Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja Muzhaqi fyen të rinjtë dhe Ilir Metën: Mbetje e pafytyrë politike me ato palo mitingje

Aktualitet E enjte, 25 Gusht 2022 16:47
Ministrja Muzhaqi fyen të rinjtë dhe Ilir Metën: Mbetje e pafytyrë politike me ato palo mitingje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një sulm nga të gjitha frontet është organizuar ndaj Ilir Metës. Pasi ky i fundit tha sot përmes një videomesazhi se rinia në vend është fuqia më e madhe për ta shembur këtë diktaturë të kalbur dhe perverse, një replikë e ka bërë ministrja për Fëmijët dhe e Rinisë, Bora Muzhaqi, e cila e cilëson Metën si mbetje të pafytyrë të politikës. Kampin e të rinjëve të Partisë së Lirisë në Jalë, ministrja e quan palo miting.

“E turpshme t’i drejtohesh të rinjve në shpirt e në moshë me këtë gjuhë, e turpshme t’u përcjellësh atyre mbetjet e një mendësie komunisto-sovjetike. Fatmirësisht, Shqipëria dhe të rinjtë shqiptarë janë evropianë, në shpirt e mendësi, e shohin përtej politikanëve që e kanë humbur edhe atë pak vlerë që kishin kur fjalitë e tyre bënin sens”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 33 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 2 orësh

Por pse ky reagim kaq i ashpër dhe sulm politik nga një ministre e re? “U ndjeva e detyruar për këtë status, se më tmerrojnë dëshirat për t’i brumosur të rinjtë me vrer, e për t’u dhënë fëmijëve dhe të rinjve tanë një shembull dëshpërues dhe vajtues të një karikature politike të lënë jashtë rafti. Edukata mësohet po dhe çmësohet”,-shkruan më tej ministrja në facebook.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkrimi i plotë nga ministrja e Rinisë

Shqiponja me dy krerë

Një nga kokat ngre Shqipërinë lart në Evropë, në Botë, e lartëson emrin e kombit tonë, pavarësisht gjithë atyre që ndër vite kanë lexuar baltën e hedhur mbi ne. Tjetra kokë, shfryn vrer çdo ditë, mbi këdo që do apo nuk do të dëgjojë.

Kemi sportiste kampione si Luiza që shërbejnë si frymëzim për rininë dhe janë shembull i gjallë që tregojnë se Shqipëria mund të jetë vendi i ëndrrave të realizuara me punë e sakrificë. Por, kemi edhe mbetje të pafytyra të një politike të dalë boje që i kanë lëshuar ato pak pëllumba që iu kishin mbetur, e pretendojnë se flasin me rininë.

Luizës, Shqipëria i ka dhënë shumë pak, e ajo për Shqipërinë ka dhënë, e jep pafund. Ilirit, Shqipëria s’ka lënë gjë pa i dhënë nga floriri i zhdukur e i harruar, e deri te karriget më të rëndësishme të shtetit, po ende nuk është ngopur, e kërkon t’i zhvasë edhe rininë.

Rinia shqiptare është shumë përtej asaj fryme të shëmtuar që përpiqen të na e servirin si të mirëqenë në ato palo mitingje ku pjesa më e madhe e pjesëmarrësve i kanë kaluar të 30-tat bashkë me Ilirin, por mbase i paragjykoj më kot, në fund të fundit njeriu është aq i ri sa ndihet.

E turpshme t’i drejtohesh të rinjve në shpirt e në moshë me këtë gjuhë, e turpshme t’u përcjellësh atyre mbetjet e një mendësie komunisto-sovjetike. Por fatmirësisht, Shqipëria dhe të rinjtë shqiptarë janë evropianë, në shpirt e mendësi, e shohin përtej politikanëve që e kanë humbur edhe atë pak vlerë që kishin kur fjalitë e tyre bënin sens.

U ndjeva e detyruar për këtë status, se më tmerrojnë dëshirat për t’i brumosur të rinjtë me vrer, e për t’u dhënë fëmijëve dhe të rinjve tanë një shembull dëshpërues dhe vajtues të një karikature politike të lënë jashtë rafti. Edukata mësohet po dhe çmësohet!

Kur mësuesit janë personalitete publike, viktimat janë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që fatkeqësisht bien në kontakt me ta! Keqardhje për të rinjtë e sfondit të këtij çmësuesi kaq të dalluar për çmësimin e edukatës.

Etiketat e lidhura

bora muzhaqiilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 33 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 37 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.