Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Media italiane: Eksploroni destinacionet më të mira të pushimeve në Shqipëri

Aktualitet E mërkurë, 17 Prill 2024 09:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria është një vend ende pak i eksploruar nga turistët, pavarësisht pozicionit të privilegjuar dhe bukurisë së brigjeve të saj, shkruan Rossana Brambilla në të përditshmen italiane “Tempo Italia”.

Me nje vijë bregdetare prej 363 kilometrash, me pamje nga deti Adriatik dhe Jon, Shqipëria ofron peizazhe mahnitëse dhe plazhe të pacenuara.

Ndërsa vendet fqinje si Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia janë tashmë destinacione të konsoliduara për pushime verore, Shqipëria mbetet një perlë e fshehur, gati për t’u zbuluar.

Plazhet e Shqipërisë, një parajsë e paeksploruar

Bregdeti shqiptar karakterizohet nga plazhe me rërë, gjire të izoluar dhe një det i pastër kristal që të kujton Karaibet.

Në Rivierën Shqiptare, në jug mund të gjeni disa nga plazhet më të bukura të vendit.

Bregdeti i Adriatikut, me ujërat e tij të cekëta, është ideal për familjet me fëmijë, ndërsa Riviera Shqiptare ofron peizazhe më të egra dhe të pandotura.

Riviera Shqiptare, një thesar i fshehur

Duke kaluar malin e Llogarasë, rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, një panoramë spektakolare shfaqet mbi Rivierën Shqiptare.

Këtu, plazhet e gjata me rërë alternohen me peizazhet t gjelbra dhe dein blu intensiv.

Kjo zonë është ende pak e frekuentuar nga turistët, duke e bërë atë vendin e përsosur për ata që kërkojnë qetësi dhe bukuri natyrore.

Plazhet më të bukura në Shqipëri

Shqipëria krenohet me një shumëllojshmëri plazhesh që kënaqin të gjitha shijet, nga ato me rërë dhe familjare, tek ato më të izoluara dhe të egra.

Ndër plazhet më të njohura janë Drimadhi, Dhërmiu, Ksamili, Gjipeja, Borshi, Saranda, Velipoja, Shëngjini, Lalzi, Currila, Vlora dhe Jaliksari.

Secili prej këtyre plazheve ka diçka unike për të ofruar, nga rëra e artë te ujërat transparente, nga peizazhet befasuese deri te atmosferat e qeta dhe relaksuese

Plazhet e Adriatikut

Plazhet e Adriatikut janë të njohura për rërën e tyre të imët dhe ujërat e cekëta.

Ndër më të bukurat janë Velipoja, Shën Gjin, Durrësi, Golemi, Spillenja, Divjaka dhe Vlora.

Këto plazhe janë perfekte për familjet me fëmijë dhe ofrojnë mundësinë për të vizituar edhe lagunat, rezervatet natyrore dhe ekosistemet e tjera unike.

Riviera Shqiptare, një udhëtim mes detit dhe maleve

Riviera shqiptare është një udhëtim i vërtetë mes detit dhe maleve.

Pasi kalon malin e Llogarasë, përpara jush shfaqet një panoramë e paharrueshme e plazheve të gjata, peizazheve të gjelbërta dhe një deti blu të thellë.

Kjo zonë ofron një eksperiencë unike, larg turmave dhe afër natyrës. Si përfundim, Shqipëria është një destinacion që ia vlen të zbulohet.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 5 minutash
Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 45 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 51 minutash

Me plazhet e saj të pacenuara, peizazhet që të lëne pa frymë dhe atmosferën e qetë, Shqipëria është vendi ideal për ata që kërkojnë pushime larg turizmit masiv.

Nëse jeni në kërkim të relaksit, aventurës apo bukurisë natyrore, Shqipëria është destinacioni ideal për të përmbushur dëshirat tuaja.

Mrekullitë e bregdetit shqiptar

Shqipëria, një vend ende pak i eksploruar nga turizmi masiv, fsheh perla të vërteta natyrore përgjatë brigjeve të saj.

Në veçanti, Joni shquhet për ujërat dhe peizazhet e tij të kristalta që mund të ngatërrohen lehtësisht me ato të Karaibeve.

Natyra e pakontaminuar ofron pamje të një kartoline, me gjire të fshehura, male të harlisur me pamje nga plazhet me rërë të imët dhe guralecë, si dhe shkëmbinj që zhyten në ujërat blu të detit.

Shtrirja e bregdetit nga Vlora në Sarandë, duke kaluar nga Parku Kombëtar i Qafës së Llogarajës, është një parajsë e vërtetë mbi tokë.

Këtu, adhuruesit e ecjes dhe zhytjes mund të eksplorojnë shpella të shumta detare dhe të shijojnë biodiversitetin e pasur nënujor.

Plazhet që ia vlen të vizitohen përgjatë bregdetit të Jonit janë të shumta dhe të larmishme, duke përfshirë Dhërmiun, Jalën, Himarën, Qeparon, Borshin, Sarandën dhe Ksamilin, secili prej tyre me karakteristika unike dhe magjepsëse.

Një udhëtim mes plazheve të Shqipërisë

Për ata që duan të eksplorojnë Shqipërinë nga veriu në jug, udhëtimi rrugor është opsioni ideal për të zbuluar plazhet më të bukura të vendit.

Duke filluar nga Plazhi i Velipojës, mund të vazhdoni drejt plazhit të Shëngjinit dhe Gjirit të Lalzit, më pas drejtohuni në jug dhe zbuloni mrekullitë e Jonit.

Ndër to, plazhi i Currilës, plazhi i Vlorës dhe plazhet e Jaliksarit dhe Shkambos ofrojnë peizazhe të ndryshme dhe një atmosferë relaksuese.

Duke vazhduar udhëtimin, zbuloni plazhin e Gjipesë, plazhin e Spilesë dhe plazhin e Llamanit, derisa të arrini në Porto Palermo, Plazhin e Borshit dhe Plazhin e Bunecit.

Së fundi, plazhet e Sarandës dhe Ksamilit, me rërën e bardhë dhe ujërat bruz, përfaqësojnë fazën e fundit të një udhëtimi të paharrueshëm përgjatë brigjeve shqiptare.

Si përfundim, Shqipëria ofron një shumëllojshmëri plazhesh që mund të kënaqin çdo lloj udhëtari, nga sportistët tek adhuruesit e natyrës, nga kërkuesit e qetësisë deri tek turistët që kërkojnë shërbime dhe rehati.

Një udhëtim në këtë vend ende pak të eksploruar ofron surpriza dhe zbulime në çdo cep, me sigurinë për të përjetuar një përvojë unike dhe autentike. ATA

Etiketat e lidhura

mediat e huajaplazhturistë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 5 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 13 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 15 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 35 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.