
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se janë më shumë se 22 mijë qytetarë që po marrin shërbim mjekësor nga mjekët e familjes për Covid-19. Duke vënë në pah rolin e mjekëve të familjes në menaxhimin e pandemisë, Manastirliu deklaroi në facebook se qytetarët duhet të kontaktojnë me ta për të përfituar rimbursimin e ilaçeve për virusin.