Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:31 Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për Reformën Zgjedhore. Por megjithatë, Balla tha se nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Peleshi: Flotë prej 6 helikopterësh Black Hawk deri në vitin 2030

Aktualitet E martë, 16 Janar 2024 18:27
Ministri Peleshi: Flotë prej 6 helikopterësh Black Hawk deri në vitin 2030
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shoqëruar edhe nga i Ngarkuari me Punë në ambasadën amerikane në Tiranë, David Wisner si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Arben Kingji ishin në bazën ajrore të Farkës, ku panë nga afër dy helikopterët Black Hawk të mbërritur së fundmi në Shqipëri. Në fjalën e tij, ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e partnerit strategjik të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar mbërritjen e dy helikopterëve si një nga kapacitetet më të rëndësishme operacionale të vendit tonë në raport me NATO-n.

“Këtë vit është 15-vjetori i anëtarësimit tonë në NATO dhe ne e kemi filluar me një ngjarje të madhe, mbërritja e dy helikopterëve Black Hawk. Është vetëm fillimi. Jemi në bisedime për dy të tjerë në periudhën afatmesme dhe deri në vitin 2030 ne shpresojmë që Shqipëria të ketë një flotë prej 6 helikopterësh Black Hawk. Është një donacion i partnerëve tanë strategjikë të SHBA, por edhe me një pjesë nga buxheti i shtetit. Po ndërtojmë dy hangarë specifikë për helikopterët Black Hawk që do të përfundojnë brenda këtij viti, këtu në bazën ajrore të Farkës”, nënvizoi ministri Peleshi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bashkë me dy helikopterët Black Hawk, sipas ministrit Peleshi Shqipëria ka mundur të përfitojë një paketë të plotë mbështetjeje, ku përfshihen edhe mirëmbajtja për një periudhë të caktuar, asistenca teknike si dhe trajnimi i pilotëve. “Është një model bashkëpunimi ekselent, sepse nuk është thjeshtë blerja e dy mjeteve ajrore, por bashkë me të, ne e quajmë paketë e plotë, ne blemë edhe mirëmbajtjen për një periudhë të caktuar, edhe asistencën teknike, trajnimin e pilotëve tanë. 8 pilotë janë trajnuar në Amerikë përmes partneritetit shtetëror që ne kemi me Gardën e Nju Xhersit dhe pajisje të ndryshme për testimim, diagnostikimin, pra është një paketë e plotë. Këtë model duam të ndjekim edhe me kapacitetet e tjera”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ministri Peleshi foli edhe për helikopterët e tjerë që pritet të shtojnë flotën tonë ajrore. “Do të vazhdojmë të unifikojmë sa më shumë të mundim flotën tonë ajrore drejt helikopterëve Black Hawk. Dy helikopterët e tjerë që ne kërkojmë të blejmë janë fjala e fundit e helikopterëve Black Hawk. Në këtë rrugë duam të ecim. Duam të shpenzojmë me shumë kujdes dhe me inteligjencë buxhetin e dedikuar prej 2 përqind të GDP-së për sigurinë dhe mbrojtjen. Kohët që po jetojmë janë të vështira. Siguria dhe mbrojtja janë bërë kryefjala dhe sfida e të gjitha vendeve, sidomos në rajonin tonë që është një rajon i brishtë dhe ndaj e çmojmë veçanërisht këtë fuqizim të forcës sonë ajrore por edhe të gjitha planet e tjera që ne kemi me parterin tonë strategjik SHBA”, theksoi Ministri i Mbrojtjes.

Mund t'ju interesojë

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 13 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 45 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 49 minutash

Ndërsa I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner vlerësoi përgatitjen e pilotëve shqiptarë dhe ekipeve të mirëmbajtjes. “Kemi dëgjuar nga Uashingtoni, nga Alabama dhe gjithë trajnimet e tjera që ju keni bërë se çfarë pilotësh të shkëlqyer keni dhe sigurisht pilotët nuk mund të fluturojnë pa pasur persona që merren me mirëmbajtjen. Dhe jemi aq krenarë për të gjithë punën që kanë bërë të gjithë ekipet e mirëmbajtjes, në mënyrë që të sigurohemi që kjo gjë të mundësohet. Jemi vërtetë krenarë për këtë partneritet dhe për të gjithë këta persona të shkëlqyer që simbolizojnë këtë partneritet”, u shpreh Wisner.

Dy helikopterët Black Hawk janë porosia e parë e Shqipërisë për këtë model, mbështetur nga fondi i ndihmës së SHBA me vlerë mbi 50 milionë dollarë. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

Etiketat e lidhura

Peleshi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Tani

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 2 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 9 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive
Para 10 minutash

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.