Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 4 Nëntor 2026, 09:24 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Milani po përgatitet për një rikthim të rëndësishëm në historinë e tij, këtë herë jashtë fushës së blertë. Kuqezinjtë do të ndahen nga kompania…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Media franceze: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme

Aktualitet E martë, 22 Shtator 2026 11:08
Media franceze: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në tregun e pushimeve të përballueshme në Mesdhe, falë kombinimit të plazheve, klimës së ngrohtë, kuzhinës mesdhetare dhe çmimeve konkurruese, shkruan media franceze “Ouest France”.

Për turistët që kërkojnë një javë pushime ku akomodimi, ushqimet dhe shërbimet kryesore përfshihen në një paketë të vetme, vendi po shfaqet si një alternativë interesante kundrejt destinacioneve më të njohura të rajonit.

Në një artikull për pushimet me kosto të ulët, Shqipëria renditet mes destinacioneve të përzgjedhura për qëndrime “all inclusive”, krahas vendeve dhe zonave turistike si Tunizia, Greqia, Ishujt Kanarie, Bodrumi, Egjipti dhe Majorka.

Artikulli e përshkruan Shqipërinë si surprizën mesdhetare të pushimeve “all inclusive”, duke vënë në dukje se vendi është i përshtatshëm për vizitorët që duan të kombinojnë plazhin, ushqimin tradicional dhe një buxhet të kontrolluar.

Sipas artikullit, Shqipëria po shfaqet gradualisht si një alternativë në rritje në tregun e pushimeve “all inclusive”, ndërsa disa zona bregdetare vazhdojnë të ofrojnë çmime konkurruese në krahasim me destinacione të tjera mesdhetare.

Durrësi, një nga qendrat kryesore turistike bregdetare të Shqipërisë, përmendet si shembull konkret.

Sipas ofertave të publikuara, një javë qëndrimi “all inclusive” në hotelet e Durrësit mund të nisë nga 295 euro për person.

Kjo paketë mund t’u përshtatet veçanërisht turistëve që kërkojnë të planifikojnë paraprakisht shpenzimet e pushimeve, pasi një formulë “all inclusive” zakonisht përfshin akomodimin, ushqimet, pijet dhe disa aktivitete, ndërsa në varësi të ofertës mund të përfshihen edhe fluturimet dhe transferimi nga aeroporti në hotel.

Përsa i përket periudhës së udhëtimit, artikulli rekomandon muajt nga qershori deri në shtator, kur kushtet janë më të përshtatshme për pushime në bregdet dhe temperaturat e deteve Adriatik dhe Jon janë të favorshme për turistët.

Në këtë mënyrë, Shqipëria paraqitet si një destinacion ku turistët mund të kombinojnë pushimet në plazh, kuzhinën mesdhetare dhe një paketë të paracaktuar shpenzimesh, duke e bërë atë një alternativë ideale, për turistët që kërkojnë pushime verore me një buxhet jo shumë të lartë./ATSH

Mund t'ju interesojë

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim b...

Para 4 minutash
Makina përplaset me bordurën në Durrës. Humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

Makina përplaset me bordurën në Durrës. Humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vend...

Para 20 minutash
Shpërthim me lëndë plasëse në një garazh në Lezhë, detajet e para

Shpërthim me lëndë plasëse në një garazh në Lezhë, detajet e para

Para 32 minutash
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas
Para 1 minute

500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë
Para 4 minutash

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

Makina përplaset me bordurën në Durrës. Humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja
Para 20 minutash

Makina përplaset me bordurën në Durrës. Humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy makinave
Para 20 minutash

Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes...

Më të lexuarat

1 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 11 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

2 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 14 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

3 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 14 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 10 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.