Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:02 Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe Një studim i mbështetur nga NATO paralajmëron se në një konflikt të madh në dekadën e ardhshme nevojat për karburant avionësh mund të tejkalojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lulzimi i kanabsit, në 9 muaj u asgjësuan 130 mijë rrënjë

Aktualitet E hënë, 19 Tetor 2020 15:34
Lulzimi i kanabsit, në 9 muaj u asgjësuan 130 mijë rrënjë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri ka një lulëzim të kanabisit dhe shifrat zyrtare e vërtetojnë. Nga janari e deri më tani, policia ka referuar në prokurori mbi 100 vepra penale që kanë të bëjnë me kanabisin. Gjatë 9 mujorit të parë të vitit janë sekuestruar 45 mijë bimë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit, konfirmojnë rritjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit. Në 9 mujorin e këtij viti janar-shtator, sipas policisë janë asgjësuar rreth 130 mijë bimë, nga 85 mijë që ishin djegur gjatë 9-mujorit të vitit të shkuar.

Periudha që ka patur më shumë bimë të sekuestruara dhe asgjësuara, është qershori me 36 mijë bimë, për të vijuar me muajt korrik gusht dhe shtator me rreth 25 mijë bimë. Zonat më problematike vijojnë të jenë zona e malësisë së Krujës, Tepelenës, Gjirokastrës, apo Vlorës, por dhe qyteti i Shkodrës. Qyteti verior konsiderohet dhe si më problematiku pasi në fillim të muajit tetor u vranë dy të rinjtë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj pas konfliktit për kanabisin me kushëririn e tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kapja e 25-vjeçarit Daniel Pepaj, është lënë në dorë të policisë të Malit të Zi. Pas vrasjes së dy kushërinjve Klement Pepaj e Vilson Çutaj, me të cilët pati konflikte për kanabisin në zonën e Malësisë së Madhe, edhe në këtë shtet ai ka probleme. Policia e Malit të Zi ka kryer verifikimet e saj dhe ka rezultuar se para se të kryente vrasjen me 3 tetor, Pepaj ka qenë i skeduar dhe për trafik të lëndëve narkotike në linjën Shkodër-Podgoricë. Në informacionin e sjellë me letër-porosi thuhet se i riu ndonëse nuk ka qenë i ndaluar ndonjëherë, mbahej nën vëzhgim si person i përfshirë në trafik lëndësh narkotike. Fakti që i riu nuk është arrestuar deri më tani, ka të bëjë me njohjen e mirë të terrenit dhe lidhjet shoqërore që i riu ka në Malin e Zi, pasi për shumë kohë ka punuar atje. Trupat e dy të rinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u gjetën 5 ditë pas zhdukjes në një zonë të thellë malore në afërsi të fshatit Vrith. Policia ende nuk e ka gjetur armën e përdorur nga i riu për ekzekutimin e 2 kushërinjve, ndërkohë që pas ngjarjes Gjykata e Shkodrës la në burg babain e Danielit, Rrok Pepajn, i cili u arrestua si person në dijeni për parcelat me kanabis.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në disa prej zonave kanabisi është mbjellë për herë të dytë apo të tretë pas ndërhyrjes së policisë duke i shkatërruar bimët me kanabis. Pak ditë më parë një skaf me të paktën 1.2 ton kanabis u kap në brigjet greke, që sipas medieve greke kishte mbërritur nga Shqipëria. Shqipëria renditet e gjashta në Europë si vendi që kultivon më shumë kanabis. Në raportin vjetor të OKB-së për drogën dhe krimin, Shqipëria renditet i dyti në Europë pas Holandës, sa i takon trafikut të kanabisit, që nga nisja si vend origjine edhe tranzit. Alarm për situatën në vend ka dhënë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, ku thekson se individët që i kanë shpëtuar drejtësisë janë vendosur në vende të huaja dhe prej andej shërbejnë si ura lidhëse të trafikut me elementë kriminalë brenda vendit.

Mund t'ju interesojë

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 1 minute
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 9 orësh

Qendra Europiane për Monitorimin e Drogës, parashikoi në fillim të vitit se kultivimi i kanabisit në Shqipëri do të rritet. Opozita akuzon thuajse çdo ditë se Shqipëria është e mbjellë me drogë nga veriu në jug, si pjesë e projektit të kryeministrit Edi Rama për të bashkëqeverisur me krimin. Nuk ka asnjë bos droge të arrestuar, nuk ka asnjë Drejtor Policie të larguar, lexohej në akuzat e përditshme të PD-së.

Pyetja që shtrohet sot është se si është e mundur që policia i ka të gjitha këto informacione, e di se ku janë fushat me kanabis, e di se kush e mbjell, kush e trafikon dhe prapë nuk merr asnjë masë? Apo tashmë do të rend pas qytetarëve nuk vendosin maskat. Kur askush nuk lëvizte në rrugët e Shqipërisë dhe kryeministri reklamonte rrugët e zbrazura, trafikantët lëviznin të lirë nga toka dhe nga deti. Edhe sa viktima do të shtohet për pazaret e kanabisit? A ka dalë situata jashtë kontrolli? Paratë e drogës sipas opozitës kanë blerë zgjedhjet e fundit. Edhe pse u hapën dosje të bujshme me emra politikanësh, asnjë prej tyre nuk u përball kurrë me këtë akuzë. Zgjedhjet e vitin 2021 po afrojnë.

Etiketat e lidhura

kanabis
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 1 minute

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.