Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja Koçiu: Standarde evropiane në shërbim të qytetarëve dhe rritje e të ardhurave për mjekët

Aktualitet E martë, 16 Korrik 2024 15:16
Ministrja Koçiu: Standarde evropiane në shërbim të qytetarëve dhe rritje e të ardhurave për mjekët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale organizoi sot në Tiranë Konferencën “Transformimi Spitalor-Autonomia Spitalore dhe sfidat e së ardhmes” ku drejtues të Spitaleve që kanë marrë Kartën e Autonomisë Menaxheriale, mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, diskutuan për proceset drejt autonomisë së plotë spitalore, hapat që duhen ndjekur për të përmbushur kërkesat e këtij procesi si dhe ndanë eksperiencën dhe praktikat më të mira që implementohen nga vende të ndryshme.

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se autonomia spitalore është distancim i politikës nga menaxhimi spitalor. Ky model menaxhimi, vuri në dukje ministrja, kërkon ngritjen e një kulture të re menaxhimi si parakusht për funksionimin e të gjithë sistemit, “kalimin nga koha e planifikimit të centralizuara nga të gjithë burokracitë, tek modeli i menaxhimit dinamik nga vetë ata që njohin më mirë punën e çdo spitali, pra mjekët dhe drejtuesit e tij, është një ndryshim i madh, pikë së pari konceptual”.

Ministrja u ndal te tre shtyllat kyçe të autonomisë spitalore, “autonomia administrative, përfshirë vendimmarrjen në përcaktimin e strukturave administrative, politikbërjet e brendshme apo menaxhimin e burimeve njerëzore; autonominë financiare, me mundësinë për të gjeneruar të ardhura jashtë sistemit për vetë spitalin si dhe vijimi drejt arritjes së autonomisë klinike, që përfshin pavarësi në protokollet mjekësore, në përzgjedhjet e trajtimit apo menaxhimin e pacientëve”. Ajo shtoi se autonomia spitalore krijon mundësinë për të ofruar shumë më shpejt edhe në shëndetësi, standardet europiane që qytetarët shqiptarë meritojnë. Ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe te modeli i praktikave të dyfishta e cila krijon mundësinë e ofrimit jashtë orarit zyrtar të punës të konsultave ambulatore për pacientët jashtë sistemit të referimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne sigurojmë që qytetarët të përfitojnë në kohë më të zgjatur shërbime cilësore brenda strukturave shëndetësore publike, ndërsa mjekët kanë mundësinë të zhvillohen profesionalisht dhe të përfitojnë brenda sistemit publik”, deklaroi Koçiu, duke shtuar se ky mekanizëm nxit zhvillimin profesional dhe shpërblimin për secilin që punon brenda sistemit publik. Sipas saj, kjo është një praktikë e konsoliduar jo vetëm në Europë, por edhe në disa prej vendeve të rajonit. Pas Spitalit Rajonal Memorial Fier, QSUNT-së dhe strukturave rajonale spitalore në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Vlorë, ministrja shtoi se “ambicia jonë është që aplikimi i autonomisë spitalore përgjatë tre viteve të ardhshëm, të zgjerohet në 17 qendra spitalore në gjithë Shqipërinë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencë, ministrja Koçiu u ndal edhe ndryshimet në Ligjin “Për Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, i cili rregullon veprimtarinë e profesionistëve të shëndetësisë dhe përcakton parime, standarde e kritere për aktivitetin e bluzave të bardha.

“Pjesë e ndryshimeve të propozuara është dhe përjashtimi i mundësisë për të trajtuar pacientët e marrë përsipër në sistemin publik privatisht. Gjithashtu, është propozuar të qartësohen edhe procedura e detyrueshme të kërkesës së aprovimit me shkrim për të punuar jashtë sistemit, si dhe pamundësimi i mbajtjes së posteve drejtuese në rast të punës paralele. E kemi studiuar me vëmendje praktikat e tjera ndërkombëtare dhe pothuajse në të gjithë vendet e tjera europiane ku aplikohet si model, mjekët kanë nevojë për të marrë një autorizim nga spitali për të punuar jashtë sistemit në privat”, deklaroi Koçiu.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Ministrja Koçiu tha se suksesi i autonomisë spitalore është i sigurt vetëm nëse respektohen katër virtytet e panegociueshme në menaxhim, kujdesi, integriteti, vetëkontrolli dhe transparenca. “Autonomia nuk është një shkop magjik që do ta ndryshonte sistemin nga sot nesër, por vetmenaxhimi është një ndërhyrje e thellë dhe moderne, një reformë që i ka të gjitha premisat për të hapur një epokë të re në shëndetësinë tonë”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Deri tani Kartën e Autonomisë Menaxheriale e kanë marrë Spitali Memorial Fier, QSUNT dhe 4 strukturat spitalore rajonale, në Durrës, Lezhë, Vlorë dhe Shkodër.

Autonomia spitalore, përmirëson cilësinë e ofrimit të shërbimeve për qytetarët, shpërblim bazuar në performancë dhe meritokraci për mjekët duke u mundësuar paga më të mira për mjekët, por edhe paga më të larta për ata që punojnë më shumë, ndërsa spitaleve u mundëson autonomi administrative, organizative dhe rregullatore duke decentralizuar vendimmarrjet e spitalit nëpërmjet vetëadministrimit të burimeve njerëzore dhe financiare.

Etiketat e lidhura

Albana Koçiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.