Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Monika Kryemadhi në Vlorë: LSI do jetë forcë kryesore, përcaktuese e zhvillimit të vendit pas 25 prillit

Monika Kryemadhi në Vlorë: LSI do jetë forcë kryesore, përcaktuese e zhvillimit të vendit pas 25 prillit

Aktualitet
E shtunë, 3 Prill 2021 09:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas Fierit, kur LSI mbushi rrugët e qytetit me gra dhe vajza, kundër Ramës e që shkonin në takim me Monika Kryemadhin, kjo e fundit sot është në Vlorë.
Të rinjtë, të rejat dhe simpatizantët e LSI-së kanë dalë në mbështetje të Kryemadhit, e cila ndodhet në qytetin bregdetar për të prezantuar zyrtarisht kandiatët e LSI për deputetë.
Vlora do jetë një bastion i madh ku LSI do të marrë disa mandate deputeti, pikërisht në zonën e Kryeministrit Rama.
Damian Gjiknuri ka manifestuar shenja pesimizmi në këtë qytet pasi ka thënë se Vlora është basti politik dhe personal i Edi Ramës.
Pra, ia ka dhënë paradhënie humbjen kryeministrit duke ia larguar nga vetja.
Sot rrugët e Vlorës u mbushën me mbështetësit e LSI.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në manifestimin e madh në Vlorë, Monika Kryemadhi theksoi se “vetëm Vlora mund të bëjë këtë frymë, këtë entuziazëm, këtë forcë, këtë besim dhe këtë patriotizëm. Vlora është një qytet, që për hir të së vërtetës i ka dhënë identitet Shqipërisë, i dha pavarësinë Shqipërisë, i dha forcën Shqipërisë, i dha frymë, i dha jetë, por i dha edhe bukuri.
Vetëm në Vlorë mund të shikosh një mrekulli të jashtëzakonshme që Zoti ia ka dhënë, këtë diell, këtë atmosferë, që edhe shiu kur bie është i bukur, sepse edhe vlonjatët dhe vlonjatet janë të bukur. Por nuk iu ngel hatri sarandjotëve, sepse edhe Saranda është shumë e bukur dhe në fakt të gjithë jemi bërë xhelozë kur u bë ndarja administrative, kur u bashkua Vlora, Himara, Saranda e Delvina dhe ne thamë: Si mund të bashkohen dhe nuk ruajtën raportet që kanë ruajtur me qarqet e tjera. Por, aty kupton forcën, karakterin, mentalitetin, gjuhën, shpirtin, edhe ajo egërsi që kanë këto zona bregdetare, ngjitet dhe shprehet me dashuri njerëzore.
Unë në fakt ju jam shumë mirënjohëse të gjithëve. Ju jam shumë mirënjohëse grave dhe vajzave vlonjate, i jam mirënjohëse Shqiponjës, Junës, Monikës, të gjitha grave dhe vajzave, që në ditët më të vështira qëndruan në LSI, luftuan në LSI dhe mbi të gjitha përballuan, presionin, dhunën dhe terrorin psikologjik të një kaste në ikje.
Si mund të mos jem krenare për Vefin, që sot është shtatzënë, e cila në asnjë moment, që studente, nuk iu nda LSI-së. Si mund të mos jem krenare për Xhilin, për atë djalë të mrekullueshëm, që në momentet më të vështira nuk mungoi njëherë për të thënë: Jam këtu me ju!
E pra kjo është LSI-a. LSI është një familje, që shumë persona, kur thanë që LSI është një parti familjare, menduan se bënë dëm, por jo. Përkundrazi, familja është qeliza që mban kombin në këmbë. Familja është qeliza që mban shtetin në këmbë. Familja është dashuria e nënës dhe babait për fëmijën. Është dashuria që kemi secili nga ne për fëmijët, për prindin, për motrën, për vëllain, për gjyshërit, për historinë, sepse vetëm dora e nënës që rrit fëmijën, e rrit me dashurinë për familjen, për flamurin, për vendin. E pra, familja për ne është gjithçka, familja për ne është e shenjtë. Respekti për prindërit është i shenjtë dhe i patjetërsueshëm. Sepse në fund të fundit, këta jemi ne. Ne jemi familja e vërtetë shqiptare, që e ka në themel të saj dashurinë dhe respektin për vendin, për flamurin, për vlerat e familjes dhe për vlerat e respektit”, u shpreh kryetarja e LSI.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 5 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 6 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 6 orësh

Duke folur për drejtuesin e listës së LSI në Vlorë, Luan Ramën, Kryemadhi u shpreh:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Xhelozitë janë shumë të mëdha për ty, kanë qenë që kur ke qenë i ri në PS.

Jam i bindur se ti i shqetëson, i bezdis të gjithë rilindasit që i kanë menduar vlonjatët si njerëz që mashtrohen, koha e allishverisheve në Vlorë ka marrë fund.

Luani s’është nga Vlora por drejton listën e Vlorës për një arsye, se ne duhet të kuptojmë që Shqipëria sic është vend i madh për ndarjen e mentaliteteve e lokaliteteve është aq i vogël për të luftar të gjithë bashkë kundër tjetërsimit të identitetit e sovranitetit kombëtar”.

Kryemadhi tha se kryeministri Rama “e di shumë mirë që ai në Vlorë do humbë e di mirë që në gjithë Shqipërinë ka humbur por do të krijojë alibitë e veta të menaxhojë ato 4 muaj për të mbyllur gjithë letrat e dokumentet.

