Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kriza nga pandemia, Kryemadhi: Kosova po shpërndan paketën e tretë ekonomike, Ramës nuk i intereson që qepenat e bizneseve janë mbyllur

Aktualitet E mërkurë, 13 Janar 2021 10:25
Kriza nga pandemia, Kryemadhi: Kosova po shpërndan paketën e tretë ekonomike, Ramës nuk i intereson që qepenat e bizneseve janë mbyllur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë takimit mëngjesin e sotëm me banorët e njësisë nr.10 në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh ndër të tjera se ekonomia e shqiptarëve është më e keqe se 4 vite më parë, dhe se pandemia e rëndoi më shumë. Nga ana tjetër, duke përmendur qeverinë ”Rama 2”, ajo shtoi se Kosova ka nisur që të shpërndajë ndihmën e tretë ekonomike, kurse në Shqipëri qeverisë nuk i intereson që qepenat e bizneseve janë mbyllur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Pandemia i ndodhi gjithë botës, por në Shqipëri keq-manaxhimi i saj bëri që biznesi dhe familjarët ta ndiejnë drejtpërdrejt atë. Ndodhi edhe në Kosova pandemia, por Kosova tashmë po shpërndan paketën e tretë ekonomike, ndërsa sot këdo që të pyesësh, le të shkojmë tek bizneset e vogla ata nuk kanë mundësi të paguajnë as qeratë, pasi nëse nuk ka fuqi blerëse. Ndërkohë, pagat, pavarësisht se biznesi qëndron mbyllur prej tre muajsh, pagat e punëtorëve duhen dhënë, sepse me çfarë do të jetojnë, me çfarë do të ushqehen ata dhe familjet e tyre. Pasi dritat, uji, taksat e bashkisë ti do të vijosh ti paguash edhe pse je në shtëpi për shkak të pandemisë”,-tha Kryemadhi.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 3 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 4 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 4 orësh

Pjesë nga deklarata

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë jam lindur dhe rritur në këtë njësi dhe sigurisht që emocionet e mia janë ndryshe nga çdo njësi tjetër, edhe për shkak të fëmijërisë që kam kaluar këtu. Këtu janë edhe tiranasit e vjetër. Përsa i përket detyrimeve që shteti ka, bashkia ka ndaj njerëzve për t’iu shërbyer nuk ka të bëjë se nga je, sepse të gjithë ne jemi taksapagues të tij. Por jam e bindur që kudo që të pyesësh ne paguajmë taksa më shumë se ç’kemi paguar katër vite më parë, jeta është më e shtrenjtë se ç’ka qenë, ndërkohë që standardi i jetesës dhe pagat e qytetarëve janë në nivelin që kanë qenë, madje edhe mund të bien për shkak të inflacionit që ka ndodhur. Ajo që duhet thënë është se pandemia e dëmtoi akoma dhe më shumë biznesin.

Pandemia i ndodhi gjithë botës, por në Shqipëri keq-manaxhimi i saj bëri që biznesi dhe familjarët ta ndiejnë drejtpërdrejt atë. Ndodhi edhe në Kosova pandemia, por Kosova tashmë po shpërndan paketën e tretë ekonomike, ndërsa sot këdo që të pyesësh, le të shkojmë tek bizneset e vogla ata nuk kanë mundësi të paguajnë as qeratë, pasi nëse nuk ka fuqi blerëse. Ndërkohë, pagat, pavarësisht se biznesi qëndron mbyllur prej tre muajsh, pagat e punëtorëve duhen dhënë, sepse me çfarë do të jetojnë, me çfarë do të ushqehen ata dhe familjet e tyre. Pasi dritat, uji, taksat e bashkisë ti do të vijosh ti paguash edhe pse je në shtëpi për shkak të pandemisë.

Ne dje ishim në Obot ku personi që takuam atje tha: “Dakord se unë nuk dua të më sjellin thesin e miellit te dera e shtëpisë, por të paktën më hiq taksën e tokës, mos më mbyt se jam i mbytur në ujë”. Edhe në diskutimet tona thonë: S’ka nevojë ti thuash të varfrit që je i varfër. Mos ja kujto! Por gjëja kryesore është që ne jo vetëm kujtojmë problematikat, por duhet të zëmë mend që këto problematika ti zgjidhim, të diskutojmë. Edhe dje në Obot gjatë takimeve, ata thanë: Ore mirë unë po përmbytem njëherë në tre vjet, por ti çfarë do më zgjidhësh? Kjo kaskada e Drinit që fiton miliarda euro, e ka një qime floku rimbursimin e prodhimeve bujqësore ndaj atyre banorëve ku ndodhin përmbytjet.

Pra dëshira e mirë dhe bashkëbisedimi me qytetarët, ne na ka dhënë të drejtën që është pak e sikletshme mund të themi për takimet, sepse edhe kur i bëjmë mediatike, sapo mbarojmë u bien telefonat, u shkojnë te bizneset e tyre dhe u thonë përse i takuat. Por nuk ka problem, njerëzve më keq se ç’u ka bërë kjo qeveri, s’ka çfarë t’ju bëjë më. Kur ne bashkëbisedojmë kuptojmë edhe mundësitë se si mund të zgjidhim problematikat e tyre.

Zysh Norën ne e kemi sjellë si kandidaten e LSI në Njësinë nr.10 në Tiranë. Edhe pse është njësi shumë e vogël nga ana administrativo – territoriale dhe e numrit të zgjedhësve, unë jam e bindur që zysh Nora do të futet në çdo qelizë të kësaj njësie, për shkak të profesionit të saj, për shkak të aftësisë së saj. Edhe pse njerëzit sot janë aq të lodhur nga politika, unë mendoj se gratë dhe vajzat në Njësinë 10, janë jo vetëm pjesë e jetës së përditshme, por janë motori i mekanizmit të lëvizjes së familjet, biznesit dhe të shtëpisë në këtë njësi.

Të gjitha dyqanet janë gra që shesin, pjesa më e madhe e të cilave janë sipërmarrëse. Ashtu sikurse edhe burrat që janë një zhvillim dhe një fuqi energjike e mbajtjes së familjes në këmbë. Dhe them se me zysh Norën do ta kemi shumë të lehtë të futemi dhe të bisedojmë me do familje, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me LSI por edhe me sensibilizim e opinionit për të shkuar për të votuar, edhe një parti tjetër, por mjafton të ndëshkojnë me votë ato që na sjellin problematika.

Etiketat e lidhura

ekonomiaMonika Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.