Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 21:01 Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje Atalanta dhe Inter përballen në Serie A, me Sarri që sfidon Chivu. Portieri Carnesecchi ka probleme në gju dhe zëvendësohet nga Sportiello, ndërsa Interi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ligj i ri për prodhimin “bio”, kushtet nga regjistrimi tek kontrolli dhe eksporti

Aktualitet E enjte, 21 Dhjetor 2023 14:31
Ligj i ri për prodhimin “bio”, kushtet nga regjistrimi tek kontrolli dhe eksporti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria synon të miratoje një ligj të ri që do të rregullojë prodhimet e cilësuara si “bio” duke nisur nga përcaktimi i kushteve që duhet të ndjekin ata që do të përfshihen në këtë aktivitet, tek mënyra e kultivimit apo prodhimit e deri tek faza e testit dhe eksporti.

Në një projektligj të publikuar për konsultim nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në emërtimin “”Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre” nënvizohet se ligji aktual i vitit 2016 që është në fuqi do të shfuqizohet.

Referuar draftit ai ndalet në një sërë elementësh nga autoriteti i ngarkuar me kontrollin që në këtë rast është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tek rregullat e prodhimit.

Lidhur me këto të fundit drafti parashikon se në prodhimet biologjike lejohen vetëm një pjesë substancash të mire përcaktuara ndërkohë që përdorimi i OMGJ-ve dhe rrezatimit jonizues në produktet organike është i ndaluar.

Në nene të veçanta ligji parashikon edhe përjashtimet nga rregullat e prodhimit biologjik kur si pasojë e fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera kanë ndodhur ngjarje katastrofike, që e bëjnë të pamundur përmbushjen e rregullave të prodhimit. Përjashtimet miratohen nga Komisioni për Prodhimin Biologjik (KPB) për një periudhë të kufizuar, derisa prodhimi biologjik të mund të rikthehet në kushte normale.

Ndërkaq produktet dhe substancat që përdoren në prodhimin biologjik janë përafruar me listën e Bashkimit Europian të përcaktuar në rreg. 1165/2021/KE.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ligji parashikon gjithashtu etiketimin e produkteve ku vetëm për ato që plotësojnë kushtet do të mund të përdorin termat “biologjik” “organik”, “bio” ose “eko”.

Për prodhuesit do të ketë një fazë që ligji e cilëson si fazë kalimi ku do të prodhojnë si bio por nuk do të cilësohen si të tillë. Kjo shërben si një fazë prove ndërkohë edhe pse ato mund të përmbushin si produkte kriterin e “bio” nuk do të etiketohen dhe tregtohen si të tilla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Regjistrimi dhe eksport/importi

Prodhuesit e kësaj kategorie duhet të bëjnë kërkesë për t’u regjistruar si të tillë në portalin e-albania dhe detyra e miratimit i takon ministrisë.

“Pasi operatori ose grupi i operatorëve ka paraqitur kërkesën për regjistrim në Ministri, duhet të lidhë kontratë me trupën e kontrollit të zgjedhur dhe të deklaruar në kërkesë dhe brenda 90 ditëve (afati maksimal i vendosur nga diskutimi me trupat e kontrollit, në varësi të prodhimit që certifikohet) nga lidhja e kontratës, trupa e kontrollit duhet të përfundojë inspektimin e operatorit të cilit i lëshon certifikatën zyrtare dhe e dërgon atë në Ministri” shpjegon relacioni që shoqëron draftin.

Ministria mban listën e përditësuar me emrat dhe adresat e operatorëve ose grup operatorëve, që kanë regjistruar aktivitetin e tyre, bashkë me informacionin për certifikatat zyrtare të lëshuara dhe e publikon në faqen zyrtare. Publikimi i këtyre të dhënave kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 3 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 6 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 6 orësh

Trupat e kontrollit pajisin me certifikatë zyrtare çdo operator ose grup operatorësh që ka paraqitur kërkesë për regjistrimin e aktivitetit të tij dhe është në përputhje me kërkesat e këtij ligji (neni 38). Certifikata zyrtare, lëshohet në format fizik ose elektronik kur është e mundur, në varësi të operatorit të certifikuar (certifikatë fizike për fermerët që nuk përdorin sistemin e digjitalizuar).

Ndërkohë në kreun e shtatë, përcaktohen rregullat për eksportin dhe importin e produkteve biologjike me vendet e tjera. Në rregulloren 848/2018/KE, përcaktohen kushtet për importin në BE, pra eksporti ynë, ndërsa për kushtet e vendit tonë, ne duhet të krijojmë një regjim importi duke e përshtatur me atë të BE-së. Në nenin 54, përcaktohen kushtet për eksportin e produkteve biologjike, nëse plotëson të paktën rregullat e përcaktuara në këtë ligj dhe kushtet e vendit ku eksportohet./Monitor

Etiketat e lidhura

ligj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje
Para 37 minutash

Atalanta-Inter: Sarri sfida Chivu, Carnesecchi i lënduar në nxehje

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 1 ore

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 1 ore

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 2 orësh

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 9 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 23 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.