
Një person rreth të 50-ave humbi jetën gjatë ditës së sotme në një aksident rrugor në Reps. Mjeti Mercedez Benz, tip ML, me të cilin udhëtonte ka rënë nga ura në lumë. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa mësohet se po udhëtonte vetëm në mjet. Është dashur ndërhyrja e vinçit për të nxjerrë makinën.
Policia ka nisur hetimin për aksidentin.