Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mbrojtja nga zjarret prioritet, ministri Lamallari: Zjarrvënësit e qëllimshëm rrezikojnë deri në 30 vjet burg

Aktualitet E premte, 29 Maj 2026 15:06
Mbrojtja nga zjarret prioritet, ministri Lamallari: Zjarrvënësit e qëllimshëm rrezikojnë deri në 30 vjet burg
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zjarret e qëllimshme do të ndëshkohen me forcën maksimale të ligjit këtë verë. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bën me dije se pas ndryshimeve në Kodin Penal, në rastet më të rënda autorët e zjarrvënieve mund të dënohen deri në 30 vite burg. Gjatë një takimi koordinues me drejtuesit e shërbimeve zjarrfikëse nga të 61 bashkitë e vendit, u prezantuan masat që do të zbatohen për sezonin veror.

”Dua ta them qartë: do të ketë zero tolerancë ndaj zjarrvënies së qëllimshme dhe ndaj kujtdo që cenon pasurinë natyrore dhe sigurinë e komuniteteve tona”, tha Lamallari, duke nënvizuar gjithashtu në rëndësinë e ndërgjegjësimit të çdo komuniteti. Ministri bëri të ditur se gjatë muajve të verës strukturat zjarrfikëse do të kalojnë në gatishmëri të përforcuar. Në terren do të ketë patrullime dhe monitorim të vazhdueshëm në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Emergjencat Civile dhe institucionet e tjera përgjegjëse, ndërsa në zonat turistike dhe ato me risk të lartë do të ngrihen stacione të përkohshme zjarrfikëse.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një tjetër masë do të jetë kontrolli i objekteve që presin numër të lartë pushuesish gjatë sezonit. Sipas Lamallarit, inspektimet do të përfshijnë hotele, resorte, restorante, lokale plazhi dhe subjekte të tjera, me fokus respektimin e rregullave të sigurisë dhe planeve të evakuimit. Paralelisht me masat parandaluese, qeveria po investon edhe në forcimin e kapaciteteve të shërbimit zjarrfikës. “Kemi avancuar modernizimin e flotës, kemi mbështetur përmirësimin e trajtimit financiar dhe kemi nisur hapa të rinj për rritjen e kapaciteteve operacionale në të gjithë vendin”, deklaroi ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministri njoftoi se financimi për vitin që lamë pas u rrit në 2.8 miliardë lekë, nga 2.3 miliardë lekë në vitin 2024. Aktualisht në vendin tonë, sipas Lamallarit, operojnë rreth 170 automjete zjarrfikëse, ndërsa janë planifikuar edhe 130 mjete të reja dhe ndërtimi i katër stacioneve të reja në Përrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë. Në deklaratën e tij, Lamallari u kërkoi bashkive dhe institucioneve vendore të kenë plane të qarta veprimi për përballimin e emergjencave, duke theksuar se mbrojtja e pyjeve, zonave turistike dhe komuniteteve nga zjarret mbetet një nga sfidat kryesore të sezonit veror.

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 7 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 7 minutash
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e ...

Para 43 minutash

Ai gjithashtu vlerësoi punën dhe sakrificën e efektivëve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, duke theksuar se ky është një shërbim jetik për sigurinë publike dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit. “Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi është një nga shtyllat më të rëndësishme të sigurisë publike në vend. Është një shërbim që qytetarët e shohin gjithmonë aty ku ka rrezik, aty ku ka emergjencë dhe aty ku kërkohet sakrificë”, u shpreh Lamallari. Në përfundim të aktivitetit, disa efektivë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje për profesionalizmin dhe kontributin e tyre në operacione të ndryshme shpëtimi dhe emergjencash, mes tyre edhe efektivë të angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në një pallat shumëkatësh në Tiranë.

Etiketat e lidhura

Lamallarizjarre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Tani

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 7 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 7 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 8 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.