Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:06 Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja u nderua këtë fundjavë në Teatrin “Skampa” për bashkëpunimin ndër vite me Federatën e Paqes Universale dhe mbështetjen në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Meta paralajmëron Ramën: Do përfundosh keq, nëse prek votat! Do t’i pres duart në sheshin “Skënderbej”!

Aktualitet
E shtunë, 31 Tetor 2020 10:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar mbrëmë kryeministrin Edi Rama për pasojat që do të ketë personalisht për vendimet që ka marrë në dëm të interesave të vendit apo nëse guxon të prekë qoftë edhe një votë.

Në intervistën e dhënë në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, Presidenti Meta deklaroi se kryeministri i vendit është kthyer në një bandit të parave të buxhetit dhe të ardhmes së vendit, në një politikan që po shkatërron të ardhmen e vendit, në një kryeministër që po prish negociatat me BE. Kreu i shtetit deklaroi se kjo bandë antikombëtare do të ndalet me 25 prill, e cila nuk do të jetë thjesht një datë zgjedhjesh, por një referendum për të hapur rrugën e integrimit të vendit dhe për të hedhur në gropë Rilindjen. “Nuk më interesojnë partitë. Unë sot jam lider i Shqipërisë. Populli i 2 marsit është 10-fishuar. Në 25 prill do ketë referendum. Duroni dhe pak e do ta shihni çfarë ka për të ndodhur. Në 25 prill ka referendum për të shkuar në Europë dhe për ta çuar Rilindjen në gropë”,– foli prerë dhe i vendosur Ilir Meta.
Votimin kundër dekretit të tij për Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, që u kërkua me insistim nga zyrtarët e BE të mos kalonte në parlament pa ardhur mendimi i Komisionit të Venecias, Presidenti e cilësoi si një akt që shkon kundër interesave të vendit. Kreu i shtetit deklaroi se pas qëllimeve të Edi Ramës fshihen interesa të organizatave dhe shteteve që nuk duan ecjen para të Shqipërisë, bile Kryetari Shtetit e akuzoi Edi Ramën si kreu i një bande që po synon ta kthejë Shqipërinë në një vend pastrimi të parave të krimit nga disa miliarderë të huaj. Kreu i shtetit denoncoi dhe sulmet personale që kryeministri ka orkestruar me anë të institucioneve që ka në vartësi Rama, kundër kreut të shtetit. “Unë kam kaq fuqi, sa Rama të mos ketë fuqi se ku të shkojë. Edi Rama është kthyer në palë armiqësore ndaj popullit shqiptar. Roli im është t’i dal për zot Kushtetutës dhe pluralizmit politik. Rama është ai që ka dëbuar të rinjtë nga vendi, që iu thotë gjeneralëve të ushtrisë “mos shkoni tek presidenti”, pra i bie që shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi. Do e kisha për kënaqësi të bija dëshmorët e kombit. Është koha që fatet t’i marrë në dorë populli”,– tha kreu i shtetit.
Kreu i shtetit tha se përballë Edi Ramës nuk janë 3 milionë, por 10 milionë shqiptarë në rajon që po vuajnë pasojat e politikave të tij të gabuara. Ai paralajmëroi kreun e qeverisë që të mos nxisë trazira me vjedhjen e votave. “Mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri me Soros dhe miqtë e tu serbë se ke përballë një President nga Skrapari dhe 10 milionë shqiptarë. Çuni i Kristaqit ta dijë mirë. Ky Pinok i shëmtuar, ky maskara, ta dijë mirë se s’ka për të gjetur vrimë ku të futet. Unë jam Ilir Meta, ta dish mirë këtë! Një këlysh blloku s’mund të kërcënojë qytetarët”,- tha kreu i shtetit dhe paralajmëroi se është përgatitur për të zhbërë skenaret e kryeministrit.
I pyetur për kërcënimet që Edi Rama i ka bërë kreut të shtetit, Meta deklaroi se ishte gati për përballje televizve me kryeministrin dhe i kujtoi se një lepur nuk mund të kërcënojë një luan.
“Që të frikësohet luani nga lepuri kjo nuk ndodh. Lepurin (Ramën) e kanë kapur në çark dhe nuk i thotë dot popullit shqiptar që unë jam peng. Ia kam thënë edhe më përpara që aq trim sa Izetbegoviçi nuk është, që të pranojë se e kanë marrë peng”,– deklaroi kreu i shtetit.
Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur në mënyrë shteruese dhe me dokumente akuzave lidhur me çështjen e dhënies së shtetësisë. Presidenti publikoi dokumente nga institucionet e shtetit në Shqipëri, të cilat konfirmojnë se personat që kanë marrë pasaportë shqiptarë nuk kanë pasur probleme me drejtësinë. Kreu i shtetit deklaroi se “vetëm gazetari Baton Haxhiu e ka marrë shtetësinë pa u verifikuar nga SHISH”.
Mbrëmë Presidenti Meta e paralajmëroi hapur dhe publikisht kryeministrin Rama që të mos guxojë ti shkojë në mendje të prekë votën se do t’ia presë atij mu në sheshin Skenderbej.
Mili Xhani

Mund t'ju interesojë

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje ...

Tani
Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Para 6 minutash
Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

Para 32 minutash
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes
Tani

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin...

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë
Para 5 minutash

Alphadjo Cissé: Nuk kam objektiv golash, mendoj vetëm të luaj mirë

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri
Para 6 minutash

Gjendet pa jetë një person në Fier, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme
Para 11 minutash

Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.