energjisë po përkeqëson inflacionin në të gjithë Evropën qendrore.

Në shtator, shkalla vjetore e inflacionit në Poloni u rrit në 5.8%, më e larta në dy dekada, ndërsa banka qendrore e vendit rriti javën e kaluar normat e interesit për herë të parë në nëntë vjet, një veprim që mund të vonojë rimëkëmbjen e vendit pas pandemisë.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, fajësoi javën e kaluar politikat e gjelbra të BE-së për rritjen e çmimeve të energjisë. “Parashikimet e çmimeve për të gjithë programin e gjelbër dolën se ishin gabim, dhe kjo është arsyeja pse Evropa po vuan çmimet e larta të energjisë”, tha zoti Orban në një postim me video në faqen e tij në Facebook.

Kryeministri australian, Scott Morrison, ka refuzuar të vendosë objektivat për emetime zero të karbonit apo objektiva të tjerë për ndryshimet klimatike. Ai po shqyrton që të mos marrë pjesë në takimin ndërkombëtar për klimën COP26, thonë zyrtarët australianë./VOA/

Etiketat e lidhura

kriza energjetike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 13 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 49 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 50 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.