Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat
  • Politika shqiptare
  • Shqipëria në BE
  • Maratona Tiranës
  • Fluturimet në SHBA
  • Lindja e Mesme
  • Emigrantët në Kanarie
  • Dronët
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat
  • Politika shqiptare
  • Shqipëria në BE
  • Maratona Tiranës
  • Fluturimet në SHBA
  • Lindja e Mesme
  • Emigrantët në Kanarie
  • Dronët
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Marta Kos: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

Marta Kos: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

Aktualitet
E martë, 3 Qershor 2025 17:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-DW-

Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Marta Kos, tha se rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmes dialogut dhe normalizimit të raporteve me Serbinë dhe jo hapave të njëanshëm.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, përsëriti se “Kosova duhet të formojë sa më shpejt institucionet e saj” dhe nënvizoi qartë se “vendi duhet të ketë parasysh se përparimi drejt Bashkimit Evropian lidhet me dialogun me Serbinë”. Këtë deklaratë Marta Kos e bëri gjatë një debati në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian. Ajo nënvizoi se “Komisioni është i gatshëm të përpilojë mendimin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në BE kur Këshilli të kërkojë një gjë të tillë”.

“Në Kosovë, pas zgjedhjeve të shkurtit, është thelbësore që të formohen shpejt institucionet dhe të shkohet përpara me reformat kyçe në drejtësi, media dhe administratën publike. Një qeveri funksionale dhe një kuvend janë të domosdoshëm në mënyrë që Kosova të përfitojë nga plani i reformave dhe rritjes”, tha komisionerja e BE-së.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kosova, qysh në dhjetor të vitit 2022, ka dorëzuar formalisht kërkesën për anëtarësim në BE, por ajo kërkesë asnjëherë nuk është shqyrtuar nga ana e Këshillit Evropian.

“Komisioni mbetet i gatshëm të përgatisë mendimin për anëtarësimin e Kosovës në BE, kur të marrë një kërkesë të tillë nga Këshilli. Por më lejoni të jem e qartë, rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmesnormalizimit të raporteve me Beogradin e jo përmes veprimeve të njëanshme”, ka thënë Kos.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas procedurave në Bashkimin Evropian, vendet anëtare në Këshill duhet të mandatojnë Komisionin Evropian për të përpiluar mendimin nëse Kosova i përmbush apo jo kushtet për status kandidati. Pastaj, vendimet në bazë të atij mendimi i merr Këshilli, duke vepruar njëzëri nga të gjitha vendet anëtare.

Mund t'ju interesojë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Para 27 minutash
Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Para 32 minutash
Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Para 2 orësh

Bislimi takon Sørensen

Në kohën kur zhvillohej debati në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, zëvendëskryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, takoi në Bruksel Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian përdialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Ky është takimi i parë i Bislimit me Sørensen në Bruksel. Sørensen nuk foli për takimin, por sipas kryenegociatorit të Kosovës, në takim janë ngritur një sërë çështjesh.

“Fillimisht ai na tregoi për qasjen që ai mendon ta ketë në fazat e ardhshme të bisedimeve, qoftë në nivel të kryenegociatorëve, qoftë edhe në takimet e larta ku pastaj udhëhiqen nga znj. Kaja Kallas, dhe pastaj në takimin bilateral ngritëm një sërë temash për të cilat besojmë se është shumë me rëndësi që sa më shpejt të kemi përgjigje nga Brukseli apo zgjidhje”, tha Bislimi.

Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen me presidenten Vjosa Osmani Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen me presidenten Vjosa Osmani

Ai përmendi çështjen e menaxhimit të integruar të kufirit Kosovë-Serbi, mosfunksionimin e linjave të interkoneksionit mes Kosovës dhe Serbisë, që përfshihet në kuadër të implementimit të marrëveshjes së energjisë ndërmjet dy vendeve.

Në Kosovë tash e gati katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, akoma nuk janë themeluar institucionet e reja, pasi që Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar për t’i hapur rrugë krijimit të qeverisë së re. Për këtë “vakum institucional” është i vetëdijshëm kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, por ai thotë se për disa çështje mund të flitet në Bruksel.

“Natyrisht se ka vështirësi për arsye se nuk mund të mbahen takime të nivelit të lartë, por megjithatë janë disa tema ku Kosova mund të përfitojë nëse ka konstruktivitet apo qasje konstruktive nga ana e Serbisë, edhe mendoj që nuk do të ishte në rregull nëse ne i humbim këto shanse për shkak se në Prishtinë ka pengesa në konstituimin e Kuvendit”.

A do të zgjidhet ngërçi politik së shpejti?

Të mërkurën, me 04.06 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish për të 24-tën herë me radhë në përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, ndonëse nuk është njoftuar për ndonjë marrëveshje politike që do ta nxirrte vendin nga bllokada institucionale. Dhe nëse nuk gjehet zgjidhje nga ngërçi i krijuar politik, përfaqësuesit e të gjitha partive politike nuk e kanë përjashtuar edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, vetëm pas konstituimit të Kuvendit dhe kryesisë, atëherë presidentja Vjosa Osmani, sipas ligjeve, detyrohet të caktojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t’i sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës. E Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet me 48 vendet e siguruara, duhet patjetër të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër në mënyrë që të mund ta formojë qeverinë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 3 minutash

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 5 minutash

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 27 minutash

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 32 minutash

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
14 Nëntor 2026, 20:50

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 16 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 11 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

4 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
14 Nëntor 2026, 17:17

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.