Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 11:32 Katër vjedhje brenda një jave, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori Policia e Durrësit ka zbardhur katër raste vjedhjeje të regjistruara brenda një jave në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në kuadër të operacionit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri në Mamurras: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale

Aktualitet E hënë, 21 Shtator 2026 14:16
Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri në Mamurras: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Mamurras ka përfunduar faza e parë e investimit për ndërtimin e ujësjellësit të ri. Ky investim ka mundësuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 20 mijë banorë të zonës urbane. Janë kryer një sërë ndërhyrjesh, duke nisur me hapjen e tre puseve të reja, ndërtimin e një depoje të re, ndërtimin e tubacionit të transmetimit, ndërtimin e rrjetit shpërndarës dhe të sistemit të monitorimit SCADA, si dhe vendosjen e më shumë se 1 600 matësve të rinj. Të gjitha këto ndërhyrje kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të shërbimit për të gjithë abonentët.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), Fludian Çuka, dhe kryetaren e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, inspektuan nga afër investimin e realizuar. “Këtu janë hapur tre puse të reja. Dy puset kryesore japin një prodhim prej 70 deri në 100 litra në sekondë, ndërsa pusi tjetër është 15 deri në 20 litra në sekondë. Pastaj, nga puset ne shkojmë te stacioni i pompimit dhe vijmë te depoja kryesore. Më pas, me linjën e transmetimit, shpërndahet në të gjithë qytetin dhe, me rrjetin shpërndarës, shkon në të gjitha banesat dhe shtëpitë. Janë rreth 1 500 lidhje të reja që janë bërë. Në total janë 2 800 lidhje, por 1 500 janë bërë me sistemin e ri, me tubacionet e reja”, sqaroi Çuka.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për kryebashkiaken Cara, investimi i realizuar në ujësjellësin e Mamurrasit është një ndër investimet më të rëndësishme në zonë dhe një kërkesë e vazhdueshme e banorëve. “Është një investim i kahershëm, i kërkuar nga banorët, sepse uji është gjëja më e domosdoshme për këtë komunitet, por edhe për të gjithë ne, dhe është një nga investimet më të mëdha që i ka ardhur qytetit të Mamurrasit”, deklaroi Cara.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pas përfundimit të fazës së parë të këtij projekti, nga i cili përfiton i gjithë qyteti i Mamurrasit, ministri Karakaçi bëri të ditur se së shpejti do të nisin punimet edhe për fazën e dytë, e cila do të shtrihet edhe në zonat rurale, duke mbuluar shtatë fshatra. “Ne jemi pothuajse në fazën përmbyllëse të hartimit të procedurës. Brenda 2-3 javëve shpallim procedurën e prokurimit për fazën e dytë, në mënyrë që viti pasardhës të na gjejë edhe me zgjerimin në zonat e fshatrave të Mamurrasit, që mendoj se e përmbyllim, si të thuash, gjithë këtë zonë”, deklaroi Karakaçi.

Mund t'ju interesojë

Katër vjedhje brenda një jave, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Katër vjedhje brenda një jave, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Para 3 minutash
Tritol në një dyqan lulesh në Tiranë, Policia identifikon autorin e dyshuar

Tritol në një dyqan lulesh në Tiranë, Policia identifikon autorin e dyshuar

Para 1 ore
Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon...

Para 2 orësh

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal më tej tek investimet që Qeveria shqiptare ka realizuar në qarkun e Lezhës, të cilat kanë në fokus përmirësimin e cilësisë dhe standardit të furnizimit me ujë, si dhe trajtimin e ujërave të ndotura. “Vetëm këtë vit ne përfunduam një projekt shumë të rëndësishëm me Bankën Gjermane KfW, që kishte një vlerë rreth 16 milionë euro dhe që ka të bëjë me zgjerimin e rrjetit të Shëngjinit dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në Bashkinë e Lezhës, si dhe me trajtimin e ujërave të shiut dhe vendosjen e një sistemi për ujërat e shiut, ndërkohë që po bëhet edhe rehabilitimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura. Kjo është vetëm faza e parë. Vazhdojmë tani edhe me fazën e dytë, që ka një vlerë prej rreth 26 milionë eurosh, me të cilën përsëri bëjmë përmbylljen e rrjetit të Shëngjinit, por edhe zgjerimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura. Janë pothuajse 40 milionë euro që do të investohen në Bashkinë e Lezhës për disa pjesë, sepse, sigurisht, ka zona turistike që duhet t’i mbulojmë edhe me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura. Impianti tashmë është rehabilituar, por ne po përpiqemi edhe ta zgjerojmë me fazën e dytë të projektit, si dhe me linjën e furnizimit të Shëngjinit”, u shpreh Karakaçi.

Etiketat e lidhura

Enea Karakaci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Katër vjedhje brenda një jave, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
Para 3 minutash

Katër vjedhje brenda një jave, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit
Para 56 minutash

Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Tritol në një dyqan lulesh në Tiranë, Policia identifikon autorin e dyshuar
Para 1 ore

Tritol në një dyqan lulesh në Tiranë, Policia identifikon autorin e dyshuar

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon
Para 1 ore

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 13 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 13 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

4 Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!
Para 13 orësh

Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.