
Një këmbësore është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, teksa gruaja ishte duke kaluar rrugën.
Paraprakisht mësohet se ajo është përplasur nga një automjet.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
