Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbretëria e Bashkuar: Lideri i “Reform UK”, Farage përballet me akuza të reja për mosdeklarim përfitimesh

Aktualitet E diel, 5 Korrik 2026 18:59
Mbretëria e Bashkuar: Lideri i “Reform UK”, Farage përballet me akuza të reja për mosdeklarim përfitimesh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lideri i partisë britanike kundër emigracionit, Nigel Farage është paraqitur pranë autoritetit parlamentar, që mbikëqyr standardet etike të deputetëve, pas pretendimeve se nuk ka deklaruar disa përfitime, që ka marrë para se të zgjidhej deputet.

Sipas gazetës “The Sunday Times”, Farage ka përfituar shërbime sigurie, mbështetje për rrjetet sociale dhe akomodim nga aleati i tij i ngushtë, George Cottrell gjatë vitit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.

Zëdhënësi i Farage i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si “të pabaza” dhe duke deklaruar se nuk është shkelur asnjë rregull i Parlamentit.

Megjithatë, deputeti i Liberal Demokratëve, Josh Babarinde, i ka kërkuar zyrtarisht Komisionerit Parlamentar për Standardet të hapë një hetim të ri, duke argumentuar se ekzistojnë dyshime serioze, se Farage nuk ka respektuar detyrimin për të deklaruar përfitimet e marra.

Farage është tashmë nën hetim

Kjo nuk është hera e parë që, Farage përballet me një hetim të tillë. Ai është tashmë nën hetim, për një dhuratë prej 5 milionë paundësh (rreth 6,7 milionë dollarë) që ka marrë nga investitori i kriptomonedhave Christopher Harborne, para se të zgjidhej deputet.

Mund t'ju interesojë

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Para 4 orësh
Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 4 orësh
Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Para 5 orësh

Farage ka deklaruar se, paratë ishin një dhuratë pa kushte, e destinuar për financimin e sigurisë së tij personale, dhe për këtë arsye nuk ishin të detyruara të deklaroheshin.

Megjithatë, kjo shumë u bë publike vetëm pasi u zbulua nga media në muajin prill.

Çfarë mund të ndodhë?

Nëse autoriteti parlamentar arrin në përfundimin se Farage, ka shkelur rëndë rregullat për deklarimin e interesave financiare, ai mund të pezullohet nga Parlamenti britanik.

Nëse pezullimi zgjat 10 ditë ose më shumë, në zonën që ai përfaqëson, mund të nisë një procedurë për t’i hequr mandatin, e cila mund të çojë në zgjedhje të parakohshme për vendin e tij në Parlament. //a.i/

ATSH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 4 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 4 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 4 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 4 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 6 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 4 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

3 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 14 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 4 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.