Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 12:18 Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama? Debati i sotëm për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën rikthen një pyetje që shoqëron politikën shqiptare prej dekadash: sa hapësirë ka për të kundërshtuar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kryeministri: Nuk ka më tokë të “xanun”! Hiqini vetë trarët e parkimeve dhe çadrat…

Kryeministri: Nuk ka më tokë të “xanun”! Hiqini vetë trarët e parkimeve dhe çadrat…

Aktualitet
E premte, 4 Korrik 2025 13:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale bën thirrje që të hiqen trarët e vendosura për parkime në hapësirat publike, apo tendat e vendosura pa leje nga lokalet.

“Kemi zhvilluar dy takime, do zhvillojmë edhe një tjetër në Durrës dhe më pas në Fier e ndoshta në Elbasan dhe në Shkodër. Në Vlorë e nisëm dje dhe sot në Tiranë vazhduam një takim që nuk u bë i plotë dje për shkak të Kuvendit. Takimet lidhur me muajin që kemi para dhe domosdoshmërinë që deputetët të rikthehen në territor për të mbledhur përfundimisht shqetësimet e qytetarëve, do të kenë një fokus të veçantë te hapësira publike. Kjo është kthyer në një hapësirë ku ka shumë abuzim, zgjerim të paarsyeshëm të aktiviteteve të ndryshme, ka gjithfarëlloj trarësh dhe pengesa të krijuara nga koha, që pengojnë frymëmarrjen e qytetarëve të lirë dhe komuniteteve në blloqet e banimit. Është bërë e papranueshme për shumë njerëz e lagje në qytetet e mëdha, ushtrimi i forcës, vullnetit abuziv dhe symbyllja e strukturave përkatëse, siç është krejtësisht evidente dhe e pajustifikueshme në Vlorë.

Dua të sqaroj dhe një element tjetër, do i bëj thirrje atyre që kanë keqkuptuar prej vitesh, por kjo është çështje e pushtetit vendor, sensin e pronës së përbashkët dhe të asaj private dhe këtu kam parasysh zhvilluesit e pallateve, që pasi kanë ndërtuar pallatet dhe bashkë me ta edhe ata që kanë lokalet, kanë vazhduar ta trajtojnë pronën përreth si pronë private dhe s’mund të jetë pronë private. Nuk mund të vendosësh tra për të marrë lekë dhe për të lejuar banorët aty që të paguajnë për të qenë zotër të vendit vet. U bëj thirrje të gjithëve te heqin trarët vet dhe atyre që kanë vënë tenda për t’i hapur rrugë pirjes së duhanit në lokale. Jo vetëm që do çmontohen por do përballen me ndjekje penale për zaptim dhe shkatërrim të pronës publike”, tha Rama.

Mund t'ju interesojë

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon...

Para 14 minutash
Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Para 1 ore
Skandali i dopingut, Pirro Dhima ofron dorëheqjen pas arrestimit të vëllait

Skandali i dopingut, Pirro Dhima ofron dorëheqjen pas arrestimit të vëllait

Para 1 ore
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me tej kryeministri shtoi se “Kemi marrë 83 mandate nga ky popull, kemi marrë 19 mandate në Tiranë. Kemi marrë 9 mandate historike në Vlorë, kemi marrë 12 mandate të paarritshme në Fier, përveçse me një organizim dhe një punë të madhe, po mbi të gjitha, falë një besimi të madh të njerëzve dhe po ashtu kemi marrë 1 mandat më shumë në Shkodër, kemi marrë 2 mandate më shumë në Elbasan dhe të gjitha këto janë detyrime më shumë ndaj atyre njerëzve që na i kanë dhënë dhe nëse disa për fat të keq brenda nesh i shohin 83 mandate si një arsye më shumë për të fjetur gjumë, u them që jo vetëm që e kanë shumë gabim, por duhet të zgjohen një orë e më parë. Sepse ato 83 mandate janë një arsye më shumë për të fjetur dhe më pak se ç’kemi fjetur. Kush në fakt nuk ka fjetur, se ka pasur nga ata që kanë fjetur, edhe nuk e kanë prishur gjumin fare për hir të së vërtetës, por kjo është një histori tjetër dhe brenda dy javësh duhet të kemi inventarët e të gjitha zonave në këto qytete. Duhet të kemi inventarët e të gjitha këtyre kleçkave që ia kanë nxirë jetën banorëve në këto qytete dhe që i kanë kthyer territore të tëra në ‘’tokë e xanun’’ në mënyrën më të padrejtë, që të bëhemi gati dhe në dy javëshin e dytë të korrikut, do të vazhdojmë për të mos u ndalur më me të gjitha forcat e ligjit, me të gjitha inspektoratet, me të gjitha forcat e policive bashkiake dhe policisë shtetit për ta ngritur një herë e mirë në hava këtë ‘’shtëpinë’’ tonë të përbashkët”, deklaroi më tej Kryeministri Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 4 minutash

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë
Para 14 minutash

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë

Shqipëria në BE, Kosova në vështirësi! Rregulla të reja për kosovarët dhe bizneset e tyre…
Para 57 minutash

Shqipëria në BE, Kosova në vështirësi! Rregulla të reja për kosovarët dhe bizneset e tyre…

Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 1 ore

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 15 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 19 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 5 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 14 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.