Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mësimi online, Boçi: Ministrja dhe Rama kanë dështuar

Aktualitet E enjte, 9 Prill 2020 15:21
Mësimi online, Boçi: Ministrja dhe Rama kanë dështuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, përmes një postimi në facebook nxjerr disa statistika që sipas tij rrëzojnë ministren e Arsimit, Besa Shahini dhe kryeministrin Edi Rama. Për ministren Boçi kapet me nivelin e shikueshmërisë së RTSH-së si dhe me aplimin e mësimit online, që sipas ish-deputetit nuk po funksionon dhe është një premtim i vitit 2015. Nga ana tjetër, Boçi pohon se ministrja po ndjek plot djallëzi udhëzimet e propaganduara të Ramës që mundohet të paraqesë një tjetër realitet.

Postimi i plotë

STATISTIKAT DHE SONDAZHI QË RRËZOJNË RAMËN DHE BESËN

Doli Besa dhe duke përsëritur keq ato që tha një javë më parë në “Opinion”, më shumë ngatërroi si gjithmonë, se sa sqaroi. Sipas statistikave dhe sondazhit online për mësimin online të Besës, 98% e shqiptarëve kanë një aparat TV në shtëpi dhe 97% kanë smartphone kryesisht. Sipas saj, kjo statistikë i mbyll të gjitha hesapet e saj me mësimdhënien. Për të, çdo gjë po shkon vaj dhe gazetarët e keqkuptuar, prindërit e shqetësur e mësuesit e traumatizuar, nuk kanë të drejtë. Transmetimi në RTSH, mbetet forma themelore, shtoi ajo me krenari të pashoqe. Këtë Besa e quan formën më efektive dhe më masive të mësimit online.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Është vërtet për të ardhur keq ky lloj identifikimi. Është për t’u revoltuar, kur dihet që online është një formë alternative që tashmë duhet të ishte instaluar në shkollat tona, sipas premtimeve të Ramës që nga 2015 dhe sipas milionave të derdhura, por të zhdukura, për këtë qëllim. Megjithatë, për t’i hedhur pak ujë entuziazmit të ndezur të Besës, po i rikujtoj një statistikë të thjeshtë fare. Po kjo statistikë qeveritare që i referohet Ministrja e shtetit, përcakton se shikueshmëria e RTSH -së publik, në territorin që ende nuk mbulohet me sinjal në 98%, është vetëm në nivelin e 11%. Pra nga 98% e atyre që kanë aparat TV, vetëm 11% janë të interesuar për RTSH-në. Kjo ishte dhe arsyeja e thjeshtë që moderatori i Opinion, i kërkoi Besës transmetimin e mësimeve nëpërmjet televizioneve të tjera kombëtare. Por Besa ia preu shkurt, duke i thënë se kemi RTSH-në. As sot nuk kishte vënë mend.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërsa për smartphone-t, laptopët e kompjuterat, Besa bën sikur harron se pa internet ato janë thjesht ca aparate, pa vlerë transmetimi mësimi. Po interneti kushton dhe statistikat e shtetit të Ramës e Besës e thonë përsëri qartë. Gati 50% e familjeve, për arsye ekonomike, e kanë të vështirë aksesin në internet. Pra miti i aparateve smart i ngelet në dorë. Jo vetëm kaq! Ministria e arsimit publikoi një sondazh të vetin. Me nota profane dhe qesharake njëkohësisht, por dhe me elementë dramatikë.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 22 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh

Ajo që bie në sy në sondazhin e ministrisë, ishte se në mënyrë absurde glorifikohet shumë efikasiteti i mësimit online (99% ishin të kënaqur). Sipas kësaj shkalle lumturie të sondazhit, i bie që Besa ta sanksionojë atë si formën kryesore që zevëndësoka dhe vetë shkollën në vitin e ardhshëm e në vazhdim. Këtu pastaj kalojmë dhe Japoninë dhe Rama me Besën rrezikojnë të hyjnë në Guinness. Por sondazhi, midis shumë shifrave të fryra me ngazëllim, propagandë, mashtrim, në një cep kishte një grafikë tërësisht tronditëse (foto). Gati 42 % (41.7) e nxënësve të pyetur i kishin prindërit të papunë. Mjafton vetëm kjo grafikë për të shuar zjarrin entuziast të Besës.

Pra vetë ministria, vetë Besa rrëzon Besën dhe Ramën njëherazi. 42% e familjeve të nxënësve me zor sigurojnë bukën e përditshme e jo më pas të kenë TV smart, apo smartphonë, ajfon-thotë Rama, me internet. Në llogarinë e saj përqidëshe, këtë fakt Besa nuk e konsideron dhe vazhdon avazin e 97%. Kjo në fakt është e vërteta e varfërisë ekstreme, e papunësisë me “punë plot, por pa profesionistë” e mjerimit online të shqiptarëve që kërkon të shitet nga Rama, naivisht dhe djallzisht nëpërmjet Besës, si një varfëri moderne, e zbukuruar me inovacion që nuk ekziston. Besa dhe Rama kanë dështuar!

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/posts/2580110748899429

Etiketat e lidhura

Luciano Bocimësimi onlineMinistria e Arsimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 22 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 23 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.