Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Manastirliu: Bursa 1-vjeçare tek TUMO për 12 fëmijët e ”Zyber Hallullit” (VIDEO)

Aktualitet E martë, 1 Qershor 2021 12:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka lançuar nismën e re, e cila do të shtrihet edhe për grupe të tjera të femijëve në nevojë, me synim nxitjen dhe zbulimin e talenteve, për t’i dhënë një mundësi të barabartë çdo fëmije. Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Qendrën TUMO, Manastirliu ka bërë me dije se kjo nismë nis me 12 fëmijë të moshës 12-18 vjeç të Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, të cilët do të mbështeten me bursë për 1 vit nga UNICEF dhe MSHMS në kuadrin e programit të deinstitucionalizimit për të ndjekur programet në këtë qendër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Në këtë ditë të veçantë menduam për një aktivitet që të mos jetë vetëm për një ditë, por t’i shërbejë të ardhmes tuaj dhe e ardhmja fillon sot. Por të jeni të bindur se, ashtu sikurse i dhamë mundësinë 12 fëmijëve të moshës 12-18 vjeç, pjesë e institucioneve tona të përkujdesit social apo siç më pëlqen mua ta them, shtëpisë sonë të madhe ‘Zyber Hallulli’, të ndërkojmë një program së bashku me mbështetjen e UNICEF-it në Shqipëri dhe pse jo edhe të Fondacionit për Zhvillim Amerikano-Shqipëtar, për të mundësuar krijimin e programeve të tilla për të mbështetur fëmijët në nevojë, fëmijët me aftësi speciale, për t’u zhvilluar dhe për të qenë pjesë integrale e këtyre qendrave që besoj që janë e ardhmja”, deklaroi Manastirliu.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 6 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 7 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 7 orësh

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënvizoi se ky program do të fuqizohet dhe shtrihet në institucionet e tjera të kujdesit dhe për fëmijët më në nevojë. “Kjo është një filizë dhe ne do të bëjmë të pamundurën që ta rrisim, ta forcojmë, ta fuqizojmë, që çdo fëmijë që nuk ka mundësi dot për të qenë pjesë e aktiviteteve të këtij lloji por që në fakt ka brenda vetes talentin, energjinë, dëshirën, të gjejë dhe të ketë mundësi, që brenda këtyre strukturave, të zhvillojë vetveten, të zhvillojë aftësi më të mira”, tha Manastirliu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke vlerësuar bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, drejtuesi i zyrës së UNICEF në Shqipëri, Roberto De Bernardi u shpreh se fëmijët në këtë qendër do të kenë mundësi të integrohen, mësojnë dhe argëtohen. “Jam shumë i lumtur për ju sepse kjo është një qendër fantastike dhe jam i sigurt që do të mësoni jashtëzakonisht shumë dhe që do të kënaqeni, do të argëtoheni pa masë teksa mësoni. Dhe jam shumë i lumtur për ju sepse, do të thoja është një kënaqësi dhe nder për të bashkëpunuar me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerian për Zhvillim”, tha drejtuesi i zyrës së UNICEF.

12 Fëmijë të Shtëpisë Fëmijëve “Zyber Hallulli”, të cilët plotësojnë kriterin 12-18 vjeç të programeve të Qendrës TUMO janë të parët që do të mbështeten me bursë për 1 vjeçare, pjesë e programit të deinstitucionalizimit dhe fuqizimit të fëmijëve pa kujdes prindëror. Për 1 vit, fëmijët do të ndjekin 2 herë në javë programet në Qendrën TUMO. ADF do të vazhdojë mbështetjen e këtyre fëmijëve me bursë në vitin e dytë të programit. Qëllimi i këtij programi është përgatitja e fëmijëve për daljen nga institucioni, edukimi dhe integrimi në jetën sociale dhe në shoqëri. Programi i bursave do të vazhdojë më pas me fëmijët e qendrave të tjera të kujdesit social, si dhe me fëmijët e familjeve në nevojë.

Etiketat e lidhura

Ogerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.