Livadhet e Ketit në Mat, pjesë e bashkisë Klos, janë një oaz mbresëlënës mes natyrës, bimësisë dhe aromës së luleve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet piktoreske ku shkruan ”Thjesht, pastër, bukur”. Ky vend vetëm 25 kilometra larg Tiranës, është një ftesë për të zbuluar magjinë e natyrës, mes bukurisë së maleve dhe luleve që mbushin livadhin e Ketit këtë sezon të vitit.