Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Laboratori i ri në QSUT rrit me mbi 50% gamën e analizave, Manastirliu: Laboratorë të rinj në 18 spitale në të gjithë vendin

Aktualitet E martë, 15 Qershor 2021 15:09
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektuan sot laboratorin e ri në QSUT, ku ka nisur një kapitull i ri i modernizimit të shërbimit shëndetësor, me investimin në rrjetin kombëtar të laboratorëve publikë në vend.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Në QSUT ka filluar edhe implementimi i projektit të Partneritetit Publik Privat për laboratorët. Janë planifikuar 18 spitale në të gjithë vendin të bëhen pjesë e këtij rrjeti. Aktualisht janë 5 spitale në Tiranë në të cilët ka filluar zbatimi i këtij partneriteti, duke ofruar një gamë të gjerë të analizave si dhe spitalin e Fierit dhe Beratit, duke rritur me mbi 50 % edhe në spitalet rajonale llojshmërinë e testeve dhe analizave laboratorike që kryhen në spitalet tona. Krijojmë kështu mundësinë të diagnostikimit dhe të ndjekjes më të mirë të pacientëve”, tha Manastirliu.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 6 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 7 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 7 orësh

Duke bërë me dije se standardi do të jetë i njëjtë në të gjithë laboratorët e rinj, Manastirliu tha se po përdoret për herë të parë sistemi i kompjuterizuar i të gjithë analizave. ”Për herë të parë vendosim një sistem të kompjuterizuar të gjithë analizave dhe përfshirja e këtij sistemi, jo vetëm në QSUT, por në të gjithë spitalet që janë përfshirë në këtë partneritet, krijon më shumë lehtësi për të certifikuar analizat. Tashmë pacientët nuk do të kenë më nevojë të vijnë në QSUT, se QSUT i ka analizat më cilësore. I gjithë standardi është i njëjtë. Jemi duke certifikuar laboratorët sipas standardeve ndërkombëtare. Dhe garantojmë më shumë siguri edhe për diagnostikën edhe të ndjekjes të pacientëve”, tha Manastirliu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë inspektimit me kryeministrin Edi Rama, Manastirliu tha se në laboratorin e ri të QSUT do të rritet gama e analizave, duke theksuar se sfida e radhës për ekipin mjekësor është të shkojë në një nivel më të lartë edhe në kërkimin shkencor. ”Tashmë janë 164 analiza që realizohen dhe ndërkohë ka mundësi që të shtojmë gamën e analizave çdo vit. Tani sfida e radhës është si të shkojmë në një nivel më të lartë, sepse këto aparatura kërkojnë që edhe stafi të jetë shumë mirë i trajnuar, ndërkohë që të vijmë me atë që ne kemi pikë të dobët, që është kërkimi shkencor, sepse spitalet universitare dhe sidomos dhe këto lloje laboratorësh kërkojnë të ngrihen në një nivel të ri”.

Në 18 spitale publike do të investohen për ofrimin e shërbimit cilësor dhe zgjerimit të gamës së analizave, duke rritur mbulimin shëndetësor dhe duke reduktuar pagesat nga xhepi për qytetarët. Aktualisht ky partneritet është shtrirë në 7 spitale publike, duke filluar nga QSUT dhe 4 spitalet e tjera universitare të Tiranës si dhe në spitalin Rajonal të Fierit dhe Beratit, për të vijuar më pas, sipas kalendarit, me shtrirjen në të gjithë spitalet rajonale dhe në dy spitale bashkiake brenda këtij viti. Përmes këtij partneriteti, parashikohet një shtim i volumit të analizave me standard dhe siguri e lartë në rrjetin e ri të laboratorëve publikë në vend.

Etiketat e lidhura

edi ramaOgerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.