Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja Koçiu në Qendrën e Autizmit në Elbasan: Rritje e pagave me 35% për profesionistët e shërbimeve sociale dhe rehabilituese

Aktualitet E martë, 2 Prill 2024 18:18
Ministrja Koçiu në Qendrën e Autizmit në Elbasan: Rritje e pagave me 35% për profesionistët e shërbimeve sociale dhe rehabilituese
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar sot një vizitë në Qendrën e Autizmit të qarkut Elbasan ku në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit u organizuan aktivitete ndërgjegjësuese për mbështetjen dhe trajtimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik. E shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, Prefektja e qarkut Elbasan, Majlinda Perriu, kryetarja e qarkut Elbasan, Ermira Urupi, ministrja Koçiu pa nga afër ambientet e terapisë dhe fizioterapisë që ofrohen në këtë qendër si dhe ekspozitën me piktura të realizuara nga vetë fëmijët.

Ministrja Koçiu theksoi angazhimin për zgjerimin e shërbimeve sociale dhe të specializuara për fëmijët me aftësi të veçanta, sikurse janë edhe fëmijët e prekur me çrregullime të spektrit autik. Nëpërmjet Fondit Social është mundësuar rritja këtë vit me 40% më shumë shërbime në Qendrën e Autizmit në Elbasan, ndërkohë që shërbimi i vlerësimit për fëmijët prej dy vitesh është përfshirë në këtë qendër dhe fëmijët nuk kanë nevojë që të vinë në Tiranë. Koçiu është shprehur se MSHMS ka në qendër të vëmendjes mbulimin me shërbime të specializuara për fëmijët me aftësi të veçanta nëpërmjet të 14 qendrave sociale në të gjithë Shqipërinë. Ministrja bëri të ditur lajmin se ky vit shënon rritjen e pagave me 35% për profesionistët e shërbimeve sociale dhe rehabilituese.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Janë 150 punonjës që punojnë në qendrat tona sociale të cilëve u kemi rritur pagën këtë vit me 35% dhe kjo besoj është edhe një shtysë akoma më e madhe për të punuar akoma më me profesionalizëm, më me përkushtim dhe më me dedikim për shërbime sociale sidomos të kësaj kategorie, fëmijëve me aftësi të veçanta të cilët e kanë të domosdoshme që të kenë staf të kualifikuar”, nënvizoi ajo. Koçiu u ndal edhe ne punën që po bëhet për përfshirjen e shërbimit të logopedisë në të gjitha qendrat shëndetësore për t’iu përgjigjur kërkesave të shumta të prindërve për këtë shërbim, për evidentimin dhe trajtimin e fëmijëve me çrregullime të komunikimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kjo është arsyeja se përse edhe në qendrat shëndetësore ne jemi duke futur shërbimin e logopedisë me qëllim që t’i japim mundësi që të gjithë fëmijëve që vijnë në qendrën shëndetësore për një vizitë te mjeku pediatër, te mjeku i familjes, të bëjnë një diagnostiko edhe sa i përket problematikave të të folurit nga profesionistët e vërtetë me qëllim pastaj të marrin edhe një plan individual të trajtimit në qendra më të specializuara siç kundër është edhe kjo këtu që është një shembull suksesi sepse ka 10 vite që është e qëndrueshme që ka vlerësim nga prindërit. Edhe vetë fakti që vijnë dhe e frekuentojnë çdo ditë tregon se është shërbim mëse i domosdoshëm, i vlerësuar dhe që do duhet të vijojë të mbështetet me fonde sociale, me politika sociale për të shtuar shërbimin edhe në qendra të tjera”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Me mbështetjen financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Qendrën e Autizmit të qarkut Elbasan prej 12 vitesh ofrohet një gamë e gjerë shërbimesh të specializuara në funksion të fëmijëve me çrregullim të spektrit autik si terapi zhvillimi me programin ABA, terapi logopedike, fizioterapi, terapi në grup, këshillime individuale me prindërit dhe vlerësime të rasteve të reja nga një grup multidisiplinar.

Qendrën e frekuentojnë 70 fëmijë të diagnostikuar me çrregullim të spektrit të autizmit dhe çrregullime të tjera gjuhësore nga i gjithë Qarku Elbasan. Nëpërmjet Fondit Social, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mbështetur bashkitë për ofrimin e 73 shërbimeve të reja ditore dhe rezidenciale me rreth 33.000 përfitues përfshirë edhe shërbimet për aftësinë e kufizuar dhe fëmijët e spektrit autik si dhe krijimin dhe funksionimin për herë të parë të shërbimit lëvizës të specializuar në banesë për kategoritë e veçanta.

Aktualisht në 9 qendrat e zhvillimit publik (rezidenciale dhe ditore) ofrohen shërbime për personat me aftësi të kufizuar ndër to dhe fëmijët me çrregullime të spektrit autik. Në nivel bashkie janë financuar dhe ofrohen 14 shërbime (lëvizëse dhe ditore), ku marrin shërbime 665 fëmijë me aftësi të kufizuar, nga këto 188 fëmijë me çrregullime të spektrit autik në bashkitë Librazhd, Lushnjë, Lezhë, Rrogozhinë, Elbasan, Mat, Vau i Dejës, Memaliaj, Dropull, Dibër, Has, Gjirokastër, Patos, Tiranë, të cilat ofrojnë shërbimin lëvizës të specializuar në banesë.

Etiketat e lidhura

Albana Koçiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.