Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 13:26 Berisha mbron Elisa Spiropalin Lideri demokrat ka mbrojtur sot deputeten e PS Elisa Spiropali duke thënë se ajo po sulmohet nga Rama. Me tej Berisha shtoi se Spiropali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Media franceze: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik, bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

Aktualitet E mërkurë, 8 Korrik 2026 11:36
Media franceze: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik, bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Media franceze “SciencePost.fr” i ka kushtuar një reportazh të zgjeruar historisë së bunkerëve shqiptarë, një prej simboleve më të dukshme, të periudhës së regjimit komunist.

Artikulli sjell në vëmendje një prej projekteve më të mëdha të fortifikimit në Evropë, të nisur nga Enver Hoxha, ku qindra mijëra struktura betoni, u shpërndanë në të gjithë territorin shqiptar, për t’u përballur me një luftë që nuk erdhi kurrë.

Shqipëria e bunkerëve: 173 mijë kupola betoni të ndërtuara për një armik imagjinar

Gjashtë bunkerë për çdo kilometër katror. Kjo ishte dendësia që Shqipëria arriti në kulmin e fushatës së saj të bunkerizimit, mes viteve 1967 dhe 1985.

Gjatë kësaj periudhe, në të gjithë vendin u ndërtuan rreth 600 mijë bunkerë të madhësive të ndryshme.

Një shifër marramendëse për një shtet të vogël si Shqipëria, e cila për dekada u përgatit për një pushtim që nuk ndodhi asnjëherë.

Sot, më shumë se 173 mijë prej tyre vazhdojnë të jenë të pranishëm në peizazhin shqiptar: në male, fusha, qytete dhe pranë bregdetit.

Ato mbeten dëshmi të një epoke ku frika nga një sulm i mundshëm, u kthye në një politikë kombëtare.

Bunkerët u ndërtuan për të mbrojtur një popull nga një armik i imagjinuar, ndërsa vetë populli sakrifikonte kohë, punë dhe burime për t’i ngritur ato.

Kur frika u kthye në politikë shtetërore

Nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekjen e tij në vitin 1985, Enver Hoxha drejtoi Shqipërinë me një regjim të ashpër komunist dhe një politikë izolimi të thellë.

Marrëdhëniet me aleatët e dikurshëm u prishën njëra pas tjetrës. Shqipëria u largua nga Bashkimi Sovjetik pas përplasjeve me reformat e Nikita Hrushovit, u tërhoq nga Traktati i Varshavës në vitin 1968 pas pushtimit të Çekosllovakisë dhe më vonë ndërpreu edhe lidhjet me Kinën, pas afrimit të Pekinit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me çdo ndarje, numri i armiqve të regjimit rritej.

Në fund, udhëheqja shqiptare besonte se vendi ishte i rrethuar nga kundërshtarë të jashtëm, si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja.

Hoxha e shihte Shqipërinë si një kështjellë të rrethuar dhe për këtë arsye ndërtoi doktrinën e “mbrojtjes popullore”.

Izolimi total u shoqërua me një mesazh të vazhdueshëm: një sulm mund të ndodhte në çdo moment.

Përgjigjja e regjimit ishte betoni.

Nga viti 1967 nisi një program masiv ndërtimi bunkerësh, që do të ndryshonte përgjithmonë pamjen e vendit. Çdo zonë e Shqipërisë duhej të ishte e përgatitur për luftë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bunkerët nuk ishin vetëm struktura ushtarake. Ata ishin edhe një simbol propagande. Prania e tyre kudo, i kujtonte popullsisë se rreziku ishte gjithmonë pranë dhe se vetëm regjimi mund ta mbronte vendin.

Mund t'ju interesojë

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Para 18 minutash
Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Para 21 minutash
Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Para 42 minutash

Një armik që nuk shihej, por një beton që shihej kudo.

Çmimi i madh i betonit

Pas këtij projekti gjigant fshihej një kosto e rëndë njerëzore.

Ndërtimi i bunkerëve kërkoi mobilizimin e mijëra punëtorëve, ushtarëve dhe specialistëve.

Strukturat e rënda prej betoni duhej të transportoheshin në terrene të vështira: në male, shpate të thepisura dhe zona të izoluara.

Gjatë këtyre operacioneve pati edhe viktima. Disa njerëz humbën jetën gjatë transportit dhe vendosjes së kupolave të rënda prej betoni.

