Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lista e gjatë e avarive të avionëve qeveritarë gjermanë

Aktualitet E mërkurë, 14 Gusht 2019 14:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW/

Edhe një vonesë tjetër që të turpëron për shkak të një avioni me defekt: Fillimisht ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas duhet të ndërronte avionin për shkak të problemeve të Airbus A321 para fluturimit në Nju Jork, por edhe Airbus 319 solli vonesa, sepse duhej të furnizohej me urgjencë në Islandë. Por kjo nuk është avaria e parë, që e prish programin e një politikani të nivelit të lartë gjerman. Një arsye për këtë është, se kancelarja, ministrat e shoqëruesit nuk fluturojnë me linjat ajrore të pasagjerëve, por me flotën ajrore federale.

Çfarë është shoqata luftarake e fluturimit?

Krerët më të lartë të qeverisë gjermane, si kancelarja Merkel apo ministri i Jashtëm, Maas fluturojnë me “Flugbereitschaft” të Ministrisë së Mbrojtjes, një shoqatë ushtarake e aviacionit luftarak, e cila krahas ushtarëve dhe materialeve luftarake kryen edhe fluturime të politikanëve të nivelit të lartë. Kësaj instance të Ministrisë së Mbrojtjes i përkasin edhe dy avionë të tipit Airbus, A340 që njihen si avionë qeveritarë, e që përdoren për fluturime të gjata. Njëri mban emrin “Theodor Heuss”, tjetri “Konrad Adenauer”. Krahas një duzine avionësh më të vegjël, aty bëjnë pjesë edhe tre helikopterë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Berlin, Bundespräsident Frank-Walter Steinmeier geht an Bord der Regierungsmaschine Theodor Heuss (picture-alliance/dpa/B. Pedersen)Avari në avionin qeveritar që duhet të fluturonte nga Etiopia në Berlin (27.1.2019), Presidenti Steinmeier duhet të presë

Avionët Airbus janë marrë nga rezervat e Bundeswehrit. Ata janë të baravlersshëm me avionë të rinj, e kanë avantazhin e çmimit më të leverdisshëm. Para se të fluturojnë qeveritarët e lartë, ata përshtaten për funksionin e ri. Personat përgjegjës thonë, se avionët teknikisht janë të kontrolluar më së miri. As vjetërsia e tyre nuk luan ndonjë rol. E megjithatë shfaqen rregullisht avari.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lista e gjatë e avarive

Lista e avarive është e gjatë, por nga një përzgjedhje mund të kujtosh avarinë e Majit 2019, kur ministri i Jashtëm, Heiko Maas, për shkak të një avarie mbërriti me 70 minuta vonesë në Bullgari. Në shkurt, po Heiko Maas në fund të një vizite në Afrikë, duhej të qëndronte në kryeqytetin e Malit, Bamako, dhe mundi të udhëtonte vetëm pas 20 orësh.

Mund t'ju interesojë

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Para 10 minutash
Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Para 24 minutash
Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje ...

Para 50 minutash
Deutschland Bundeswehr-Flugbereitschaft Airbus Konrad Adenauer (picture-alliance/dpa/J. Blank)Merkel zbret në Köln pas avarisë, 29.11.2018

Në janar 2019, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier duhej të qëndronte në Adis Abeba për shkak të një defekti.

Në nëntor 2018, avioni me të cilin, duhej të udhëtonte kancelarja Merkel për në samitin e G20-s në Buenos Aires pati defekt. Avioni rezervë nuk mund të përdorej, sepse nuk ishte e mundur të krijohej një ekip i përshtatshëm kaq shpejt. Prandaj Merkel-it i duhet të kalonte natën në një hotel në Bonn, dhe të fluturonte në mëngjes me një avion tjetër qeveritar në Madrid e prej aty me linjën e pasagjerëve Iberia të fluturonte në Buenos Aires. Pasagjerët e tjerë në business class duhet të jenë habitur, kur në krah të tyre kanë parë një nga gratë më të fuqishme të botës.

Lista vazhdon me korrikun e vitit 2018, kur udhëtimi i presidentit Steinmeier shtyhet me disa orë, për shkak të një defekti hidraulik në avion. Por këtë herë ishte gati një avion tjetër për në Bjellorusi. Defektet vazhdojnë, edhe në maj 2006, para udhwtimit nw samitin e Amerikws Latine të Steinmeier, atëherë ministër i Jashtwm, avioni tregoi njw rwnie kwrcwnuese presioni. Piloti vendosi zbritjen nw kryeqytetin austriak, Vjenë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 10 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 17 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 24 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 33 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.