Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri fuqiplotë për tërmetin, urimi i Çuçit: Rindërtimi sfida e madhe

Aktualitet E martë, 31 Dhjetor 2019 22:53
Ministri fuqiplotë për tërmetin, urimi i Çuçit: Rindërtimi sfida e madhe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një premtim se 2020 do jetë më i mirë. Ky urim i Bledi Çuçit vjen si një ministër i Bujqësisë dhe ministri fuqiplotë, që drejton operacionin për tërmetin. Me një ndjesë për fermerët, ai u ka dedikuar vëmendjen më të madhe banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra persona në qiell të hapur. Çuçi premton se qeveria nuk do të braktisë askënd në këto momente të vështira për ta kapërcyer së bashku këtë tragjedi, e ndërsa ka një urim ndaj qindra punonjësve të kërkimit dhe shpëtimit, Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile, Policisë së Shtetit, personelit të urgjencës, profesionistëve të mjekësisë dhe çdo personi që kontribuoi në mbrojtjen e jetëve.

Mesazhi i plotë

Ne eksportuam këtë vit 20% më shumë produkte produktet bujqësore dhe blegtorale krahasuar me një vit më parë. Për herë të parë shpërndamë përmes programit IPARD grande për financimin në bujqësi e blegtorisë, më një vlerë 40 milionë euro. Mbi 9000 mijë fermerë përfituan ndihmë nga skema kombëtare e mbështetjes. Por, të dashur fermerë dhe sipërmarrës jam i sigurt se kamë mirëkuptimin tuaj që sot t’ju drejtohem, së pari mbi të gjitha motrave dhe vëllezërve tanë të cilët në 26 nëntor u tronditën më së shumti nga tërmeti që goditi rajonin e Durrësit, Tiranës e Lezhës. Ky akt i dhunshëm dhe i pamëshirshëm i natyrës shkaktoi, fatkeqësi, humbjen e 51 jetëve dhe la pas shkatërrimin dhe vuajtje të mëdha. Të gjithë jemi prekur thellë nga kjo ngjarje dhe jetojmë përditë me dhimbjen dhe vuajtjen tuaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por sot dua të ndajë me ju besimin e palëkundur se së bashku do t’ja dalim dhe do ta mundim këtë fatkeqësi natyrore. Lajm i mirë është se shkatërrimi dhe rrëzimi i ka hap tashmë rrugë dallimit të një udhëtimi të gjatë, por të sigurt. Ky është udhëtimi që na çon nga gërmadhat dhe dëshpërimi drejt shpresës dhe mundësive të reja. Do jetë një udhëtim i vështirë, por ringritja është e sigurt për Durrësin, Tiranën, Vorën, Shijakun, Kurbinin, Lezhën dhe çdo zonë të prekur. Në emër të qeverisë më lejoni t’ju siguroj se askush nuk do të ecë i vetëm në këtë rrugëtim. Çdo shqiptarë është sot krah jush.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të dashur bashkëqytetarë. Sot dua të përulem me respekt e t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë qindra punonjësve të kërkimit dhe shpëtimit, Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile, Policisë së Shtetit, personelit të urgjencës, profesionistëve të mjekësisë dhe çdo personi që kontribuoi në mbrojtjen e jetëve, në shpëtimin e bashkëqytetarëve të mbetur në rrënojat e shkaktuara nga tërmetit dhe në trajtimin e të lënduarve. Faleminderit nga zemra këtyre heronjve të vërtetë mes nesh. Dua gjithashtu të falenderoj partnerët tanë të vyer ndërkombëtarë si dhe organizatat jofitimprurëse ndërkombëtare dhe shqiptare për gatishmërinë dhe ndihmën e tyre të pakursyer që prej momentit të parë dhe në çdo hap të përballjes me pasojat e tërmetit. Rndërtimi i jetëve të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore do jetë sfida kryesore gjatë vitit që po vjen.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 4 orësh

Por së bashku do t’ia dalim. Do të rindërtojmë banesat e dëmtuara e të shkatërruara e bashkë me rindërtimin, do t’ju kthejmë jetën dhe do t’ju ringjallim shpresën familjeve, komuniteteve dhe qytetarëve për t’i kapërcyer këto sfida e për të ecur përpara dhe më të fortë. Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qoftë ky vit i mbarë për secilin nga ju, për njerëzit tuaj të dashur”

Etiketat e lidhura

bledi cuci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.