Historia e inxhinierit që projektoi bunkerët më të famshëm tregon edhe natyrën e sistemit.

Në fillim ai u vlerësua nga Enver Hoxha dhe u ngrit në detyrë, duke u bërë një nga figurat kryesore të projektit të fortifikimit.

Por më vonë, si shumë të tjerë në atë periudhë, ai ra viktimë e dyshimeve të regjimit.

U arrestua dhe u dënua me burg për akuza të sajuara për “sabotim” dhe “bashkëpunim me të huajt”.

Njeriu që kishte ndërtuar mbrojtjen prej betoni të Shqipërisë, përfundoi i goditur nga e njëjta makineri politike që ai kishte ndihmuar të krijohej.

Ndërkohë, qytetarët përballeshin me mungesa të mëdha. Vendi kishte nevojë për banesa, spitale dhe shkolla, por një pjesë e madhe e burimeve shkonte për bunkerët.

Ishte një zgjedhje simbolike e regjimit: më shumë beton për luftën e imagjinuar, më pak investime për jetën e përditshme.

Lufta që nuk erdhi kurrë

Dekada përgatitjesh kaluan, por asnjëherë nuk pati një sulm.

Asnjë bunker shqiptar nuk hapi zjarr ndaj një armiku. Asnjë pushtues nuk mbërriti.

Enver Hoxha vdiq në vitin 1985 dhe pak vite më vonë regjimi komunist u rrëzua jo nga një ushtri e huaj, por nga brenda, pas ndryshimeve të mëdha që përfshinë Evropën Lindore.

Bunkerët mbetën si kujtim i një frike, që nuk u materializua kurrë.

Pas vitit 1990, shumë prej tyre u braktisën. Disa u shkatërruan dhe materialet e tyre u përdorën për ndërtime të tjera.

Sipas vlerësimeve, deri në 45 për qind e bunkerëve janë hequr ose dëmtuar.

Por mijëra të tjerë vazhdojnë të jenë pjesë e peizazhit shqiptar.

Sot, Shqipëria mbetet një nga vendet e rralla në botë, ku bunkerët janë ende një pjesë e dukshme e kujtesës historike.

Nga simbolet e diktaturës në objekte kujtese

Me kalimin e viteve, shumë bunkerë kanë marrë një funksion të ri.

Disa janë kthyer në muze, disa në hapësira kulturore, ndërsa të tjerë janë përshtatur për qëllime turistike.

Një nga shembujt më të njohur është Bunk’Art 1, ish-streha gjigante nëntokësore e ndërtuar për udhëheqjen komuniste në rast lufte.

Sot, ajo shërben si muze dhe tregon historinë e diktaturës, izolimit dhe jetës së shqiptarëve gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

Ky kompleks, i ndërtuar rreth 100 metra nën tokë mes viteve 1972 dhe 1978, ka dhjetëra ambiente, salla mbledhjesh, dhoma komunikimi dhe hapësira të projektuara, për të mbajtur funksionale udhëheqjen e vendit në rast sulmi.

Një bunker i krijuar për t’i mbijetuar luftës, sot është kthyer në një vend që ruan kujtesën e asaj periudhe.

Bunkerë të tjerë janë shndërruar në ambiente të pazakonta: disa përdoren si stalla, disa janë pikturuar me ngjyra të ndryshme, disa janë kthyer në pika shërbimi pranë plazheve.

Në bregdetin shqiptar, disa prej tyre janë transformuar në kioska dhe ambiente turistike.

Edhe ishulli i Sazanit, dikur një bazë ushtarake sekrete e Luftës së Ftohtë, po përjeton një kapitull të ri.

Ishulli ishte i mbushur me bunkerë, tunele dhe struktura ushtarake, por pas disa dekadash izolimi, u hap për vizitorët në vitin 2015.

Sot, e njëjta trashëgimi betoni që dikur simbolizonte frikën dhe izolimin, po përdoret si një element turistik.

Bunkerët e Enver Hoxhës u ndërtuan për një luftë që nuk ndodhi.

Por, dekada më vonë, ata mbetën si dëshmi e një kohe, gjatë së cilës, një vend i tërë jetoi nën hijen e një armiku të padukshëm. Ata

Etiketat e lidhura

atraksion turistikbunkerët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 18 minutash

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 21 minutash

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 42 minutash

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 59 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 13 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 16 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 17 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.