Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:19 Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën Një tjetër talent i futbollit shqiptar ka vendosur të përfaqësojë Kosovën. Bëhet fjalë për Lutfi Dalipin, i cili tashmë ka zgjedhur zyrtarisht fanellën dardane,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Manastirliu i përgjigjet Bashës: Jemi të rrethuar nga profesionistë të shkëlqyer, mos e prishni gjakun e të gjitha familjeve

Aktualitet E martë, 10 Mars 2020 21:13
Manastirliu i përgjigjet Bashës: Jemi të rrethuar nga profesionistë të shkëlqyer, mos e prishni gjakun e të gjitha familjeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha që e quajti rrumpallë këtë ministri dhe qeverinë, referuar situatës së krijuar dhe masave nga koronavirsi.

Manastirliu shprehet përmes rrjeteve sociale se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka privilegjin të jetë e rrethuar nga njerëz dhe profesionistë të shkëlqyer.

Sipas saj, janë ekspertë të shkëlqyer të shëndetit publik, njerëz që u shërbejnë çdo ditë qytetarëve, pa dallim. Manastirliu i kërkon Bashës të heshtë deri kur të ketë përfunduar beteja me virusin dhe mos t’i prishë gjakun të gjitha familjeve të Shqipërisë.

POSTIMI I MANASTIRLIUT

Zoti Basha,
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të cilën për turpin tuaj, ju e quani “rrumpallë”, ka privilegjin të jetë e rrethuar nga njerëz dhe profesionistë të shkëlqyer, të cilët janë vënë në krye të kësaj lufte të paparë që ka përfshirë të gjithë botën. Janë bluza të bardha me autoritet dhe integritet, të cilët në jetën e tyre private besojnë në ide e alternativa të ndryshme politike. Janë ekspertë të shkëlqyer të shëndetit publik. Ata janë njerëz që u shërbejnë çdo ditë qytetarëve, pa dallim. Mes tyre ka edhe simpatizantë të partisë tuaj. Por në punë, ata e kanë aftësinë që të lënë në shtëpi aftësitë politike. Dhe sot janë të gjithë bashkë, në këtë përpjekje të jashtëzakonshme kundër një epidemie që po sfidon të gjithë botën, dhe padyshim edhe Shqipërinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Juve ndoshta nuk e kuptoni sa keq dukeni kur sajoni, gënjeni apo shani dhe fyeni ministrinë e tyre. Sepse Ministria e Shëndetësisë, zotëri, është më në fund ministria e tyre. Nuk është e Ministres, as e partisë, aq më pak e qokave si deri dje. Unë jam ministrja e tyre dhe ata janë graviteti i punës sime, janë fuqia e angazhimit tim. Ata janë burimi i sigurisë që kam, se NE DO T’IA DALIM KËSAJ LUFTE! Me ose pa ju zoti Basha, NE DO T’IA DALIM! Ka njerëz të nderuar, profesionistë të respektuar, në atë që ju e quani “task-forca opozitare”. Po opozitën e kujt jeni duke bërë bashkë, ju dhe politikanët e maskave të skaduara zoti Basha?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju pyes sepse ju s’keni nevojë për ata që të sajoni, gënjeni, shani apo fyeni ministrinë që është edhe e tyrja! Nuk ju duhen farsa si e sotmja, ku tre politikanë me “bombë në duar” pozonin me një qendër shëndetësore në sfond. Për të frikësuar njerëzit dhe profesionistët e shëndetit. Ju s’keni nevojë për ata, për të vazhduar me avazin e vjetër të akuzave e të kërcënimeve me prokurori. Personeli mjekësor sot nuk ka nevojë për “detektivët” tuaj, po për mbështetjen e të gjithëve, përfshirë edhe ju!

Mund t'ju interesojë

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

Para 2 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Para 2 minutash
Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Para 10 minutash

Ne, Ministria e Shëndetësisë e kam fjalën, nuk jemi as të përsosur as të pagabueshëm. Po si mundët të na quani kriminelë edhe sot, kur Shqipëria e tërë i ka sytë nga personeli ynë mjekësor që SOT JEMI NJË, BASHKË ME ÇDO SHQIPTAR dhe PËR ÇDO SHQIPTAR?!

Unë jam mësuar të mos habitemi nga agresiviteti i retorikës suaj. Por kjo e sotmja më habiti. Një rënie e fortë në standartin e komunikimit, në kohën më të gabuar të mundshme. Unë shpresoj fort të ketë qenë një lajthitje, si ajo “task-forca” shëndetësore opozitare, të cilës nuk i gjen dot një të dytë në asnjë vend të botës. Unë ju ftoj sinqerisht që, deri kur të kemi përfunduar këtë betejë me virusin, të heshtni atëherë kur nuk keni ç’të thoni. Nuk është luftë politike kjo, Z. Basha. Eshtë luftë për shëndetin dhe sigurinë e mbarë popullit.

Mua këtu do të më keni. Kur ta kemi mundur epideminë, do të keni kohë që të rifilloni me avazin tuaj. Por deri atëherë, kujtojini vetes se nuk jeni vetëm politikan. Jeni burrë, prind, bir i një familjeje. Mos e prishni gjakun e të gjitha familjeve të Shqipërisë, duke përhapur panik dhe folur në hava.
Të flasësh kohë në kohë krize si kjo e epidemisë, nuk është thjesht e pajustifikueshme. Eshtë e dënueshme në çdo aspekt.

Etiketat e lidhura

Ogerta ManastirliuShëndetësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën
Tani

Ishte pranë Shqipërisë, Dalipi zgjedh të luajë me Kosovën

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë
Para 2 minutash

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë
Para 2 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime
Para 10 minutash

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.