Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma!”. Tarifat e Trump ndezin botën

Aktualitet E hënë, 7 Prill 2025 19:12
“Më e keqja nuk ka ardhur akoma!”. Tarifat e Trump ndezin botën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Plani i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’iu vendosur tarifa vendeve në mbarë botën ka filluar të trazojë tregjet anembanë globit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe brenda SHBA-së, shumë aksionarë presin trazira, si ulje çmimesh, pasi Trump paralajmëroi qeveritë e huaja se do të duhet të paguajnë “shumë para” për të hequr tarifat që ai i quajti “ilaç”.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 8 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 10 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh

Tregjet e aksioneve në Azi pësuan rënie të ndjeshme, ndërsa në Evropë ranë në nivelin më të ulët që një vit e gjysmë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, edhe çmimet e naftës ranë dhe investitorët frikësohen se tarifat që Trumpi shpalli javën e kaluar mund të çojnë në rritje çmimesh, ulje të kërkesës dhe, potencialisht, në një recesion global.

Ministrat e Bashkimit Evropian, të cilët nuk janë pajtuar për mënyrën se si duhet të kundërpërgjigjen ndaj Trumpit pa rrezikuar më shumë pasoja për kompanitë dhe konsumatorët e tyre, do të takohen të hënën në përpjekje për t’u pajtuar për një qëndrim të përbashkët.

Goldman Sachs – një nga bankat më të mëdha dhe më të njohura në botë, me seli në Nju Jork të SHBA-së – ka rritur në 45 për qind gjasat që SHBA-ja mund të përballet me recesion në 12 muajt e ardhshëm.

Edhe banka të tjera të ngjashme, që merren me investime të mëdha, kanë rishikuar parashikimet e tyre.

Ekonomistët në bankën JPMorgan, që më parë kishin parashikuar rritje të Bruto Prodhimit të Brendshëm prej 1.3 për qind, tani parashikojnë që tarifat ta shtyjnë ekonominë amerikane në një tkurrje prej 0.3 për qind.

Robert Pavlik, menaxher në firmën Dakota Wealth Management në SHBA, që ofron shërbime financiare për individë me pasuri të mëdha, thotë se njerëzit frikësohen se “më e keqja ende nuk ka ardhur”.

“Ata janë të shqetësuar për atë që vjen më pas – një recesion në vend dhe pastaj globalisht, që mund të çojë në një depresion të mundshëm”, tha Pavlik për Reuters.

Ndërsa tregjet amerikane po përgatiten për një goditje, Trumpi nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të tërhiqet nga vendimi i tij për vendosjen e tarifave, duke kritikuar Kinën për vendosjen e tarifave hakmarrëse dhe duke përsëritur thirrjen që Rezerva Federale e SHBA-së të ulë normat e interesit.

Trumpi beson se ulja e normave të interesit mund të ndihmojë për të parandaluar një recesion, duke stimuluar ekonominë dhe duke mbajtur të lartë kërkesën për mallra dhe shërbime, pasi që normat më të ulëta të interesit i bëjna kreditë më të lira.

Treguesit e Aksioneve Amerikane ranë ndjeshëm të hënën dhe S&P 500 ishte gati të konfirmonte se çmimet e aksioneve do të bien për një kohë të gjatë. Një gjë e tillë kishte ndodhur në vitin 2008, gjatë krizës financiare globale të vitit 2008, dhe gjatë shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Njoftimi për tarifat ka hasur në kritika nga liderët e tjerë dhe ka nxitur tarifa hakmarrëse nga Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, që e quajti sjelljen e Trumpit “ngacmim ekonomik”.

Pas një rënie të madhe në bursat e Kinës kontinentale dhe Hong Kongut të hënën, fondi sovran i Kinës ndërhyri për të përpjekur stabilizimin e tregut.

Aksionet në Tajvan ranë pothuajse për dhjetë për qind – rënia më e madhe ndonjëherë brenda një dite në përqindje.

Aksionet evropiane të mbrojtjes, që kishin performuar mirë më parë për shkak të pritshmërive për një bum shpenzimesh nga shtetet, ishin drejt rënies më të madhe ditore që nga prilli i vitit 2020.

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe një aleat i afërt i Trumpit në përpjekjet për të ulur shpenzimet e qeverisë, të shtunën tha se shpreson të shohë tarifa zero midis SHBA-së dhe Evropës. Të hënën, ai publikoi në rrjetet sociale një video të ekonomistit Milton Friedman që lavdëronte sistemin tregtar ndërkombëtar.

Investitorët dhe liderët politikë janë ende të pasigurt nëse tarifat e Trumpit janë pjesë e një regjimi të ri të përhershëm apo një taktikë negociuese për të marrë lëshime nga vende të tjera.

Disa janë të shqetësuar, megjithatë, se një kundërpërgjigje me tarifa nga Evropa rrezikon të sjellë tarifa edhe më të larta për eksportuesit evropianë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi në X se Evropa është e gatshmë të negociojë me SHBA-në, duke i ofruar heqjen e të gjitha tarifave ndaj mallrave amerikanë në këmbim për të njëjtën gjë nga SHBA-ja.

“Sepse ne jemi gjithmonë të gatshëm për një marrëveshje të mirë. Por gjithashtu jemi të përgatitur të reagojmë me kundërmasa. Dhe të mbrohemi nga efektet indirekte përmes zhvendosjes së tregtisë”, tha Von der Leyen.

Kryeministri Shigeru Ishiba i Japonisë, një nga aleatët më të afërt të Uashingtonit në Azi, gjithashtu po përpiqet të arrijë një marrëveshje me Trumpin, por paralajmëroi se për këtë gjë mund të duhet kohë.

Investitorët tani po vënë bast se rreziku në rritje i një recesioni mund ta shtyjë Rezervën Federale të SHBA-së të ulë normat e interesit që muajin tjetër. Deri tani, kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell, ka sinjalizuar se nuk ka “nguti” për një gjë të tillë.

Disa qeveri në Azi tashmë kanë shprehur gatishmëri për të negociuar me SHBA-në për të shmangur detyrimet.

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, të dielën ofroi tarifa zero si bazë për bisedime, ndërsa një zyrtar qeveritar indian tha se Delhi nuk ka në plan të hakmerret. Udhëheqësi vietnamez, To Lam, ra dakord gjatë një telefonate me Trumpin të premten për ta diskutuar një marrëveshje.

Në Evropë, ministrja e Tregtisë në Holandë, Reinette Klever, tha të hënën se fillimi i bisedimeve me Uashingtonin është thelbësor. “Duhet të ulemi në tryezë me amerikanët dhe të shohim si mund të ulim këto tarifa,” tha ajo.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 50 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 51 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 53 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 54 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.