Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 14:11 Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale! Vetëm një javë pas fitores së opozitës së mbështetur nga studentët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, autoritetet kanë arrestuar Marko Kriçakun, drejtuesin e Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Nufi: Bashkëpunim intensiv me SHBA për modernizimin e ushtrisë

Aktualitet E mërkurë, 6 Maj 2026 15:34
Ministri Nufi: Bashkëpunim intensiv me SHBA për modernizimin e ushtrisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Garda Kombëtare e Nju Xhersit shënojnë 25 vite partneriteti të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror. Me këtë rast, Shqipërinë e vizitoi një delegacion i SHBA, i kryesuar nga komandantja e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, gjeneral brigade Yvonne Mays.

Në ceremoninë që u zhvillua në mjediset e Forcës Tokësore në Zall-Herr morën pjesë Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjenerallejtënant Arben Kingji, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-ve Nancy Van Horn, komandantja e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit gjeneral brigade Yvonne Mays dhe drejtues të lartë të Forcave të Armatosura etj. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi theksoi se Shqipëria është krenare për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore të politikës të jashtme dhe të sigurisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri Nufi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e rolit të Shqipërisë në NATO. Sipas tij, këto 25 vite nuk janë thjesht një seri aktivitetesh, por një histori besimi, miqësie dhe vlerash të përbashkëta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Gjatë këtij rrugëtimi kemi ndërtuar së bashku kapacitete reale dhe të qëndrueshme: nga zhvillimi i trupës së nënoficerëve, që sot është një nga shtyllat më të rëndësishme të forcave tona, tek edukimi dhe formimi i oficerëve të rinj; nga bashkëpunimi në mjekësinë ushtarake dhe menaxhimin e emergjencave civile, tek përvoja e përbashkët në misione ndërkombëtare, përfshirë Afganistanin, si dhe zhvillimi i kapaciteteve në fusha të reja si mbrojtja kibernetike. Këto arritje kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e profesionalizmit, gatishmërisë, ndërveprueshmërisë dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura” , u shpreh ministri Nufi.

Mund t'ju interesojë

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti ...

Para 1 ore
Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Para 2 orësh
Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Para 2 orësh

Duke folur për sfidat aktuale, Ministri i Mbrojtjes Nufi theksoi gjithashtu nevojën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e mbrojtjes kibernetike.“Mbrojtja kibernetike mbetet një prioritet i dorës së parë për Shqipërinë. Përballë kërcënimeve të vazhdueshme në këtë fushë, mbështetja dhe ekspertiza e Shteteve të Bashkuara janë thelbësore për forcimin e qëndrueshmërisë sonë dhe mbrojtjen e institucioneve tona. Njëkohësisht, zhvillimi i mëtejshëm i trupës së nënoficerëve mbetet një investim kyç për lidershipin e së ardhmes dhe për forcimin e strukturës sonë ushtarake.

Ne kemi bërë progres të rëndësishëm edhe me Grup-Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë, i cili po përgatitet për vlerësimin e gatishmërisë nga NATO. Në këtë drejtim, stërvitjet e përbashkëta dhe rritja e ndërveprueshmërisë mbeten thelbësore”, tha ministri Nufi gjatë fjalës së tij. Duke iu referuar zotimit për investuar në mbrojtje, ministri Nufi tha se vendi ynë është plotësisht i angazhuar për të përmbushur përgjegjësitë e saj në Aleancë.

“Në kuadër të NATO-s, Shqipëria është e ndërgjegjshme për përgjegjësitë e saj si aleate. Ne mbështesim ndarjen e drejtë të barrës dhe duke filluar nga viti 2026, do të kontribuojmë edhe financiarisht në aktivitetet e përzgjedhura të këtij partneriteti, si një shenjë pjekurie”, u shpreh ai. Gjatë ceremonisë u vlerësua se, Programi i Partneritetit Shtetëror do të vijojë të forcojë bashkëpunimin afatgjatë mes Shqipërisë dhe SHBA-së në funksion të sigurisë rajonale dhe kolektive. Në fund të ceremonisë, të ftuarit vizituan ekspozitën statike të pajisjeve dhe mjeteve të Forcave të Armatosura.




Etiketat e lidhura

Ermal Nufi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale!
Para 6 minutash

Pas fitores së studentëve në Serbi, arrestohet shefi i Policisë Kriminale!

Rama prezanton “Pasqyrë Albania”, qytetarët do të komunikojnë me të edhe përmes inteligjencës artificiale
Para 12 minutash

Rama prezanton “Pasqyrë Albania”, qytetarët do të komunikojnë me të edhe përmes inteligjencës artificiale

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat
Para 1 ore

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici
Para 2 orësh

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 16 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 7 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

3 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 16 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

4 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.