
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregon se deri më tani janë vaksinuar më shumë se 200,000 gjyshër dhe gjyshe. ”Me lajmin e mirë se më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga Covid-19, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Manastirliu në facebook.