Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 07:58 Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS! Asambleja Kombëtare e PS-së është njoftuar të nisë sot, më 14 nëntor, në orën 10:30, në kompleksin “Mövenpick”, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ligji i ri i Policisë hyn në fuqi/ Drejtorët pa garë, kryepolici qëndron në detyrë edhe pas mandatit

Aktualitet E hënë, 24 Gusht 2026 15:33
Ligji i ri i Policisë hyn në fuqi/ Drejtorët pa garë, kryepolici qëndron në detyrë edhe pas mandatit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Policia e Shtetit hyn në një fazë të re me rregullat e ndryshuara për drejtimin e strukturave në terren. Nga sot, 24 gusht, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka më shumë hapësirë për të ndërhyrë në drejtimin e drejtorive vendore dhe komisariateve, kur e vlerëson të nevojshme për përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike.

Ndryshimi vjen pas dy vitesh nga hyrja në fuqi e një sistemi që e lidhte përzgjedhjen e drejtuesve të niveleve të ndryshme me procedurat e konkurrimit. Ky mekanizëm, i cili synonte të rriste garën dhe meritokracinë brenda Policisë së Shtetit, tashmë është rishikuar nga ligjvënësi. Ndryshimet e reja u miratuan nga mazhoranca në seancën parlamentare të 23 korrikut dhe hyjnë zyrtarisht në fuqi këtë të hënë. Me ligjin e ri, drejtuesi i Policisë së Shtetit fiton sërish mundësi më të gjera për të bërë ndryshime në strukturat vendore, në varësi të nevojave që evidentohen në terren.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Konkursi mbetet për postet kryesore. Përzgjedhja e drejtorit të Përgjithshëm do të vijojë të bëhet përmes konkurrimit, ndërsa e njëjta praktikë ruhet edhe për drejtuesit e departamenteve. Ky element ishte një nga pikat e diskutueshme të draftit fillestar, ku ishte parashikuar heqja e konkursit për këtë kategori. Një tjetër risi lidhet me statusin e drejtuesit të Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit. Sipas rregullimeve të reja, ai nuk largohet përfundimisht nga strukturat e Policisë së Shtetit, por mund të vijojë karrierën brenda saj. Në këtë kuadër, Skënder Hita pritet të jetë rasti i parë i një drejtori të Përgjithshëm me gradën “drejtues madhor” që, pas përfundimit të mandatit, do të rikthehet në radhët e Policisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndryshime ka edhe në sistemin e gradave. Koha e nevojshme për kalimin nga grada “komisar” në “kryekomisar” dhe më pas në “drejtues” reduktohet nga pesë në katër vite. Argumenti i ndryshimit është që efektivët që tregojnë rezultate të mira të mos pengohen nga pritja e gjatë për shkak të procedurave formale. Ligji i ri parashikon gjithashtu mundësinë e avancimit në gradë si shpërblim për veprime të veçanta.

Mund t'ju interesojë

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 2 minutash
Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 16 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Para 1 ore

Një punonjës policie mund të ngrihet në gradë kur, në një situatë të rrezikshme apo të paparashikueshme, kryen një veprim që tejkalon pritshmëritë dhe demonstron aftësi të veçanta profesionale. Me këto ndryshime, Policia e Shtetit rikthen një pjesë të kompetencave të drejtpërdrejta të drejtimit në terren, ndërsa ruan konkurrimin për postet më të larta drejtuese. Synimi i deklaruar është rritja e fleksibilitetit dhe reagimit të strukturave policore ndaj situatave konkrete të rendit dhe sigurisë publike.

Etiketat e lidhura

policia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 2 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin
Para 16 minutash

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 7 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 10 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 9 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.