Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ku jemi sot, ne që dje qanim për Notre Dame-n

Aktualitet E diel, 17 Maj 2020 17:23
Ku jemi sot, ne që dje qanim për Notre Dame-n
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Sindi Salaj

Teatri u shemb nxitimthi dhe fshehtas, në një kohë kur “Armiku i Padukshëm” na thuhet se bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë e ne duhet të qëndrojmë brenda mureve të shtëpisë. Masat anti-Covid nuk ishin as më pak dhe as më shumë veçse masa pro-shembjes së Teatrit dhe ja, kështu u zgjuam sot me protesta, dhunë, revoltë dhe neveri në ditë delikate pandemie.

Nuk dua të flas pse nuk duhej shembur Teatri, sepse pavarësisht se konsiderohet si një nga godinat e para në vend që u ndërtua te parimet e arkitekturës racionaliste, pas shumë kohësh ndërtimesh me bazë neoklasicizmin, sepse pavarësisht mureve me lagështirë që i rezistuan kohës dhe tërmeteve, pavarësisht rëndësisë së nostalgjisë për kontributin e dhjetëra aktorëve, regjisorëve, dramaturgëve, skenaristëve, skenografëve etj., pavarësisht identitetit që i jepte Tiranës, një qyteti që sa zbukurohet aq edhe rrezikon të bëhet mishmash, Teatri nuk është më. Teatri nuk është, sepse ne nuk ishim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Thënë e gjitha kjo për vetë faktin që një problem ka gjithnjë tri mënyra për t’u zgjidhur: lëre fare, pranoje ose ndryshoje. Ne nuk e pranuam fatin e Teatrit, përkundrazi e lamë në dorën e aktorëve, të cilët u përçanë më vonë, dhe as që morëm guximin ta parandalonim shembjen e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më thoni sa prej nesh ishin dje brenda godinës së Teatrit, teksa policia përgatiste fandromën për të shqyer muret? Sa prej nesh kanë qenë përkrah aktorëve që në fillimet e protestave? Aktorët janë njerëz si të gjithë ne, kanë halle dhe probleme dhe sigurisht që do të përçaheshin, se në mos u blenë, u kërcënuan. Në mos u kërcënuan, u frikësuan. E nëse s’i kërcënoi njeri, ndryshuan mendje. Si mundëm t’u kërkonim të bëheshin me pahir heronj, për një gjë që na përket të gjithëve?

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 3 minutash
Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 43 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 49 minutash

Ne, që dje qanim për katedralen Notre Dame dhe kontribuam, edhe pse me një vlerë qesharake për rindërtimin e saj, sot shembëm Teatrin pa dalë ende dielli. Por e dini çfarë është më e habitshme në të gjithë këtë: Pse na bën habi? Filozofi francez Joseph de Maistre ka ndoshta një nga shprehjet më domethënëse për pushtetin: “Çdo popull ka qeverinë që meriton”. Ne ulëritëm, shfrymë, shamë dhe shpërthyem për Teatrin, por brenda mureve të shtëpisë ose me postime Instagrami. Ne jemi të zhgënjyer deri në palcë, por jemi sërish brenda mureve të shtëpisë.

Kështu që sado të na dhembë shembja e Teatrit, le ta pranojmë që është rezultat i refuzimit që kemi ndaj vendit. Sado groteske të duket, Teatri do të harrohet dhe historia do të përsëritet sepse si gjithnjë, ne refuzojmë të shohim se ç’ndodh përtej pragut tonë të derës. Askush nuk do të luajë pastër me ne, nëse ne nuk luajmë pastër me veten.

Në vend të mbylljes:

Martin Niemöller-“Në fillim ata erdhën…”

Në fillim ata erdhën për socialistët
dhe unë heshta se nuk isha socialist.
Pastaj erdhën për sindikalistët
dhe unë heshta se nuk isha sindikalist.
Pastaj erdhën për hebrenjtë
dhe unë heshta se nuk isha hebre.
Pastaj erdhi radha ime,
por s’kish mbetur më askush
që të fliste për mua.

Etiketat e lidhura

Notre DameTeatri Kombetar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 3 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 11 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 13 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 33 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.