Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu solli sot shembullin e Maria Qoses, mjeke e familjes, e cila i është bashkuar stafit të Qendrës Shëndetësore nr. 3 në Elbasan.
“Maria Qosja është mjekja e familjes e cila pasi përfundoi studimet në Tiranë, vendosi të rikthehet në qytetin e saj duke iu bashkuar stafit të Qendrës Shëndetësore nr. 3 në Elbasan”, u shpreh Koçiu.
“Doktoreshë Maria, bashkë me stafin mjekësor të QSH 3 në Elbasan, u shërbejnë çdo ditë me përkushtim një popullsie prej rreth 31 mijë banorësh”, nënvizoi Koçiu.
