Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Manastirliu: Nis investimi 1 milion dollarë në maternitetin “Koço Gliozheni”

Aktualitet E hënë, 28 Qershor 2021 14:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nis projekti për investimin në maternitetin “Koço Gliozheni”, faza e parë e të cilit do të jetë 1 milion dollarë, për rehabilitimin e plotë të Urgjencës, Qendrës së Gruas, sallave të operacionit dhe pajisjen e tyre me aparatura të teknologjisë së lartë. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar sot spitalin Obsetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku aktualisht ka nisur funksionimi i shërbimit të ri të laboratorit, duke bërë me dije edhe investimin që pritet të fillojë së shpejti, pjesë e projektit transformues në këtë spital universitar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Në maternitet prezantojmë projektin më të ri, fazën e parë të rehabilitimit të sallave, të urgjencës, të qendrës së gruas, me financim të qeverisë shqiptare, si dhe laboratorin e ri të analizave që tashmë është vënë në funksion”, tha Manastirliu. Drejtori i maternitetit, dr. Genci Hyska tha se ky është një investim tepër i rëndësishëm për këtë spital. ”Faza e parë e projektit përfshin rikonstuksionin e sallave të operacionit, me shtimin e kapaciteteve të tyre, duke shtuar dhe dy salla të reja operacioni; rikonstruksionin e plotë të bllokut të lindjes, duke rritur parametrat. Dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është edhe shërbimi i ri i urgjencës-pranimit”.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 7 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 8 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 8 orësh

Duke inspektuar laboratorin e ri në maternitetin ”Koço Gliozheni”, në kuadër të modernizimit dhe investimit në rrjetin kombëtar të laboratorëve publikë në vend, Manastiliu nënvizoi se ky laborator do të rrisë gamën e analizave. ”Një ndër investimet e tjera është edhe laboratori i ri që tashmë është pjesë e rrjetit të laboratorëve publikë, nëpërmjet partneritetit publik-privat dhe ku tashmë është kryer një investim shumë bashkëkohor, duke rritur gamën e analizave shumë më shumë se çfarë bëheshin më parë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qeveria ka financuar rreth 1 milion dollarë në fazën e parë të investimit në maternitetin “Koço Gliozheni” për rikonstruksionin e bllokut operator, bllokut të lindjes, qendrës së gruas, urgjencës dhe pajisjen e tyre me aparatura mjekësore të standardeve më të mira. Në fazën e dytë do të kryhet rikonstruksioni i shërbimit të neonatologjisë, ndërsa në fazën e tretë do të jetë investimi në sistemin e veshjes dhe paneleve diellore, për të bërë edhe kursimin e energjisë, për të qenë edhe në pjesë e aksionit global për eficiencën e energjisë.

Shërbimi i ri i laboratorit të hapur në këtë spital, pjesë e rrjetit modern të laboratorëve publikë, me Partneritetin Publik-Privat ka rritur gamën e analizave nga 27 në 163 lloje analizash në maternitetin “Koço Gliozheni”. Në 18 spitale publike do të investohet për ofrimin e shërbimit cilësor dhe zgjerimit të gamës së analizave, duke rritur mbulimin shëndetësor dhe duke reduktuar pagesat nga xhepi për qytetarët.

Përmirësimi i shërbimit për nënën dhe fëmijën afër vendbanimit, kanë qenë në fokus të investimeve të viteve të fundit të qeverisë shqiptare, me ndërtimin e materniteteve të reja të Korçës, Sarandës, Lezhës, Kukësit, Beratit dhe së fundmi, kanë nisur punimet për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Etiketat e lidhura

materniteti “Koço Gliozheni”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 7 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 7 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 8 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.