
Moti i keq ka prekur pothuajse të gjithë vendin. Situata në bashkinë e Kurbinit është përkeqësuar. Dalja nga shtrati e përroit ka përmbytur disa zona të qytetit. Gjithashtu është bllokuar dhe qarkullimi në aksin Laç-Mamurras pranë fshatit Gjorm nga vërshimi i përrenjve malorë.