Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja Koçiu: Me buxhetin 2024, rreth 30 miliardë lekë në mbështetje të qytetarëve e familjeve në nevojë

Aktualitet E enjte, 16 Nëntor 2023 18:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në qytetin e Durrësit u përurua sot qendra “Fuqizojmë Komunitetin”, e cila ofron programe të ndryshme si dhe shërbime të mbështetjes psiko-sociale, terapia e të folurit dhe fizioterapia. Në përurimin e kësaj qendre morën pjesë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ndihmësadministratorja e USAID-it ambasadorja Erin McKee, drejtoresha e USAID-it njëherësh zv/ambasadore në detyrë e SHBA-ve në Shqipëri, Mischere Kawas, kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako dhe përfaqësuesja e përhershme e PNUD/Shqipëri, Monica Merino Dominguez.

Ministrja Koçiu në fjalën e saj theksoi se “kjo qendër vjen sot pas hartimit të planeve sociale në të 61 bashkitë e vendit, çka solli dhe një identifikim më të mirë të shërbimeve sociale të nevojave për shërbime të integruara, si dhe të një planifikim më real për shërbimet komunitare”.

“Ky është një udhërrëfyes që ne po e ndjekim hap pas hapi për ta shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Nëpërmjet aplikimit të Fondit Social, një instrument i ri i cili mbështet financiarisht nivelin vendor, është mundësuar gjatë kësaj periudhe ngritja e modeleve të reja të shërbimeve në bashki zgjerimi i hartës së shërbimeve me 54 shërbime të reja, si dhe fuqizimi i shërbimeve ekzistuese të cilat ofrohen nga organizatat e shoqërisë civile, shoqëruar me rishikimin e duhur të standardeve të ofruara, në një linjë me standardet e BE-së”, – u shpreh ministrja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Koçiu theksoi se në buxhetin e vitit 2024 janë rreth 30 miliardë lekë që shkojnë direkt për programet që mbështesin qytetarët që janë me ndihmë ekonomike, personat me aftësi ndryshe, viktimat e dhunës në familje si dhe fëmijët e familjeve në nevojë. Në kuadër të reformës së deinstitucionalizimit, prioritet janë programet e fuqizimit ekonomik dhe social të familjeve dhe të fëmijëve dhe këto programe po pilotohen aktualisht në dy bashki të vendit, në Korçë dhe në Vlorë, ku kanë përfituar 112 familje, për të parandaluar vendosjen e fëmijëve në qendra rezidenciale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Forcimi i mekanizmave institucionalë si Mekanizmi i Koordinuar i Referimit të rasteve të dhunës (MKR) apo Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijës (NjMF) përmes qendrave si Qendra Fuqizojmë Komunitetin do të jenë një qasje e duhur që MSHMS do të sjellë në vëmendje të organeve të vetëqeverisjes vendore, për të parandaluar dhe menaxhuar rastet për të cilat këto mekanizma janë ngritur.

Ministrja Koçiu shtoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vijojë të mbështesë dhe do të vijojë të jetë bashkë me aktorët e shoqërisë civile, me partnerët për të ndihmuar në ndërtimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe të fortë për komunitetet tona. Sot në Shqipëri janë aktive 391 qendra të cilat ofrojnë shërbime të përkujdesit shoqëror dhe të cilat sigurojnë afro 1147 shërbime të përkujdesit shoqëror me një numër përafërsisht 36,642 përfitues që marrin shërbime të nevojshme pranë këtyre qendrave.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Gjatë aktivitetit, ministrja Koçiu dhe ambasadorja e SHBA-së në detyrë McKee, së bashku me fëmijët dhe pjesëmarrësit e tjerë, u njohën me programet e ndryshme që ofrohen në këtë qendër, si dhe shërbimet e mbështetjes psiko-sociale, terapia e të folurit dhe fizioterapia.

Zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, qeveritë vendore dhe partnerët e shoqërisë civile, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” në Durrës është një nga tre qendrat (Durrës, Lezhë dhe Kurbin) të krijuara si pjesë e këtij projekti, i cili synon të ofrojë shërbime sociale thelbësore për komunitetet vulnerabël në të tre zonat e projektit.

Etiketat e lidhura

Albana Koçiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.