S’ka Zot që e mbron Ramën, hajdutët e pronave të vlonjatëve në Vlorë, sk’a askush që ta mbrojë, cdo njeri që ka cënuar lirinë, të drejtën e jetën e të gjithë shqiptarëve”.

Me pas foli Luan Rama, kandidati për deputet në Vlorë.

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama deklaroi sot nga Vlora se qytetarët e saj janë të vendosur që 25 prillin ta shndërrojnë në ditën e madhe të fitores së tyre, ditën e madhe të fitores së gjithë Shqipërisë. Sipas tij, kush voton LSI-në, voton Shqipërinë.

“Vlora, emblema e krenarisë, e lavdisë dhe forca e madhe e ndryshimit të Shqipërisë është sot më e bukur se kurrë, sepse qytetarët e saj janë të vendosur që 25 prillin ta shndërrojnë në ditën e madhe të fitores së tyre, ditën e madhe të fitores së gjithë Shqipërisë. Unë e ndjej veten të privilegjuar dhe shumë të nderuar, që jam në krye të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës. Çdo shqiptar është krenar dhe vlonjat, po aq sa çdo vlonjat, pasi ata i kanë bërë të ndihen të tillë. Lista e kandidatëve për deputetë që paraqet LSI në Vlorë është më përfaqësuesja, më e mira më cilësorja dhe më fituesja. Prandaj 25 prilli do të jetë dita që do të votohet nën refrenin: Kush voton LSI-në, voton Shqipërinë”, tha Luan Rama.

Ai i uroi mirëseardhjen në Vlorë, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe e siguroi se në Vlorë, LSI do të jetë forca vendimtare e fitores së opozitës.

“Është e vërtetë që Vlora ka pasur deputet, por nuk ka pasur përfaqësues, Vlora ka pasur deputetë, por Vlora nuk ka pasur zërin e saj që të tundë parlamentin, qeverinë dhe të ngrejë në këmbë Shqipërinë kur është fjala për interesat kombëtare të vendit, për të cilat Vlora ka mbajtur dhe do të mbajë gjithmonë flamurin e pararendëses dhe qendrës shqiptare në rrugën europiane të saj.
Të gjithë ne jemi gjendur nën pushtetin e propagandës së dhunës që nuk ka të bëjë me qytetarët. 25 prilli është dita që të mos e fshehim Vlorën pas dy rrugëve, por ta shohim Vlorën ashtu siç është. Të kujtojmë gjithçka që çdo qytetar i Vlorës gjen në qytetin e vet. Të votojmë për ndryshimin, për Vlorën, shtëpinë tonë, për Shqipërinë. Vlora e ashtuquajtura mbretëreshë e turizmit fatkeqësisht në 70% të banorëve të saj nuk ka ujë më shumë se 2-3 orë në ditë. Vlora e ashtëquajtura mbretëreshë e turizmit, edhe pse propaganda e pushtetit thotë se ka investuar mbi 1 miliardë euro në 8 vite, sot kanalet e ujërave të zeza derdhen në det, për turpin e qeverisë.
Është e bukur ajo pjesa e rrugës në Muradije ku janë rikonstruktuar dhe zbukuruar 15-20 shtëpi, por pas atyre shtëpive është Vlora tjetër. Është Vlora e lagjes Partizani, e Çoles, e Llongjës, Vlora e mjerimit, skamjes dhe harresës. Prandaj të mos ketë dy Vlora, njëra e propagandës dhe tjera e shqiptarëve, në 25 prill duhet të votojmë LSI-në, të votojmë lëvizjen e qytetarëve për ndryshim, lëvizjen e vlonjatëve për fitoren e Vlorës dhe Shqipërisë”, deklaroi numri dy i LSI-së.

Ai tha se në ditën kur të shkojmë për të votuar secili prej nesh të mos harrojë se sa ka paguar për të trajtuar Covidin, që ata qindra e qindra lekë të shpenzuara nuk janë kompensuar asnjë qindarkë, që shteti e ka për detyrë ta bëjë.

“Kur të shkojmë për të votuar, të mos harrojmë se çfarë kemi kaluar për tu trajtuar në të ashtëquajturën mjekësi falas dhe kostoja e Covid-it të gjithë ju e dini sepse askush edhe ata që e kanë kaluar lehtë, nuk e kanë kaluar me më pak se 2-3 mijë euro. Të kujtojmë një fakt, që në 5 vite nga Vlora janë larguar 40 mijë djem e vajza, prandaj 25 prillin ta kthejmë në një ditë thirrje që askush më të mos e braktisë Vlorën, për shkak të krimit, korrupsionit që ju e hasni në çdo zyrë shyteti.
Kam dhe një apel për ata bashkëluftëtarë, bashkëqyterarë, anëtarë të PS, simpatizantë të PS, të cilët kanë sakrifikuar në Vlorë më shumë se kudo tjetër që Shqipëria të bëhej Europiane, që të mos cenohej asnjë pëllëmbe e vendit. I ftoj socialistët që të shohin listat e partive të tjera, që nëse gjejnë një socialist më socialist se unë le të votojnë atë. Por socialistët me zemër dhe shpirt shqiptari që e duan Shqipërinë, kanë dhe do të kenë përfaqësues të tyre Luan Ramën, themeluesin e PS, që e për nder dhe sot të quhet socialist e jo Rilindas, i krimit, i mykut”, deklaroi Luan Rama.

Etiketat e lidhura

fushateLSIMonika KryemadhiVlorezgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.