Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja Manastirliu: Transferim pa burokraci nga gjimnazi në shkollat profesionale

Aktualitet E mërkurë, 1 Nëntor 2023 16:19
Ministrja Manastirliu: Transferim pa burokraci nga gjimnazi në shkollat profesionale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nxënësit që sapo kanë nisur gjimnazin dhe që e shohin si zgjidhje arsimin profesional, mund të transferohen pa burokraci në shkollat profesionale brenda muajit dhjetor. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu, gjatë një aktiviteti të organizuar në shkollën “Sadi Nuri” në Ndroq, me prindër, nxënës, mësues, përfaqësues të biznesit dhe partnerët e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në vijim të fushatës së ndërgjegjësimit “Zgjidh Zanatin”, për orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional, si çelësi i suksesit për punësimin e sigurt.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e vuri theksin tek orientimi i drejtë i të rinjve, nga bashkëpunimi mes mësuesve, prindërve dhe vetë nxënësve, për t’i dhënë një hov të ri zgjedhjes së arsimit profesional dhe mundësisë për t’u aftësuar dhe për të zhvilluar aftësitë në zanatet më të kërkuara nga tregu i punës.

“Me fushatën ‘Zgjidh Zanatin’ jemi të angazhuar për të orientuar fokusin dhe për të nxitur të rinjtë drejt një zanati, drejt një profesioni të sigurt, ndaj, kemi vendosur që të lëmë një periudhë, e cila është deri në fund të dhjetorit të çdo viti shkollor, ku nxënës të cilët kanë filluar vitin e parë të gjimnazit, pra klasën e 10-të, të cilët shohin që e kanë të vështirë ose nuk e gjejnë shumë veten tek lëndët e gjimnazit, tek ato të përgjithshmet, duan të shohin më mirë një drejtim profesional, të mundet ta bëjnë atë, duke u regjistruar direkt në shkollat profesionale të rrethit ose dhe në shkolla profesionale, ku ata vlerësojnë që dega apo profesioni që do të marrin të nesërmen është edhe e një cilësie të lartë si shkollë, duke u orientuar drejt arsimit profesional nga mësuesit në shkollë”, – theksoi Manastirliu.

Ministrja Ogerta Manastirliu foli edhe për fuqizimin e bërthamës së këshillimit të karrierës në shkolla, me ekspertë të fushës, duke zgjeruar kurrikulën nga klasa e gjashtë, për të identifikuar në kohë prirjet e fëmijëve.

“Instrumentat që ne kemi krijuar për bërthamën e këshillimit të karrierës për këtë mekanizëm të ri, i cili tashmë është në zbatim e sipër, do të na ndihmojë ne që çdo vit, të kuptojmë ku janë prirjet e nxënësve tanë, cili ka prirje për shërbime, për marangoz, hidraulik, për t’u marrë me bujqësi. Bërthama e këshillimit të karrierës tashmë vjen si një kurrikul e plotë nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë”, theksoi Manastirliu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zv/përfaqësuesja e UNICEF në Shqipëri, Edina Kozma e ka konsideruar bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, frytdhënës për orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional. “Jemi shumë të kënaqur që disa nga rekomandimet e dialogut tonë të përbashkët janë pjesë e rekomandimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sporit, për shembull, të filluarit e zhvillimit të karrierës që herët. UNICEF do të jetë krah Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për zhvillimin e arsimit profesional”, – tha Kozma.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në shkollën “Sadi Nuri” në Ndroq, është mirëpritur nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit fushata e komunikimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për orientimin drejt arsimit profesional, fushatë e cila do të vijojë në të gjithë vendin. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, përfaqësues të biznesit, drejtues dhe përfaqësues të drejtorisë arsimore dhe të arsimit profesional, nxënës dhe mësues të shkollave profesionale dhe shkollave të arsimit të përgjithshëm.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Para 1 ore
Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Para 8 orësh

Etiketat e lidhura

Ogerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 8 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 9 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 9 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 14 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 11 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.