Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Salla: Siguria ushqimore, garanci për konsumatorët dhe suksesin e sezonit turistik

Aktualitet E premte, 19 Qershor 2026 20:56
Ministri Salla: Siguria ushqimore, garanci për konsumatorët dhe suksesin e sezonit turistik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Vlorë u zhvillua një takim në kuadër të planit “Siguria Ushqimore 2026”, me pjesëmarrjen e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, kryetares së bashkisë Brunilda Mersini, drejtoreshës së përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti, si dhe operatorëve të biznesit ushqimor që ushtrojnë aktivitet në fushën e hotelerisë, restoranteve, fast-food-eve, kateringut dhe ëmbëltoreve.

Takimi u fokusua në masat për garantimin e sigurisë ushqimore gjatë sezonit turistik veror, forcimin e kontrolleve në terren dhe procesin e kategorizimit të operatorëve sipas standardeve të Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së tij, ministri Salla theksoi se Shqipëria ndodhet përpara një sezoni turistik që pritet të jetë ndër më të suksesshmit, duke e bërë edhe më të rëndësishëm garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore.

“Ky është një moment i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, por edhe një përgjegjësi e shtuar për institucionet që garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve. Çdo produkt që vendoset në treg, çdo restorant që shërben klientë dhe çdo operator që ushtron aktivitet në zinxhirin ushqimor duhet të respektojë standardet që mbrojnë shëndetin publik”, u shpreh ministri. Salla vlerësoi punën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe kërkoi angazhim maksimal gjatë gjithë sezonit veror. “Kontrolli në terren duhet të jetë i vazhdueshëm, profesional dhe i paanshëm. Nuk mund të ketë asnjë kompromis kur bëhet fjalë për sigurinë e konsumatorit”, theksoi ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri nënvizoi se qasja e institucioneve nuk synon vetëm kontrollin dhe ndëshkimin, por ndërtimin e një kulture standardesh ku biznesi e sheh respektimin e rregullave si investim në cilësi dhe reputacion. “Objektivi ynë është të ndërtojmë një kulturë standardesh, ku biznesi e kupton se respektimi i rregullave nuk është një detyrim formal, por një investim në cilësi, reputacion dhe zhvillim afatgjatë”, deklaroi Salla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua procesit të kategorizimit të operatorëve ushqimorë sipas standardeve të Bashkimit Europian, një reformë që po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. “Ky proces nuk synon të vendosë barriera apo të përjashtojë operatorët nga tregu. Përkundrazi, ai krijon një pasqyrë të qartë të nivelit të përputhshmërisë, evidenton nevojat për përmirësim dhe orienton investimet drejt standardeve që kërkon tregu europian”, tha ministri.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 7 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 7 orësh

Duke e lidhur këtë proces me integrimin europian të vendit, Ministri Salla theksoi se siguria ushqimore mbetet një nga treguesit më të rëndësishëm të aftësisë së Shqipërisë për të ndërtuar institucione të besueshme dhe një ekonomi konkurruese. Në përfundim, ai garantoi se qeveria do të vijojë të mbështesë bizneset përmes politikave publike, instrumenteve financiare dhe fondeve të Bashkimit Europian, me qëllim që përmbushja e standardeve të shoqërohet me mundësi konkrete zhvillimi për sektorin agroushqimor shqiptar.

Etiketat e lidhura

Andis Salla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 13 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.